web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën

Pasi është nën hetim nga SPAK-u, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj me skenarë të ndryshëm por përpiqet t’ë godasë kryeministrin Edi Rama. Veliaj “i zhytur” deri në fyt nga korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, nga afera me plehrat dhe me dherat në inceneratorin e Tiranës, dosja “5D”, shembjet tek 5 maji, shembja e Teatrit Kombëtar dhe kullat në kryeqytet, ka nisur të japë mesazhe të koduara. CNA ka raportuar skenarët e Veliajt në sulm ndaj Ramës. Mesazhi i Veliajt ndaj Ramës është se do ta hedhë “tuç” edhe pse është vetë kryebashkiaku ai që po “rrëzohet” nga problemet me drejtësinë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Veliaj fshihet pas protestës në autostradën Thumanë-Kashar

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Prej disa ditësh ka filluar një protestë në autostradën Thumanë-Kashar. Banorët kanë bërë edhe më parë protesta për shpronësimet, ndërsa tashmë ato janë ngritur për hyrje-daljet në autostradë.

Banorët po protestojnë dhe kanë të drejtat e tyre. Megjithatë, duhet theksuar se rruga është një kontratë koncesionare, përgjegjësitë e mirëcaktuara mbulohen nga të dyja palët.

Por përtej këtyre, CNA ka zbuluar nga burime konfidenciale se njerëz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, po nxisin protestën e Thumanës.

Kjo ka filluar muaj më parë dhe me një qëllim të vetëm, për të hequr vëmendjen dhe për të nxitur protesta të tjera përveç asaj që ndodh para Bashkisë së kryeqytetit.

Sondazhet e fundit e nxjerrin Erion Veliajn si personazhin më të urryer në Shqipëri dhe si politikanin më të korruptuar. Kryebashkiaku i Tiranës ka filluar të lëvizë, për të hequr vëmendjen nga këto fakte, me goditje, me veprime shumë të neveritshme dhe pas shpine.

Pas sulmeve ndaj Belind Këlliçit dhe improvizimit të akuzave, apo “vjedhjes” së medaljeve të arit të sportistëve, po investohet fort për nxitjen e protestave në Thumanë-Kashar, për të thënë që problemi është qeveria dhe jo Bashkia e Tiranës, ndërkohë që para institucionit që ai drejton po zhvillohen protesta prej 21 javësh.

Këtu, lëvizjet e Veliajt marrin edhe mbështetjen e Sali Berishës si zakonisht, i cili është në të drejtën e tij që të shfrytëzojë çdo përplasje brenda mazhorancës dhe intrigat që kryebashkiaku inskenon ndaj kryeministrit Edi Rama.

Të dhënat tregojnë se drejtorë të Veliajt shkojnë dhe paguajnë media për të propaganduar fort protestën në autostradën Thumanë-Kashar.

Për të konfirmuar këtë, mjafton të ndjekim mediat e dirigjuara nga kryebashkiaku Veliaj, ku lajmi i parë është një protestë, e cila është shumë herë më e vogël se ajo që ndodh para Bashkisë së Tiranës.

Këtë të fundit, mediat e Veliajt nuk e raportojnë fare, apo shpesh e censurojnë, ashtu siç censurojnë hajdutërinë me dosjen “5D” apo aferën e inceneratorëve, ndërkohë që protestës Thumanë-Kashar i kushtojnë vëmendje të madhe.

Kjo protestë në autostradë sponsorizohet që të diskutohet, të raportohet, të krijohen edhe incidente të paqëna dhe pas saj pas tyre qëndrojnë shpesh drejtorë të rëndësishëm të kryebashkiakut Veliaj, të cilët paguajnë mediat.

CNA ka mundur të sigurojë të dhëna mjaft konfidenciale, së shpejti do të publikojë edhe emrat e disa zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të cilët paguajnë portale anonime, por edhe mediat që i bëjnë hije kryebashkiakut në këto ditë të nxehta të tij dhe problematikat që ka në SPAK.

