
CNA prej ditësh ka publikuar përgjimet ndaj Erion Veliajt nga burgu i Durrësit.
Pak më parë publikuam 10 faqe të plota të përgjimeve, ku dalin se si mediat i kanë shërbyer Veliajt, se si kryebashkiaku ka kërcënuar, manipuluar apo ka kërkuar të ushtrohet presion ndaj prokurorëve dhe institucioneve të drejtësisë.
Tani po sjellim edhe faqe të tjera të plota nga përgjimet ku dalin në pah inskenimet nga skutat e burgut të Durrësit të dirigjuara nga Veliaj duke përdorur dhe si kamxhik pronarë mediash.
1-Erion Veliaj përdor Mero Bazen për inskenimin e 2 milionë eurove për të cila mediat e pushtetit shkruanin se ishte paguar prokurori për dosjen e tij.
2- Në orën 09:31, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të bisedojë me Meron dhe me KM e t'u marrë një këshillë, pasi Erioni kërkon të dijë që në postimin e fundit të hënën, të tregojë pa dhënë shumë detaje se sa është kërkuar për kokën e tij. I thotë se këtë gjë e ka me dëshmitarë, me Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin.
3- Veliaj kërkon të takohet Arbri me Meron se ka nevojë për këshillë Erioni për publikimin e lajmit.
4-Në orën 11:05, Erion Veliaj bisedon me Arbrin. Ky i fundit i thotë se ka biseduar me “shokun M” dhe i ka thënë se është lëvizje dëshpëruese dhe jo e mirë, pasi në fillim duhet bërë denoncimi, pastaj nga dëshmitarët, pastaj nga ti (Erioni). Erion Veliaj i thotë se duhet ta bisedojë me KM, jo me të tjerë, si dhe kërkon që t'i thotë që është gati t'ia provojë dhe të tregojë tre dëshmitarët që koka e tij vlen kaq.
5-Në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të bisedojë me KM dhe t'i thotë që Erioni ka këtë informacion. T'i thotë që për kokën e Erionit janë kërkuar dy milionë euro, o paguaj ose do të marrim pagesën që ka bërë dikush tjetër. I thotë që t'i shkuajë Edit, që për këtë gjë të dëgjojë Arbrin e vogël, ose Maznikun, ose Fugën, ose Meron. Erion Veliaj i thotë se nuk ka çfarë të bëjë me këtë informacion, pasi ai ishte takuar me Alban Dokushin, Isuf Berberin dhe Myslim Murrizin, dhe i kanë thënë që koka jote vlen dy milionë euro.
6-I kërkon Ajolës që të merret seriozisht me këtë gjë. Erioni gjatë bisedës me Ajolën është përsëritës, dhe sërish i thotë në këtë komunikim, që t'i shkruajë KM-së që ka një informacion të rëndësishëm për t'i dhënë, pasi Erionit i kanë kërkuar dy milionë euro, ose koka e tij do ikë për lesh.
7-Në orën 15:24, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ky i fundit i thotë se ai tha jo në mënyrë kategorike, por nuk i kishte dhënë asnjë arsyetim. Erioni i thotë se bënë mirë që e pyetën, pasi ai, e di sa shkon pazari aty.
8-Në orën 15:43, Arbri bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë që të hënën do të vijnë dy amerikanë (avokatët) dhe do të bëjnë një deklaratë për median, ku do të flasin për standardet, do të përcjellin mesazhin që “The world is watching”. Erion Veliaj i thotë që duhet të gjejnë një hotel, një konferencë shtypi për amerikanët, por Arbri i thotë “Not worry”. Në vijim të komunikimit, Arbri i tregon edhe ecurinë e konferencës së avokatëve që ishte planifikuar, ku i tregon se ka shkuar shumë mirë dhe tani do të fillojë të shpërndahet. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që “të merret pak me gjërat. Tuesday është important, është kshu Life or Death”.


