web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në shërbim të Veliajt te urdhri për presion ndaj KLP

CNA ka vijuar dhe ditën e sotme publikimet nga dosja me përgjimet e bëra në bisedat e Erion Veliajt me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe vëllanë e tij, Arbër Veliaj. Në publikimet e bëra sot shihet se si Veliaj nga paraburgimi i Durrësit porosit fushatë mediatike që të shfaqen lajmet e tij, por edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në këto materiale të siguruara nga CNA, tregohet se si Veliaj ka kërkuar që të transmetohen intervistat e tij me pyetje dhe përgjigje të hartuara nga vetë ai në ekranet e televizioneve si “Top Channel”, “Report TV” apo “Euronews”. Gjithashtu në materialet e siguruara nga CNA tregohet se si Ajola Xoxa i shmanget një takimi në Konsullatën Amerikane dhe Veliaj i thotë të presë sa të vijë Aleksi, që mendohet se bëhet fjalë për Aleks Sorrosin. Një tjetër skandal që del nga përgjimet, është porosia që Veliaj i jep Maks Haxhisë që të reagojë profesioni i avokatëve, kundër ILD. Në një përgjim tjetër të siguruar nga CNA, një personazh me emrin Ardit, ndërhyn në bisedën e Veliajt me Xoxën dhe e këshillon që të përdorë një gjuhë pa sharje dhe ofendime. Personazhi me emrin Ardit, mendohet të jetë Ardit Gjebrea. Në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj udhëzon vëllanë e tij, Arbrin që të flasë me “miqtë e tij deputetë” dhe të sulmohet KLP. CNA do të vijojë dhe ditën e nesërme me publikimin e pjesëve të përgjimeve të bisedave të Veliajt me bashkëshorten dhe vëllanë. Më pas CNA do të publikojë të plotë dosjen me përgjimet e bëra ndaj kryebashkiakut të arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Përgjimet, “më kanë thënë miq nga PD-ja”/ Kush është VIP-i që ndërhyn mes bisedës së Ajolës dhe Veliajt

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA do të sjellë një tjetër përgjim nga qelia e burgut të Durrësit ku ndodhet i burgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë dosje voluminoze del se si mediat, gazetarët, janë vënë në shërbim të Veliajt për të sulmuar prokurorë dhe gjyqtarë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

Por përveç mediave, televizioneve, gazetarëve, edhe personazhe të njohura të ekranit janë vënë në shërbim të Veliajt.

Sot do të sjellim një tjetër komunikim, ku duket se në bisedën mes Ajolës dhe Veliajt ndërhyn shtetasi Ardit, që dyshohet të jetë Ardit Gjebrea.

Në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit).

 

?Në orën 21:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të caktuar biseda zhvillohet ndërmjet Arditit dhe Erionit. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ?mikeshës? i ka thënë që t'i tregojë ?lalit? që të mendojë sikur është në ?Big Brother??, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Madje Arditi i kërkon që të jetë i kujdesshëm dhe se do t?i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT.

?Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t'ia thotë edhe redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t'i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t'i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori?, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

 

Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, Gjebrea ishte një nga personazhet që reagoi në mbështetje të Veliajt.

Madje CNA publikoi dhe dokumentet se si Gjebrea ishte bekuar nga Veliaj me fonde./ CNA

 

1 VITE ME PARE

Si e vuri në lëvizje Erion Veliaj Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së

CNA ka zbuluar të tjera detaje nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit.

Këtë herë zbulohet se si Erion Veliaj ka vënë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

Sipas përgjimeve, rezulton se Veliaj i përcjell Maks Haxhisë detyrën që të reagojë profesioni i avokatëve.

Porosia i përcillet Maks Haxhisë nëpërmjet Ajola Xoxës në datë 18 shkurt 2025.

Sipas porosisë, rezulton se është mbledhur Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë. Dhe Këshilli si temë të mbledhjes ka diskutuar inaktivitetin e ILD-së.

Pasi dolën rezultatet e diskutimeve nga mbledhja e Këshillit, Avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia, doli në media dhe sulmoi ILD-në duke folur edhe për nevojën e ndryshimeve ligjore për këtë institucion.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

Pra, në 18 shkurt Veliaj ka dhënë porosinë për Maks Haxhinë, në 21.02.2025 Maks Haxhia mbledh Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë (ditë e premte) dhe në 24.02.2025 del Maks Haxhia me deklaratë ku sulmon ILD-në në emër të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë.