Kryebashkiaku Veliaj po përpiqet me çdo kusht që të tërheqë vëmendjen nga skandalet dhe aferat që i kanë “plasur” në bashkinë e tij, po përpiqet shumë që të krijojë zhurma të mëdha për të bërë pis këdo në Partinë Socialiste dhe në qeveri, deri në sulme ndaj kryeministrit Edi Rama.

Të gjitha këto përpjekje janë për të bërë të mundur që të shpëtojë nga afera dhe skandalet, që janë një presion i vazhdueshëm dhe i pandalshëm ndaj SPAK-ut, të cilit nëpërmjet protestave të opozitës i kërkohet arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës si hajdut./ CNA

1 VITE ME PARE

Tri lëvizjet e "monstrës" politike

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës

Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembur në llahtarin e 7 orëve pyetje në SPAK. Në panik, herë thotë se e kemi SPAK-un në kontroll, ne i kemi b*let e hekurta, herë thotë i kam kolegë, herë thotë i kam të hapura, herë thotë i kam të mbyllura, por vetëm i hapen hetime, hetim pas hetimi, inceneratorët, dosja ?5D?, hetim pasuror, shembjet te ?5 Maji?, shembja e teatrit e të tjerë.

Por, të gjitha këto kanë bërë që Erion Veliaj, për shkak se në sondazhe ka shkuar në fund, të tentojë të krijojë lëvizje monstruoze thjesht dhe vetëm për propagandën në interes të tij që, edhe pse ai mendon se mund të mbijetojë, tashmë politikisht është i vdekur.

Të ardhme në politikë duket se s?ka, megjithëse ai po përpiqet që të kalojë me sukses këtë dallgë, nga njëra anë me shpresën se do ta mbyllë pa burg nga SPAK-u dhe gjithçka do të kalohet deri në mbylljen e mandatit.

Por orët e ankthit dhe panikut të tij tregohen shpesh nga veprimet që bën.

Çfarë bëri Veliaj?

Shkoi në Paris në Lojërat Olimpike ku dy përfaqësues të Shqipërisë të ardhur nga ish-Republika Sovjetike morën medalje, duke u rrëmbyer të gjithë festën atyre sportistëve, Komitetit Olimpik Shqiptar apo dhe Federatës së Mundjes.

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Veliaj me sportistët

I rrëmbeu vetë, krijoi dhe një skenë mundjeje, një hedhje me tuç, si mesazh ndoshta për kryeministrin Rama, ndoshta për SPAK-un apo kundërshtarët e tij, por nga ana tjetër ajo që ndodhi është fakti se ai e kishte strategjinë e tij të qartë dhe të mirëmenduar me disa lëvizje. (LEXO KETU)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj hedh "tuç" mundësin

Shkoi në Paris, erdhi në Tiranë. Në Tiranë realizoi pritje, prapë sërish foli ai. Dhe ditën që kishte protestë para Bashkisë së Tiranës inskenoi gjoja një incident duke i nxjerrë  fituesit e medaljeve para bashkisë ditën e protestës, duke vendosur një poster të madh të medaljeve a thua se i kishte fituar Erion Veliaj ato. Në fakt ai po provokonte me skenarët e tij.

Një skenar i mirëpërgatitur për të shkuar në Paris, për të ardhur në Tiranë, për të bërë një ceremoni dhe për ta çuar vëmendjen te dita e protestës, për t?i thirrur pikërisht në atë ditë, në atë orë, mundësit që kishin marrë këto medalje. (LEXO KETU)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Medaljet në Bashkinë e Tiranës

 

Hapi i dyte fillon me një tjetër lëvizje, shfrytëzon disa foto të ish-rivalit të tij Belind Këlliçi, i cili proteston çdo javë me një grup demokratësh dhe me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, foto pushimesh në një gomone të thjeshtë, që nuk kushton më shumë se 20 euro për person, të një njeriu që gjithë jetën vetëm 2 vite ka qenë deputet në parlament, pjesën tjetër e ka jetën e tij private.

Ndërsa Erion Veliaj prej më shumë se 10 vitesh paguhet të paktën 250 milionë lekë deri tani nga taksat e shqiptarëve.

