web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet/ Erion Veliaj pyet Ajolën për Olsi Efthimiun

6 Prill 2025, 19:00, Denoncim CNA

Përgjimet/ Erion Veliaj pyet Ajolën për Olsi Efthimiun

CNA, nga përgjimet në burgun e Durrësit, ka zbuluar edhe një tjetër personazh, i cili është mjaft i përmendur dhe në vendimin e gjykatës të zbardhur nga Erion Bani për hetimet e kryera nga prokurorët e SPAK-ut mbi pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe familjarëve të tij.

Emri që përmendet në përgjime është pikërisht Olsi Efthimi.

Në datën 22 shkurt të këtij viti, kryebashkiaku Erion Veliaj flet me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shoferi i Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do të dalim, kur do të shkojmë në Qerret, kur do të zbresësh lart, kur do të ikësh poshtë, por Ajola Xoxa i thotë se e ka pasur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.

Por pse Erion Veliaj është nervozuar nga përmendja e Olsi Efthimit?

Duket se Veliaj është shqetësuar nga përmendja e Olsi Efthimit në vendimin e gjykatës.

Përgjimet/ Erion Veliaj pyet Ajolën për Olsi Efthimiun

Olsi Efthimi është pikërisht personi, i cili është marrë me rregullimin e vilës së çiftit Veliaj në Qerret, vilë të cilën ai e mohon dhe ia faturon vjehrrit të tij të ndjerë.

Teksa Erioni përpiqej të gënjente për vilën në Qerret nga qeliza telefonike të zbardhura dhe në vendimin e gjykatës, të cilat CNA i ka raportuar më herët, tregohet se Ajola Xoxa në vitin 2020 ka qenë në Qerret. Kështu tregohet dhe nga komunikimet që shoferi i Ajolës ka shkëmbyer me Olsi Efthimin, personin që merrej me punimet në vilë.

Shtetasi Armand Manahasa shpjegon ndër të tjera se nga muaji shkurt i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2021 ka qenë i punësuar si shofer personal i shtetases Ajola Xoxa. Këtë shtetase e njeh nëpërmjet babait të saj, Arben Xoxa, i cili ka vdekur në muajin shkurt të vitit 2019. Shtetasi Armand Manahasa ka shpjeguar se e ka shoqëruar shtetasen Ajola Xoxa, përveç shtëpisë së saj tek 'Kodra e Diellit' dhe zyrat në 'Sky Tower', edhe në fshatin Qerret, tek një vilë brenda kompleksit “Marea”. Deklaruesi shprehet se ka filluar të shoqërojë shtetasen Ajola Xoxa dhe nënën e saj në Qerret, tek kompleksi në fjalë, në periudhën 2019-2020, Gjithashtu, në disa raste ka shoqëruar dhe pastruesen e saj që quhej Ela. Deklaruesi shprehet se shpesh ka transportuar në vilën brenda kompleksit edhe sende personale shtëpiake si edhe rroba të ndryshme.

I pyetur rreth një mesazhi të shkëmbyer me shtetasin Olsi Efthimi më datë 16.07.2020, ku i drejtohet duke e pyetur 'Do shkoni në Qerret sot?', të cilit Olsi Efthimi i përgjigjet 'Jo nuk do shkojmë se ka ditëlindjen', deklaruesi shprehet se komunikimi është bërë me këtë shtetas pasi ai shoqërohej herë pas here me Ajola Xoxën, dhe në dijeninë e tij shkonte (Olsi Efthimi) tek vila në Qerret, pasi merrej me arredimin e saj, me punë dhe aspekte të tjera. I pyetur nëse kishte qenë në ambientet e brendshme të banesës shtetases Ajola Xoxa, deklaruesi shprehet se nuk ka qenë asnjëherë. Deklaruesi ka shtuar se banesa ndodhej në katin e dytë të banimit, ndërsa në katin tjetër sipër-katit të banimit ku banonte Ajola, ajo po kryente punime të cilat ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi”, thuhet në dosjen hetimore.

 

Në përgjimet e bëra në burgun e Durrësit, shihet qartë se Veliaj reagon i indinjuar se pse Olsi Efthimi duhet të komunikonte me ish-shoferin e Ajolës./ CNA

 

 





Lajmet e fundit nga