
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet që do të fillonin mediat e Erion Veliajt dhe vetë propagandës së pushtetit apo servilët e kryebashkiakut që ndodhet në burgun e Durrësit ndaj SPAK-ut.
Një paralajmërim që ne e dhamë pasi lexuam një shkrim të një këshilltari të Tony Blair, një Latifi socialist, këtë radhë, siç i quan kryeministri Edi Rama, i cili kishte thënë se nuk ka akuzë ndaj Erion Veliajt dhe mbahet padrejtësisht në burg.
Në fakt edhe ne këtë pyetje shtruam: Si ka mundësi që qëndroi doktori në ballkon pa akuzë? Apo si Ilir Meta qëndron në burg? Apo si qëndrojnë të tjerë kryebashkiakë, të cilët nuk janë me akuza korrupsioni, por me shpërdorime detyre. Se Erioni ka një mal me akuza tashmë.
Menjëherë pas publikimit të atij materiali të porositur, nxjerrë nga Mero Baze, në mbrëmje erdhi editoriali i këtij të fundit. Fiks siç ne e paralajmëruam. Tani skemat janë mjaft të lexueshme, nuk kanë më asnjë të panjohur.
Në një editorial, zoti Çorape (nofkë që ia kanë vendosur miqtë, Ymer Çorapja) sqaronte se SPAK nuk ka sekuestruar ndonjë pronë të Erion Veliajt dje pasdite, se ai apartament nuk ishte i Veliajt dhe qartazi dukej se shkrimi ishte porosi e dalë nga burgu i Durrësit.
Në fakt të gjithë te “Kodra e Diellit”, përfshi dhe Mero Bazen, e dinë se ai apartament në katin e tretë të dupleksit ku jeton Erion Veliaj përdorej nga kryebashkiaku. Është nxjerrë jashtë Gaz Paja që të ishte rehat Erioni, është bërë më pas e gjithë godina me ashensor etj.
CNA e ka raportuar dhe me fotot dhe formalisht është bërë një kontratë qiraje më pas me persona të tjerë, për të gjetur justifikimin, por e gjitha ndodhi pasi plasi “bomba” se SPAK kishte filluar po hetonte dhe po investigonte.
Mero Baze në editorialin e tij, kuptohet thjesht dhe vetëm vazhdon mllefin dhe detyrat e dhëna nga burgu i Durrësit për të sulmuar SPAK-un dhe prokurorët, për t’u dhënë kurajë miqve të tij gjyqtarë në Gjykatën e Lartë, siç është Sokol Sadushi me shpresën dhe skenarët që Veliaj të nxirret nga kjo gjykatë. (LEXO KETU)
Mero gjithçka që heton SPAK për Veliajn e quan linçim, ato që bëjnë për të tjerët si Berisha e Meta janë punë të mira.
“Këmbëngulja për të vazhduar linçimin e Veliajt duke shtuar në dosjen e tij akuza të tilla dhe duke regjistruar vepra të reja penale imagjinare, meriton notën 10 për SPAK-un në propagandën për mashtrimin e opinionit publik, por e turpëron SPAK-un profesionalisht. Me këtë stil, SPAK mund të vazhdojë të shtojë çdo muaj nga një vepër në regjistrin penal për Veliajn dhe mund ta mbajë gjithë jetën brenda pa ngritur ndonjë akuzë. Por kjo nuk është drejtësi. Kështu ridënoheshin ‘armiqtë e popullit dhe partisë’ në Spaç duke ua çuar akuzën për ridënim në qeli. Por kemi rënë dakord që ajo ishte gjenocid dhe jo drejtësi”.
Këto fjali shkruan Mero Baze. Nuk i quan drejtësi, por gjenocid hetimet e zhvilluara nga SPAK-u. Pra në rast se prokurorët ecin me hetimet, shtojnë akuzat, gjejnë fakte dhe prova të reja, për Mero Bazen nuk është hetim i thelluar dhe drejtësi e vërtetë që më pas duhet të jepet në gjykatë, nuk janë fakte dhe prova që tregojnë korrupsionin.
Nuk janë fakte dhe prova që tregojnë se Erion Veliaj ka vënë pasuri marramendëse që mund ta ketë fshehur në emër të të tjerëve, në apartamente që i ka mbajtur vetë kompania. Por është gjenocid.
Në cilën pikë? Në pikën që prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë bërë detyrën, kanë marrë në pyetje njerëz për të vërtetuar një apartament tjetër që Erion Veliaj nuk e ka në emër të tij? Ku është gjenocidi?
Drejtësinë do ta japë gjykata, por për këta ka një hall se çfarë titujsh kanë bërë portalet, se çfarë njoftimi ka bërë SPAK-u, sepse po u bie propaganda e tyre. Mendojnë që këta shkruajnë, këta vendosin, këta janë mbi të gjithë. Në fakt këta janë disa bashkëpunëtorë hajdutësh që po pasurohen dita-ditës dukë u ulur poshtë tavolinës së Veliajt apo Ramës.
Mero Bazes po i bie strategjia që të godasë SPAK-un, duke nxjerrë personazhe të huaj, një këshilltar të Tony Blair, një Latif tjetër nga Amerika, do dalin ca ish-ë apo kryetarë bashkie, do shkruajë Mero, do shkruajë Carlo e të gjithë me radhë, do sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët nga e para, do t’u japin kurajë atyre të Gjykatës së Lartë me shpresën që të nxjerrin Erion Veliajn nga burgu, i cili ka një tufë me akuza për korrupsion, pastrim të produkteve të veprave penale, shpërdorim detyre etj.
SPAK-u duhet t’i çojë deri në fund hetimet ndaj Veliajt pa u stepur dhe sa më shpejt t’i japë akuzën kryebashkiakut të Tiranës se kështu do të bjerë rehat edhe Mero, do të bie rehat edhe ai që ndodhet në burg.
Do të nisë procesi gjyqësor atje ku do të çmontohet edhe banda mediatike (siç dhe u çmontua nga përgjimet) dhe shqiptarët do të mund të marrin me fakte, prova dhe dokumente të cilat janë të papublikuara që do të tregojnë kush është ai që ndodhet në burgun e Durrësit dhe maskarenjtë mediatikë dhe politikë që po vijnë vërdallë me shpresën që të ushtrojnë presion për ta nxjerrë nga burgu në Gjykatën e Lartë./ CNA
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Në vitin 2022 Gjykata e Korçës lëshoi urdhër-arresti për q...
Zbulohet prokura kur e dënuara cakton avokat për të kundër...
Në fshatin Damian të Tiranës ushtron aktivitetin e saj një...
Një rast i paprecedentë, se si familja Xhaferri u bë prona...
Në qendër të Tiranës, ngrihet një nga kullat më luksoze të...
Xhumaje Hasa nga Kamza tregon për emisionin “Stop” në Tv K...
Matilda Rossier, një qytetare shqiptare e martuar në Zvicë...
Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdh...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdh...
Zgjedhjet po shkojnë drejt javëve të tyre të fundit dhe pr...
Në vitin 2024, rreth 90% e rrymës nga importi erdhi përmes...
Dështimi i bursës ALPEX dhe marrëveshjet e dyshimta mes KE...
CNA ka investiguar dhe ka zbuluar se si po përdoren pa...
Një e re në Tiranë ka ndarë një denoncim se në një nga kli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...