Si monstër politike shfrytëzon fotot e pushimeve të Këlliçit, i quan pushime luksoze dhe më pas e merr e nxjerr në rrjetet sociale dhe portalet e kontrolluara prej tij ku shpesh fshihet dhe me skenarët e gjobaxhinjve dhe ortakëve të tjerë mediatikë dhe ngre alibi të tjera pikërisht në funksion të protestës. (LEXO KETU)

Tre linjat e Veliajt

Pra, linja e parë është linja e Parisit, e Lojërave Olimpike, linja e dytë është linja e sulmeve ndaj Belind Këlliçit dhe linja e tretë, pra lëvizja e tretë, është ajo e propagandës mediatike duke thirrur në apel Carlo Bollino-n, Mero Bazen, të gjitha mediat e propagandës.

Njëri thotë sulm ndaj mundësve, tjetri thotë Këlliçi në jaht, ku në fakt është gomone, sulm ndaj mundësve s?ka pasur hiç, medalje të Erion Veliajt, s?ka pasur fare e kështu me radhë.

Gjithçka tregon pasiguri te Veliaj dhe asgjë më shumë se kaq.

Njeriu, i cili i ka mbushur mendjen tavolinave të Tiranës se i ka mbyllur çështjet me SPAK-un, e ka mbyllur dosjen me Dritan Prençin, e ka sqaruar me Altin Dumanin, e ka biseduar me Klod Brahon nëpërmjet miqve të Fatmir Xhafajt e kështu me radhë.

Kur të gjitha këto i ka zgjidhur, pse duhet të bëjë lëvizje të tilla provokative, propagandistike, të neveritshme ndoshta siç është dhe vetë?!

Sepse dikush që ka qetësinë, dikush që ka sigurinë nuk bën kurrë lëvizje të tilla, të shkojë në Paris, të marrë meritat e të tjerëve, të inskenojë incidente, të përdorë sulme të tilla ndaj kundërshtarit.

Hallet e Veliajt sa kanë filluar dhe ende nuk kanë mbaruar.

Ndaj dhe ai është shumë i shqetësuar, është në panik dhe bën të tilla lëvizje për të rritur sadopak pikë në publik, por në fakt sa më shumë vazhdon të bëjë veprime të tilla aq më shumë ?vetëvritet? edhe politikisht edhe publikisht.

Ndaj të tilla lëvizje thjesht dhe vetëm tregojnë agoninë që po kalon kryebashkiaku i Tiranës, i vetëquajturi zdroms./ CNA

1 VITE ME PARE

Veliaj “hedh tuç” Ramën

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Fotomontazh Erion Veliaj dhe Edi Rama

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pa të dielën duke inskenuar një “mundje” me presidentin e Federatës Shqiptare të Mundjes, Sahit Prizreni. (Lexo këtu)

Përtej propagandës politike me Lojërat Olimpike, ky veprim i Veliajt interpretohet edhe si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Mesazhi ndaj Ramës është se do ta hedhë “tuç” edhe pse është vetë kryebashkiaku ai që po “rrëzohet” nga problemet me drejtësinë.

Veliaj “i zhytur” deri në fyt nga korrupsioni në Bashkinë e Tiranës, nga afera me plehrat dhe me dherat në inceneratorin e Tiranës, dosja “5D”, shembjet tek 5 maji, shembja e Teatrit Kombëtar dhe kullat në kryeqytet, ka nisur të japë mesazhe të koduara. (Lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Edi Rama dhe Erion Veliaj. Burimi, LSA

Tashmë që është nën hetim nga SPAK-u dhe është marrë në pyetje, Veliaj kërkon t’i thojë Ramës se do ta hedhë “tuç” në rast se nuk e shpëton. (Lexo këtu)

Gjithashtu, mesazhi për Ramën është se ai nuk mund ta prekë apo ta dërgojë në burg, se do t’i marrë partinë dhe do të bëhet kryeministër.

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Edi Rama dhe Erion Veliaj. Burimi, LSA

Duket se Veliaj e ka shfrenuar imagjinatën së fundmi, duke pretenduar se do ia hedhë paq problemeve me drejtësinë dhe po jep mesazhe të koduara apo “kërcënime” për Ramën.

