
Gjykata e Posaçme ka sekestruar apartamentin në katine e tretë, një kat sipër apartamentit të Erion Veliajt, apartament në të cilin ka jetuar më parë aktori Gazmend Paja.
SPAK ka kryer hetime të thelluara dhe ka zbuluar se në pallat është vendosur dhe një ashensor, i cili ndalonte vetëm në apartamentin e Veliajt dhe në apartamentin një kat më lart, i cili u sekuestrua nga GJKKO.
SPAK dyshon se është bërë një kotratë formale në muajin shtator për t’ia dhënë me qera një personi këtë apartament, i ndodhur mbi banesën e Erion Veliajt.
Njoftimi i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal.
Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. Për këtë shkak, më datë 20.05.2025 emrat e këtyre shtetasve janë regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, duke i atribuuar veprën penale cituar më lart.
Në vijim, me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme të datës 20.05.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 342 Akti datë 22.05.2025 ka vendosur:
1. Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, mbi pasurinë e paluajtshme:
Pasuria nr. dhe shtesë me numër pasurie, regjistruar në ASHK në emër të subjektit tregtar “A. K.” shpk;
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri (njëra prej të cilave shtesë pasurie), të cilat janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.
Kujtojmë që rreth një muaj më parë, agjentët e BKH ushtruan kontrolle në apartamentin e sekuestruar ditën e sotme nga GJKKO./ CNA
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës për seku...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka zhvilluar këtë t...
Ambasada e SHBA-së ka bërë me dije se tashmë zyrtarisht ës...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Seanca gjyqësore për drejtorët e Veliajt është shoqëruar m...
Pas megaoperacionit të SPAK-ut dhe antimafias italiane jan...
GJKKO ka dhënë këtë të enjte vendimin për dënim me 4 vjet ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen e ...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është ndarë para kohe ng...
Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame, është ndarë nga jeta në ...
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim dy persona në lid...
Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me obje...
Bashkimi Europian do të mbajë sot në Bruksel Konferencën e...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Këshilli i Ministrave vendosi sot shpronësimin e pronarëve...
Gazetari Basir Çollaku në një dalje televizive ka folur pë...
“Perandoria” Troplini ka nisur aktivitetin e trafikimit të...
Seanca gjyqësore në GJKKO për dosjen e "Sterilizimit" u sh...
SPAK ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me megaoperacion...
Për të garantuar një qarkullim më të lehtë dhe që fëmijët ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...