Në përgjimet e sjella nga CNA të bëra në burgun e Durrësit, ku i pandehuri Erion Veliaj me ditë të tëra komunikon me bashkëshorten, vëllanë, jep urdhra, komanda, thërret në apel Carlo Bollino-n, Mero Bazen deri te kryeministri Rama.
Në një nga ditët, më 8 mars, ora 20:41, Erion Veliaj ka një shprehje mjaft të veçantë. I drejtohet Arbrit duke i thënë “Fol me Fatmirin, ushtrinë dhe gjithë të tjerët”. Mjafton kjo fjali për të kuptuar se si e konsideron veten Erion Veliaj.

Duket qartazi në të gjitha qindra faqet e përgjimeve, pasi ne deri tani kemi sjellë vetëm 13 prej tyre. Janë shumë fashikuj ku ne jemi rezervuar për shkak të gjuhës rrugaçërore apo sjelljeve të ndryshme që tregojnë nivelin e një zvarraniku dhe që veten e konsideron mbret. Një mbret që jeton në një univers tjetër, që Fatmirin e bën kapter, që ka ushtrinë e tij. Duket qartazi me fjalët: “Flisni me Fatmirin, ushtrinë dhe gjithë të tjerët”.
Fatmiri i bie të jetë kapteri, ushtarët janë lumë. Nuk është vetëm mënyra se si e trajton Fatmirin, që në këtë rast mund të jetë dhe Fatmir Xhafaj, se Fatmir tjetër deri tani rreth Erion Veliajt nuk kemi. Megjithëse ky Fatmiri ka një lidhje të vjetër me Erionin, pra Fatmir Xhafaj.
Ka lidhje me Ditjon Baboçin, dhëndrin e tij, i cili ka qenë drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, ka lidhje që shkojnë në bizneset e ndërtimit tek “Arlis”, të cilat janë denoncuar vazhdimisht, deri te prona për të cilat pretendohet se ka pasur falsifikime dhe janë bërë si favorizime të Fatmir Xhafajt ndaj të tjerëve. Kuptohet në bashkëpunim me Erionin, që tashmë e konsideron një kapter ushtrie. Kapterin e ushtrisë së tij të madhe.
Është ai Fatmir që dje ishte qarë në një status se po sulmohej politikisht. Në asnjë rast, për asnjë arsye Fatmir Xhafaj nuk është sulmuar politikisht. Fatmir Xhafaj është akuzuar se është përdorur si instrument për të sulmuar drejtësinë, për të sulmuar SPAK-un. Dhe ja ku del në përgjime si e trajton Erion Veliaj, Fatmir Xhafajn, “Fatmirin, ushtrinë dhe gjithë të tjerët”, kapterin e tij. Fatmir Xhafaj nuk është i rastësishëm dhe nuk është sulmuar politikisht.
Fatmir Xhafaj është akuzuar për atë komision që ka pasur si qëllim, goditjen e SPAK-ut dhe mbrojtjen e Erion Veliajt. Shefin e tij ka dashur të mbrojë Fatmir Xhafaj, asgjë më shumë, asgjë më pak. Fatmir Xhafaj nuk është akuzuar politikisht, por është akuzuar për tjetërsimin e një prone, në bashkëpunim me Erion Veliajn për një leje ndërtimi dhënë për “Arlis”. Fatmir Xhafaj nuk është akuzuar politikisht. Fatmir Xhafaj është akuzuar se ka qenë ministër i Brendshëm dhe vëllai i tij ka qenë një trafikant droge ndërkombëtar, që duhet të shkonte në burg dhe fshihej.
Fatmir Xhafaj nuk është akuzuar politikisht. Fatmir Xhafaj është akuzuar për zyrën e tij në katin e nëntë. Nuk ka thënë kush që ka pasur kontroll në zyrën e tij, por faktet do t’i shohim në vijim. Se si kapteri i ri i Erionit, ka një zyrë ngjitur tij, siç ka bashkëpunëtor Agim Ismailin, si lidhet me rrjedhjen e informacionit nga SPAK-u dhe kurthi dhe intrigat për publikimin e tyre. Fatmir Xhafaj nuk është akuzuar politikisht. Fatmir Xhafaj është akuzuar si avokat i dosjes “5D”, i drejtorëve të Bashkisë së Tiranës që e bënë deputet.
Kjo është e vërteta pse është akuzuar Fatmir Xhafaj dhe pse Erioni e trajton si kapter. Të gjitha që përmendëm më sipër e shumë të tjera janë një pikturë e qartë tashmë se cili është universi i Erion Veliajt. Se si e trajton bashkinë, si një tufë me ushtarë. Se si i trajton kolegët dhe bashkëpunëtorët, si një tufë me kapterë. Pasi Fatmir Xhafaj kishte pasur dhëndrin drejtor, Fatmiri ishte afër lejeve të ndërtimit, Fatmir Xhafaj po drejtonte komisionin e ri, gjoja të reformës në drejtësi, dhe këtë e kontrollonte Erioni dhe ky komision duhet që të godiste SPAK-un që të mos arrestohej Erioni.
Ky ishte një shtantazh dhe një presion i hapur, i cili u bë me urdhër të Erion Veliajt nga burgu i Durrësit për të kërcënuar, kanosur, shpifur, fyer, sharë, krijuar intriga, me urdhër të Erion Veliajt kundër prokurorëve, kundër gjyqtarëve, kundër gazetarëve dhe kundër kujtdo që në Shqipëri guxon dhe thotë të vërtetën. Atë të vërtetë që i ka çjerrë maskën Erion Veliajt, Fatmir Xhafajt që fatkeqësisht Erion Veliaj e trejton si një kapteruc./ CNA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në...
CNA prej 3 prillit po publikon dosjen e përgjimeve të bise...
CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe n...
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt ...
Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shku...
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
Që pas arrestimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fo...
Të tjera detaje dalin nga përdorimi i mediave pranë pushte...
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hod...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...