Megjithatë, është e qartë se përpjekjet e Veliajt janë të dështuara, ashtu siç tentoi të quajë kolegë prokurorët e SPAK-ut, të cilët në fund i treguan vendin dhe e lanë edhe 1 orë tek dera duke pritur./ CNA

1 VITE ME PARE

Si Erion Veliaj po godet Ramën, ministrat dhe deputetët e PS-së

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj dhe Edi Rama, fotomontazh

Erion Veliaj po përpiqet të bëjë pis këdo në Partinë Socialiste, thjesht dhe vetëm të ?vrasë? zhurmën, të luftojë publikisht për të pasur sa më pak zëra dhe sa më shumë qetësi që ai të ketë mundësi me shpresat dhe ëndrrat që sheh se mund të mbyllë dosjet e tij të skandaleve dhe aferave korruptive në SPAK, që nga inceneratorët, dosja "5D", hetimet për teatrin, hetimi pasuror, ndërtimi i kullave e kështu me radhë. (lexo këtu)

Në një shkrim të 27 prillit 2024, janë renditur 6 rastësi në atë kohë që po ndodhnin pikërisht në momentin kur kishte plasur skandali i dosjes "5D" dhe zyrtarët e Bashkisë së Tiranës arrestoheshin, hetimet vazhdonin, media shkruante fort çdo ditë që nga sulmi i parë që filloi me Olsi Ramën, që ishte qartazi një dirigjencë me disa bashkime interesash që nuk përjashtohej as Erion Veliaj dhe inceneratorët, deri te kamerat e fshehta me Arben Ahmetajn.(lexo këtu)

Erion Veliaj sulmoi Edi Ramën, më pas shpiku ngjarjen e ministres Delina Ibrahimaj, e cila kishte ndodhur shumë muaj më parë. Shpiki një histori tjetër me fëmijët e Tom Doshit, një ngjarje që kishte plasur shumë muaj më parë. (lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Delina Ibrahimaj

Kjo me një qëllim të vetëm, Erion Veliaj kërkonte mbështetjen e Edi Ramës dhe nga ana tjetër godiste për të ?vrarë? zhurmën e tij. Duke theksuar, një zhurmë më e madhe ?vret? një zhurmë më të vogël dhe luante me qëllimin ?unë të bëj pis kudo?, thjesht dhe vetëm për të tërhequr pas vetes në unitet Ramën, PS-në, që kryeministri dhe vetë PS ta mbrojnë politikisht. (lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën

Pas këtyre 6 rastësive që do t'i lexoni në këtë shkrim, ne po sjellim sot disa fakte të tjera që lidhen me personazhe mjaft të rëndësishëm në PS, të cilët sulmohen nga mediat e paguara nga inceneratorët, të cilët sulmohen nga mediat afër pushtetit, por me stilin kriminal të Erion Veliajt duke goditur dhe duke e bërë pis kë të mundet dhe si të mundet që të ketë sa më pak zhurmë dhe t?i relativizojë gjërat.(lexo këtu)

Pra, te teza e inceneratorëve janë të lidhur të gjithë, janë të përfshirë të gjithë, ?çfarë kam unë te ?5D??, ?çfarë kam unë?, disa drejtorë, ?te teatri unë nuk kam faj, te kullat nuk kam faj?, te vjedhja e parave, tek abuzimet, te pasuria, nuk ka faj. Pra, Erion Veliaj nuk ka faj për asgjë. (lexo këtu)

Le t?i shikojmë rastet një nga një. 

Sulmet ndaj ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku

Tashmë qartazi në qarqet e PS-së e dëgjon betejën midis Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt. Në fakt rezulton që të jetë e kundërt, një betejë e Erion Veliajt me Belinda Ballukun. Sulmet e tij poshtë brezit nëpër portale anonime, nëpër media, duke shpërthyer skandale, akuza apo deri në hapje shampanje kur arrestoheshin drejtorët e Ministrisë së Infrastrukturës. A thua nuk ishin nga e njëjta parti. 

