
Inceneratori i Tiranës njihet si një nga aferat më të mëdha të kryera ndonjëherë në vendin tonë, që ka gllabëruar qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit dhe nga xhepat e shqiptarëve.
Të hënën CNA publikoi një dokument lidhur me aferën 60 milionë euro të dherave që është një nga skemat më të mëdha korruptive, e cila lindi pas firmosjes së kontratës monopoliste koncesionare për landfillimin e Tiranës, ku përfshihej edhe ndërtimi i një inceneratori, i cili sot e kësaj dite vijon të ngelet inekzistent.
Këtë të mërkurë po sjellim një tjetër dokument që po ashtu është në dosjen e prokurorit Dritan Prençi dhe që implikon direkt kryebashkiakun Erion Veliaj, në shpërdorim detyre.
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, tashmë pas hekurave, ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës. Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara. Gjithashtu, ai firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt.
Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh. Kjo kontratë është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara.

Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë. Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.

Por përpunimi i mbetjeve i kalon 29 euro për ton, pasi në dokumentin që CNA publikoi të hënën vërtetohej se drejtorët e Veliajt shtuan edhe çështjen e dherave dhe dërgimin e tyre në landfill, si dhe firmosën në mënyrë të kundërligjshme duke shtuar kështu të ardhurat me dhjetëra miliona euro çdo vit.
Jemi përballë faktit, që inceneratori inekzistent i Tiranës ka gllabëruar qindra miliona euro, me një skemë të qartë të ngritur nga një grup i strukturuar kriminal. Ndërsa prokurori Dritan Prençi ka vënën nën akuzë zyrtarë apo drejtorë të dorës së dytë dhe të tretë.
Afera e inceneratorëve nuk mbyllet me atë që ka ndodhur në 16 prill. Ka shkuar sërish në gjyq Lefter Koka, ka marrë dënimin e tij Taulant Tushe, si dhe disa zyrtarë të tjerë të rangut më të ulët.
Një nga krimet më të mëdha në aferën e inceneratorëve janë mediat, një ndër to është “Top Channel”, e cila dikur theksonte se “përzunë gjobaxhinjtë” dhe më pas i bëri drejtorë këta gjobaxhinj, të cilët rezultuan pjesë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve.
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Endrit Habilaj, nëpërmjet kompanisë së inceneratorit paguanin mediat. Nëpërmjet "Top Channel" sulmonin prokurorët e SPAK-ut. Dhe, sot krimi ende nuk është zbardhur.
Dokumentet e publikuara sot nga CNA vërtetojnë se akuzat për inceneratorin inekzistent të Tiranës nuk janë thjesht fjalë. Tek i pari kanë firmosur drejtorët “5D”, tek i dyti ka firmosur Veliaj dhe të gjithë bashkë me Mërtirin, Zoton dhe të tjerë kanë bashkëpunuar për të gllabëruar paratë e qytetarëve shqiptarë, ndërsa inceneratori ende mungon sot e kësaj dite./ CNA
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv K...
Dosja e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdh...
Zgjedhjet po shkojnë drejt javëve të tyre të fundit dhe pr...
Dështimi i bursës ALPEX dhe marrëveshjet e dyshimta mes KE...
CNA ka investiguar dhe ka zbuluar se si po përdoren pa...
Një e re në Tiranë ka ndarë një denoncim se në një nga kli...
Hajduti më i madh i të drejtave të autorit, “DigitAlb”, ka...
Që kur nisi historia e avionit personal të Kryeministrit, ...
Në fillim të javës emisioni “Stop” në Tv Klan transmetoi n...
CNA ka zbardhur vendimin e plotë të Apelit të Posaçëm dhe ...
Pas publikimit të përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës ...
Vendimi 114 faqesh i Gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së Enger...
Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë au...
CNA ka publikuar 13 faqe nga dosja e përgjimeve ndaj Velia...
CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë ...
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...