Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Aseteve dhe Licencimit në Bashkinë e Tiranës, Jonida Halili, firmosi nën kamuflimin e ligjit “për shfrytëzimin e hapësirës publike” lejen për dhënien e rreth 43.000 m2 në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës.
Sheshimi i hapësirës, gërmimi duke hequr barin, shkurret dhe pemët, janë në fokus të punës që ka nisur prej disa ditësh në park, dhe kjo masakër mjedisore në mes të mushkërisë së vetme të mbetur në Tiranë, po bëhet, sepse më datë 31 maj, Noizy do të organizojë një koncert me DJ të huaj, ku do të marrin pjesë mijëra fansa të muzikës elektronike. E gjithë kjo masakër mjedisore po bëhet në kurriz të qytetarëve të Tiranës, vetëm për t’i bërë qokën Rigels Rajkut, të cilit mesa duket nuk i mjaftojnë sheshet e mëdha që ka kryeqyteti, por i pëlqen natyra, pavarësisht dëmit që do t’i shkaktohet, duke përsëritur historinë njëlloj me të famshmin Sunny Hill të Dukagjin Lipës, babait të Dua Lipës, i cili u prit si një hero kombëtar nga kryetari i atëhershëm i Bashkisë Erion Veliaj, i cili sot është burgosur me urdhër të SPAK.
Nëse bëhet një vëzhgim i thjeshtë në Google Earth, në përditësimin e datës 9 prill 2022, zona për të cilën po flasim ka qenë tërësisht e pyllëzuar, por në përditësimin e datës 21 tetor 2022, dy muaj pas koncertit të Dua Lipës, vihet re se zona e ka humbur ngjyrën e gjelbër. Në përditësimin e datës 7 tetor 2023, vihet re një ndryshim i vogël në kthimin e zonës në situatën fillestare, po ashtu dhe në muajin prill 2024, ndërsa sot, jemi në kushtet kur edhe ato pemë të mbjella pas koncertit të Dua Lipës me taksat e qytetarëve të Tiranës, janë shkulur për t’i lënë vend çakullit dhe zhavorrit, eskavatorëve, kamionëve, rrulave. Aktualisht zona e gjelbëruar në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës, është kthyer në shesh-punim për mjetet e rënda, e mbushur me materiale ndërtimi për të bërë gati terrenin për montimin e skelave, e gërryer anës saj, duke dëmtuar florën dhe faunën përreth.
“Dëmi është evident. Në një hapësirë kaq të madhe, llogaritet ekuivalente me 100 mijë banorë në Tiranë që privohen nga hapësira e gjelbër. Nuk duhet të ndodhte kjo gjë, të prishej kjo hapësirë. Ky park duhej të ruhej në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë nuk e shoh të mundshme të kthehet në gjendjen fillestare. Po të angazhohen prapë rruspaku e fadromat, të heqin gjithë këtë shtresë, toka mund të vitalizohet për 1 vit, por nëse mbetet kështu do shumë vite të tjera të kthehet siç ishte”, shprehet ambientalisti Lavdosh Feruni, për të cilin, përgatitja e këtij terreni, mund të ketë të tjera prapaskena.
“Unë shoh që ky shtrim që është bërë këtu është me qëllim afatgjatë, ndoshta për ta kthyer këtë territor në një territor të pjesës urbane dhe të përjashtohet nga pjesa e Parkut të Liqenit. Ndoshta dikush ka menduar diçka, ndonjë investitor strategjik të bëjë diçka këtu. Le ta bëjnë koncertin, ka sheshe plot Tirana për koncerte të tilla pa prishur parkun”, thotë ai.
Ndërhyrja me mjete të rënda në mes të Parkut të Liqenit, ka shqetësuar jo pak edhe qytetarët e Tiranës, shumë prej të cilëve e shfrytëzojnë këtë hapësirë për qetësi dhe ajër të pastër.
“Uaaaa e tmerrshme! S’më pëlqen. Nuk ka pse të ndërhyhet te natyra për të bërë këtë gjë. Shkatërrim domethënë. 100% e padrejtë. Kjo është lulishte, është park, gjelbërim. S’e kuptoj pse është nevoja për një koncert të prishësh komplet gjelbërimin. Si nuk u rregullua ky vend apapapa. Shumë keq është. Popullësi e madhe, gjithandej beton. Këtu u mbollën disa pemë, tani janë shkulur prapë. Unë s’jam dakord për asnjë pëllëmbë zhavorr këtu. Duhet të reflektojnë ata të tjerët që marrin këto vendime”.
Dhe meqë jemi te reflektimi dhe personat që marrin vendime, “Piranjat” kërkuan informacion pranë Bashkisë Tiranë, për statusin aktiv të Parkut të Liqenit, kufijtë e tij, ligjshmërinë e ndërhyrjeve dhe ndërtimeve në këtë park, mundësinë e ndotjes nga prania e mijëra personave që do të marrin pjesë në koncert dhe dëmin e mundshëm që mund të shkaktohet. Gjithashtu, me një shkresë të dytë, u interesuan për një studim të mundshëm me ekspertë dhe ambientalistë, dëmet apo rikuperimet, investimet, kontraktorët, përfitimet, por siç ndodh thuajse gjithmonë me Bashkinë e Tiranës dhe drejtoritë në varësi, nuk dhanë asnjë përgjigje.
Ndaj, për të mësuar më shumë se pse është dhënë një leje e tillë për qokë, me pasojë shkatërrimin e mjedisit dhe pa bërë asnjë konsultim me qytetarët apo ekspertët, “Piranjat” vendosën të pyesin vetë firmëtaren, por ajo heshti, ndërsa roja i zellshëm i Bashkisë bëri detyrën dhe znj. Halili u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Gazetari i “Piranjave”, Freard Rista, pati një komunikim të dytë me znj. Jonida Halili, por ajo sërish heshti, ndërsa kësaj here xhandarët nisën të praktikonin mundje greko-romake me gazetarin./Syri.net
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për q...
Zbulohet prokura kur e dënuara cakton avokat për të kundër...
Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një...
Një rast i paprecedentë, se si familja Xhaferri u bë prona...
Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të...
Xhumaje Hasa nga Kamza tregon për emisionin “Stop” në Tv K...
Matilda Rossier, një qytetare shqiptare e martuar në Zvicë...
Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdh...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdh...
Zgjedhjet po shkojnë drejt javëve të tyre të fundit dhe pr...
Dështimi i bursës ALPEX dhe marrëveshjet e dyshimta mes KE...
CNA ka investiguar dhe ka zbuluar se si po përdoren pa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...