Veliaj përdori deri te media kombëtare si ?News 24?, Irfan Hysenbelliun, duke i mbushur mendjen se ishte Balluku që e godiste dhe askush nuk përmendte emrin e Edi Ramës. (lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Belinda Balluku, foto LSA

Por nën rrogoz luante çdo fije Erion Veliaj që të sulmohej mediatikisht, jo vetëm nga anonimet apo portalet e mediat e inceneratorëve, por edhe nga media të tjera për t'u sulmuar ministrja e Infrastrukturës dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Faktet janë me dhjetëra. 

Një betejë dhe përplasje e ashpër me Ulsi Manjën

Sulme, akuza, kundërakuza me ministrin e Drejtësisë dhe veprime të dirigjuara, të gjitha nga Erion Veliaj dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Fatmir Xhafaj. Enveristi i fundit tashmë ka ngelur me gisht në gojë me një komision që nuk i duhet askujt. Një komision që e kërkoi Erion Veliaj dhe Edi Rama ia dha, por askush nuk e ka mbështetur. Një fillim i nisur me dështim.

Sulmet ndaj Ulsi Manjës ishin mjaft të ashpra dhe për më tepër Erion Veliaj i gjeti dhe zëvendësimin e tij, por nuk mundi të kryente misionin e tij deri në fund, pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe ndërhyrjes së Alfred Ballës nga kreu i KLP-së.(lexo këtu) 

Sulmet ndaj Ogerta Manastirliut

Sulme të pandalshme edhe nga mediat brenda Rilindjes që janë afër me Erion Veliajn apo dirigjohen prej tij. Janë bërë edhe ndaj ministres aktuale të Arsimit, ish-ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Të pandalshme sulmet. Gjithmonë Erion Veliaj e ka parë si rivale, pasi vite më parë ajo përflitej si një kandidate e mundshme për Bashkinë e Tiranës dhe sapo dikush mund të perceptohet politikisht se mund të shkojë diku ku është Erion Veliaj, ai menjëherë shpërthen, sulmon, akuzon duke bërë pis sa të mundet dhe kë të mundet.(lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Aksioni kundër Peleshit dhe Damian Gjiknurit

Në 48 orët e fundit dy personat e sulmuar janë Niko Peleshi dhe Damian Gjiknuri, të dy për çështjen e inceneratorëve. Njërit i nxirren fotot dhe tjetri sulmohet me qëllimin e vetëm, atë që përmendem më lart, të relativizohet çështja e inceneratorëve. Pra, tek inceneratorët janë të përfshirë Arben Ahmetaj, Niko Peleshi që në 2013 i ka takuar ata, më pas ka qenë Damian Gjiknuri, po bllokimet e pagesave dhe shkatërrimin e NJZP-ve e ka bërë Belinda Balluku e kështu me radhë. (lexo këtu)

Të gjitha këto tezat e Erion Veliajt për të relativizuar gjërat dhe për të bërë pis këdo me skemat e tij të ndyra mediatike, të neveritshme, që i përdor duke menduar se do të shpëtojë lëkurën nga aferat. (lexo këtu)

Nuk shpëton as Elisa Spiropali

Gjithashtu nuk ka shpëtuar nga sulmet e Veliajt edhe Elisa Spiropali. Edhe nga memet e Erion Veliajt, sepse më lart nuk përmendën edhe faqet e shumta në rrjetet sociale që ai përdor, që i ka blerë nëpërmjet drejtorëve të Bashkisë Tiranë, ndonjë prej tyre edhe në burg. Fakti është që edhe Elisa u sulmua jo direkt nëpër media, po dikur nëpër portale anonime, diku në faqe memesh, goditje nën brez, pa kursyer askënd.