Më poshtë po sjellim përgjimin e datës 18 shkurt 2025. Erion Veliaj bën me dije se do të mblidhet të premten Dhoma e Avokatisë dhe do të ndërmarrin veprime në shkallë më të gjerë.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

“Më pas, Erion Veliaj i tregon se ka biseduar me Maksin dhe të premten do të mblidhen të gjithë te Dhoma e Avokatisë, e ndoshta do të ndërmarrin ca veprime si në shkallë më të gjerë, se kjo është kot, avokatët nuk ekzistojnë, për ca duhet ky profesion...”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA./ CNA

1 VITE ME PARE

Tri televizionet në shërbim të Veliajt për sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve



Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Erion Veliaj, ka angazhuar një sërë televizionesh për të ushtruar sulmin ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të GJKKO-së.

Ai ka bërë një fushatë mediatike nga burgu ku kërkon që të shfaqen lajmet e tij, por edhe sulmet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Përgjimet e bëra në burgun e Durrësit e vërtetojnë këtë. Në këto materiale të siguruara nga CNA, tregohet se si Veliaj ka kërkuar që të transmetohen intervistat e tij me pyetje dhe përgjigje të hartuara nga vetë ai në ekranet e televizioneve si “Top Channel”, “Report TV” apo “Euronews”.

“TOP CHANNEL”

Veliaj i harton vetë pyetjet dhe përgjigjet për në emisionin e Grida Dumës. Madje kërkon që të mos e përqeshin se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

PËRGJIMET

“Në orën 18:36, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbri i kërkon Erionit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që të mos vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të ‘pyetje-përgjigje’ Arbri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë. Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për tek emisioni që do të shfaqet sot, dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio. Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet se çfarë kishte ndodhur me ‘Top Channel’ që nuk ka dalë artikulli për të. Arbri i thotë se ka qenë neglizhencë. Erion Veliaj i shprehet se: “Po lihet njëherë porosia dhe nuk shkelet”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

“REPORT TV”

E njëjta skemë është përdorur edhe për intervistën në “Report TV”, të cilën madje e quante superintervistë dhe kërkonte që të shpërndahej kjo intervistë edhe te gazeta “Dita” edhe te “Tema”.

PËRGJIMET

Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbrin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë. Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe 77 po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistën). Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e "Ditës", sepse Geri Kokalari ka bërë një superintervistë te “Report TV”, e kërkon që t'i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do ta publikojnë dy-tri gazeta, edhe “Tema” ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin. Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do të thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te “Report TV” dhe i kërkon ta lidhë me “Temën” dhe “Ditën” (gazeta), që t'i japin vëmendje, pasi “Shqiptarja” do ta bëjë patjetër. Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te gazeta “Dita”, “Tema” dhe “Shqiptarja”, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, "daily tasks". Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbri i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te “Top”-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, "off camera" "on record", që gazetarët t'i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet "takim informativ me avokatët e familjes Veliaj". Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi, ‘three days to freedom’”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat". Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, së cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare" "Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është ‘vital’. Këto katër ditë janë vendimtare".

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

“EURONEWS”

E njëjta skemë është përdorur rrjedhimisht edhe tek “Euronews”.

PËRGJIMET

"Në orën 18:53, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i thotë se në orën 19:00 do të shfaqet në intervistë tek “Euronews”, dhe prandaj i telefonon shpesh në këto orare, pasi në IEVP mbyllin telefonat, i fikin dhe nuk i lënë të komunikojnë. Erioni i thotë se kështu ka ndodhur edhe kur ka dhënë intervistën te “Report TV” apo te “Top”-i"/ CNA

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

1 VITE ME PARE

Përgjimet, Veliaj urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë

Kryebashkiaku Erion Veliaj urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.

Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.

Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj që të flasë me ?miqtë e tij deputetë? që të merren me këtë gjë.

?Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t'u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.

Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ?miqtë deputetë që merren me këtë gjë??, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

Po ashtu theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t?i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.

?Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ?by the ëay?. I kërkon Arbrit që të flasë me ?miqtë deputetë?, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t'i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës?, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.

KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

?Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor?, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA

 

1 VITE ME PARE

Përgjimet, Xoxën e thërrasin amerikanët/ Veliaj: Mos shko, kur të vijë Aleksi…

Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.

Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja. Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.

Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.

Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.

Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane. Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.

Më lart e theksuam se Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën.

Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.

Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.

Më poshtë po sjellim përgjimet.

CNA do të vijojë sot me publikimin e përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

CNA po sjell një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.

?18.02.2025

Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër?, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

Në një tjetër përgjim të siguruar nga CNA, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t'u japë llogari palëve të një shteti tjetër.

Ndër të tjera Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s?ka nevojë të japë llogari.

CNA vijon të zbardhë përgjimet/ Nga televizionet në

?19.02.2025

Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s?ke nevojë që t'u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt?, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA./ CNA

 





Lajmet e fundit nga