1-Veliaj flet me Arbër Veliajn dhe ky i fundit e informon se redaktori thotë se çdo gjë është ok.
2-Ajola Xoxa e vë në dijeni si shkon konferenca me gazetarët dhe se nuk pati asnjë problem.
3-Në datën 08.03.2025 në orën 11:09, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me takimin me avokatët amerikanë, për të cilën Arbri i thotë se ditën e hënë do të organizojë një takim me avokatët amerikanë (nënkupton në IEVP Durrës). Erioni e pyet Arbrin se si ka mundësi është bërë publike kontrata me amerikanët, bashkë me shumën, për të cilën Arbri thotë se ka kaluar në shumë institucione dhe është transparente.
4-Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin dhe i thotë se është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e redaktorit. Arbri i shprehet se i kanë thënë që e kanë mbështetjen.
Në vijim, Erioni i kërkon të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund. Erioni i thotë: “Fol një cik me Fatmirin dhe me të tjerët, të gjithë ushtrinë”.
5- Në datën 09.03.2025 në orën 11:58, Erioni bisedon me Arbrin dhe ky i fundit i kërkon të mos përmendë emra në bisedë. Erioni i thotë në gjuhë angleze se ka vetëm një ditë, dhe nëse nuk fitojnë, do të jetë këtu (IEVP) për një kohë të gjatë. I kërkon që avokatët të përgatiten mirë, me argumente, me amerikanët. Konkretisht, Erioni shprehet: “We have only one day” “One day edhe if We don’t Win im gonna be here along time”.
6-Në orën 11:59, Erioni bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se po shikonte lajmet dhe ka parë që një nga Gjykata e Lartë ishte tërhequr, një nga gjyqtarët për rekursin e saj. Sipas bisedës, Erioni thotë se është tërhequr për shkak të konfliktit të interesave, por i kërkon të mos përmendë emra. Erioni i thotë se mos të harrojë, të martën ose është këtu për një kohë të gjatë, ose do të dalë, kshu që e dini vetë çfarë duhet të bëni.
7-Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë tek "Euronews" dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te "Report TV" apo te "Top"-i.
8-Në vijim të komunikimit, Ajola i tregon se ka gjyqin për Qerretin dhe sekuestrot dhe i tregon se pasi të mbarojë gjyqi, bashkë me Ermirin do të shkojnë ta takojnë.
Më pas, Ajola i thotë se në gjyqin e së martës atë nuk e lënë që të marrë pjesë. Në orën 20:41, Erioni bisedon me Arbrin, dhe sipas bisedës Arbri i tregon se në orën dy mbërrijnë amerikanët e do shkojnë direkt tek IEVP Durrës./ CNA

Përgjimet e publikuara nga CNA në lidhje me bisedat e krye...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA prej katër ditësh ka sjellë të zbardhura përgjimet n...
Partia Demokratike ka denoncuar se kompania Eco Riciklim d...
CNA prej datës 3 prill po publikon pjesë nga përgjimet e b...
CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj k...
CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e bu...
Redaktori është një tjetër personazh misterioz që shqaqet ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua më 10 shku...
CNA do të vijojë me publikimin e detajeve nga përgjime...
Sot CNA publikoi se si Erion Veliaj nga burgu i Durrësit s...
Skema "Veliaj" këshillohet nga Mero. Është dëshpëruese. Me...
CNA paralajmëron të tjera fakte si shkrimi “Si u akuzua Ol...
Që pas arrestimit të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka fo...
Të tjera detaje dalin nga përdorimi i mediave pranë pushte...
Në 24 shkurt të vitit 2025, kryebashkiaku Erion Veliaj hod...
Në orën 15:00 CNA do të sjellë të tjera përgjime se si kry...
Një tjetër inskenim nga qelia e burgut të Durrësit ku qënd...
Të tjera gënjeshtra të fabrikuara nga qelia e Erion Veliaj...
Audiopërgjimet e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut Erion Veli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...