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Elisa Spiropali

Pra, sollëm të paktën 5 raste, dhe sulmet ndaj kryeministrit, gjashtë, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se Erion Veliaj dirigjon një sulm mediatik duke përdorur influencat e tij dhe kontrollin që ka mbi mediat për të goditur kryeministrin dhe zv/kryeministrin, ministre, ministra, deputetë, me një qëllim, ndotjen e tyre për të thënë këtu jemi të gjithë bashkë, apo deri në kërcënimin politik të Edi Ramës për ta mbështetur sepse ndryshe ai mund t?i marrë me vetë të gjithë. (lexo këtu)

Si i kontrollon mediat, pagesat prej miliona eurosh që jep vëllai i tij janë një influencë e qartë. (lexo këtu)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Erion Veliaj dhe Arbër Veliaj, fotomontazh

Pagesat e dhëna miliona euro nga inceneratorët janë një tjetër fakt për mediat që kontrollohen nga Erion Veliaj, që dirigjohen prej tij për të sulmuar jo vetëm opozitën siç është rasti i PD-së, ku sulmohet Berisha, bashkëpunëtorët e tij e kështu me radhë, por për të sulmuar një pjesë të rëndësishme të PS-së, drejtues të saj, ministra, me shpresën se Erion Veliaj do të dalë nga llumi ku është zhytur deri në fund. Por orët e ankthit dhe paniku i tij duket se nuk po mbarojnë derisa SPAK-u të çojë pakon e dytë të urdhër-arresteve për aferën e inceneratorëve, por edhe vazhdimi i thellimeve për dosjen ?5D?. 

Gjithashtu hetimi i plotë i pasurisë së Erion Veliajt që derisa të përfundojmë dhe derisa të kemi një proces të qartë gjyqësor për kryebashkiakun e Tiranës, ai do të vazhdojë të godasë dhe të bëjë pis në PS këdo, deri te kryeministri, thjesht dhe vetëm me shpresën se duke i goditur të gjithë ai mund të shpëtojë./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

2 VITE ME PARE

Tre rastësitë e skandaleve që godasin Edi Ramën

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Fotomontazh

Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rëndësishmit të Bashkisë së Tiranës, shumicës së tyre, zinxhirit komandues të Erion Veliajt, ?çuditërisht? filluan të plasnin në dy javë apo në një muaj skandale të njëpasnjëshme brenda të majtës të padëgjuara më parë.

Erion Veliaj u përpoq të justifikonte drejtorët e tij, edhe pse u zhduk disa ditë, i plasi dhe tëmthi nga e keqja, tha se ishin një apo 2 zyrtarë të lagruar, përdori mediat e tij.

Në fakt dolën që ishin 9 drejtorë dhe më shumë se kaq dhe të tjerë në hetim. Një pas një filluan skandalet. (LEXO KETU)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Fotomontazh- Drejtoret e Veliajt

RASTËSIA 1- RIKTHIMI I DOSJES SË VJETËR PËR OLSI RAMËN

Pikërisht ditën e arrestimit të drejtorëve u risoll në treg një informacion i vjetër akuza e shumëpërdorur nga opozita nga Berisha dhe nga vetë Lulzim Basha në lidhje me Olsi Ramën në lidhje me arrestimet e bëra për trafikun e drogës në Xibrakë, arrestime të kryera gjatë kohës së socialistëve, ku ministër kish qenë Saimir Tahiri.

Ripërmendet udhëtimi në makinë i Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, me një trafikant droge, makina e trafikantit e të tjerë. E thënë dhe e stërthënë me miliona herë.(LEXO KETU)

ZBULOHET LOJA POLITIKE

CNA raportoi dhe riktheksoi se kjo është një lojë politike po shpërthehet në mënyrë të kontrolluar një skandal i konsumuar më parë, një çështje e shumë diskutuar, thjesht dhe vetëm që të hiqet vëmendja nga arrestimi i drejtorëve të Veliajt tek dosja ?5D? dhe hetimet e thelluara që po vijonin në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Ishte e ?rastësishme? thotë dikush. Gazment Bardhi u justifikua me faktin se e kishte njoftuar një javë para daljen e tij në konferencë shtypi për Olsi Ramën. Kur në fakt u zbuluan detaje se çështja e arrestimit të drejtorëve kishte shkuar në gjykatë 10 ditë para.

