
Pas publikimit të përgjimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për 6 ditë rresht, CNA dje siguroi vendimin e gjyqtarit të Apelit të GJKKO.
Në këtë dosje dalin në pah detaje mbi provat dhe shakqet që çuan gjyqtarin Engert Pëllumbi që të linte në fuqi masën e “arrestit në burg” për Erion Veliajn nga veprimi si grup i strukturuar kriminal deri te helmimi i provave.
Veliaj pas arrestimit më 10 shkurt ndërmori një fushatë mediatike ku intimidonte dhe fyente prokurorët dhe gjyqtarët. Veliaj përdori miqtë e tij në politikë, ata të cilët ai i konsideronte ushtarë, Dhomën e Avokatisë, madje dhe mediat.
Dy nga mediat kryesore të përmendura në përgjime dhe në dosje janë Gazeta “Tema” dhe portali “Shqiptarja.com” të Mero Bazes dhe Carlo Bollinos.
Më poshtë do të sjellim detajet se sa herë përmendet Carlo Bollino, Report Tv dhe Shqiptarja.com te përgjimet dhe më pas te vendimi i gjyqtarit të Apelit Engert Pëllumbi.
Carlo Bollino përmendet në faqen 94

“Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato,për organizimin e fushatës mediatike,postimin në rrjete sociale,marrje kohë televizive dhe pastime të ndryshme në media Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”. Nga komunikimet vihet re se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim Erion Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, thuhet në dosje.
Në faqen 98 e cila përfshin përgjimet Carlo përmendet nga Erion Veliaj për intervistën.

“25.02.2025, Në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën,që çdo ditë të bëjë ndonië intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t'i thotë Karlos apo Mirës, që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh”, thuhet në pjesën e dosjes të përgjimeve.

Carlo Bollino pasqyrohet në dosje sërish në faqen 101, në pjesën e përgjimeve që CNA i ka sjellë dhe më parë por po i risjellim për të bërë një pasyqrim sa më të plotë të vendimit të arsyetuar të gjyqtarit Engert Pëllumbi.
06.03.2025. Në orën16:16, shtetasiErion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që dotëzhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s'ke as Albën as Karlon”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t'ia jape edhe Renato”, mësohet se është diskutuar mes Veliajt dhe Xoxës.
Mero Baze si një nga bashkëpunëtorërt më besnikë të Veliajt përmendet më shpesh edhe në përgjime edhe në konkluzionet e gjyqtarit Pëllumbi. Në faqen 94 përmendet se bashku me Carlo Bollinon.
“Nga komunikimet vihet re se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim Erion Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh”, thuhet në dosje.
Mero evidentohet nga gjyqtari Pëllumbi në përgjimet e Erion Veliajt ku ky i fundit përflitet si personi që duhet të shkojë te ministri i Drejtësisë Manja për t’i kërkuar që Veliaj të mos transferohej në IEVP-në në Tiranë.
“Përpjekjet e shtetasit nën hetim Erjon Veliaj te Ministri i Drejtësisë, në mënyrë që të mos transferohet në IEVP tjetër dhe të shmanget nga kontrollet që i bëhen në dhomat e paraburgimit. Për këtë gjë, shtetasi nën hetim bisedon me bashkëshorten dhe vëllanë e tij, që të angazhojnë të njohurit, miqtë, shokët, shtetasit Mero dhe Gent Sula, të cilët duhet të kërkojnë te Ministri i Drejtësisë këtë gjë”, thuhet në dosje.
Të tjera raste kur Mero Baze përmendet CNA i ka evidentuar dhe mund t’i lexoni këtu.

Mero Baze përveç rolit të tij si sekser përmendet edhe për editorialet e tij në Gazetën “Tema” si më poshtë ku gjyqtari Engert Pëllumbi zbardh procesverbalin e për informacionet e marra nga burimet e hapura.
“Vijon me postimin e datës 16.02.2025,ku personinënhetimpërdor disaherëshprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado si dhe në një rast ndaj gjyqtarit Erjon Bani. Në fund, ky procesverbal pasqyron një shkrim të gazetarit Mero Baze, të datës 28.02.2025, të botuar në Gazeta “Tema”, me titull “Standardet etike të Veliajt ndaj prokurorit dhe standardet ligjore të prokurorit ndaj Veliajt” thuhet në dosje në faqen 104.
Veliaj më 13 mars u la në burg nga gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi. Në këtë seancë iu komunikua dhe akuza e tretë për “futje të sendeve të paligjshme në qelitë e paraburgimit”./CNA
Vendimi 114 faqesh i Gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së Enger...
Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë au...
CNA ka publikuar 13 faqe nga dosja e përgjimeve ndaj Velia...
CNA do të vijojë të sjellë detaje nga përgjimet në qelinë ...
Që prej 3 Prillit, CNA po vijon të publikojë përgjimet e...
CNA prej disa ditësh po sjell pjesë nga dosja e përgjime...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
Në përgjimet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ng...
Përgjimet e Erion Veliajt në burgun e Durrësit kanë nxjerr...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA prej ditësh me radhë po publikon përgjimet e bëra në b...
Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...