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Gazment Bardhi dhe Olsi Rama

Pra 3 ditë para se Gazment Bardhi të bënte njoftimin e tij për daljen për Olsi Ramën thjesht dhe vetëm priti ditën e arrestimeve.  Atij i ishte servirur një dosje e përdorur dhe keqpërdorur pikërisht në një moment që i duhej Erion Veliajt edhe kjo e ?rastësishme?.

RASTËSIA 2-ÇMENDURIA E ILIR METËS

Por, pas kësaj ndodh një tjetër ?çudi?. Edhe pse Erion Veliaj ka hall nuk shfaqet në media përpiqet të ndezë motorin e makinës së tij të lodhur të korruptuar të konsumuar të këputur politikisht, shfaqet një ?i çmendur? dhe rastësisht na çmendet Ilir Meta.

Çmenduria e tij shfaqet sa në paralele, zihet me gruan, shan gruan, i dehur, esëll kjo nuk ka rëndësi. Ilir Meta në çmendurinë e tij fillon dhe merr rrufetë mediatike thjesht dhe vetëm që të ikë vëmendja nga Erion Veliaj. Edhe kjo e ?rastësishme?.

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Ilir Meta në paralele

Në pak ditë shpërthen Olsi Rama si dosje me porosi dhe çmendet me porosi dhe Ilir Meta.

Krejt e ?rastësishme? për ata që duan të besojnë se këto janë teori konspirative por, në fakt janë me detaje të lidhura me njëra-tjetrën dhe shumë të vërteta.

Sepse Ilir Meta ka gati dy vjet që është kthyer në krye të LSI-së, që i ndryshoi dhe emrin e bëri Partia e Lirisë dhe tani bën një konventë.

Tani e kuptoi Ilir Meta që Mona e kishte rrethuar me njerëzit e saj? Tani e kuptoi Ilir Meta se kush ishte Endrit Braimllari apo ndonjë vajzë në KPD e PL që nuk i prish punë askujt përkundrazi janë rritur në atë oborr dhe kanë kontribute më shumë se sa Blushrat që mban nga pas Ilir Meta?

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Faktet flasin vetë. Ilir Meta u çmend kur u arrestuan drejtorët e Erion Veliajt dhe filloi një goditje frontale ndaj Bashkisë së Tiranë për fakte dhe akuza korruspioni, me një zinxhir njerëzish të korruptuar hajdutërish nga koka deri të këmbët të mbështetur nga Erion Veliaj , njerëzit në krah të tij që punonin, blinin vota, luftonin që Veliaj të bëhej kryetar bashkie dhe ky i mbajti në poste.

Pra një organizatë, një organizatë kriminale që kishte dhe një kokë sipër.

SKENARI 3- AGAÇI DHE MEDIAT ITALIANE 

Nuk kalojnë pak ditë. Pasi skemat e Metës kuptohen nga opinion që tashmë e përqesh. E quan një idiot të padobishëm që i shërben Erion Veliajt.

Plas në Rai 3 një skandal. Një skanal me gjëra të cilat të gjitha diheshin.(LEXO KETU)

Të gjitha faktet e thëna nga Rai 3 ishin të denoncuara nga mediat opozitare por dhe nga mediat afër pushtetit por që nuk i ishte dhënë pesha e duhur sepse është ndryshe kur flet Rai 3 dhe është ndryshe kur flasin mediat në Shqipëri.

Çështja e Ëngjëll Agaçit, ?Don Agaçio? është denoncuar nga Sali Berisha, nga opozita pa ndalim dhe jo vetëm që ka qenë avokati i trafikantëve, por është akuzuar kur ka plasur skandali i dosjes së trafikantit të drogës Ylli Ndroqi pronarit të Ora News, alias Xhemail Pasmaçiu.

Për më tepër vitet e shkuara është dyshuar se dosjen e Ylli Ndroqit dhe dokumente e Italisë i kishte nxjerrë Engjëll Agaçi.

Kush nuk e dinte që Engjëll Agaçi ishte një nga avokatët famoz të krimit në Itali?

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Engjëll Agaçi

Nga ana tjetër skema në lidhje me persona të dënuar jashtë Shqipërisë pra në Itali që marrin dënime dhe më pas vijnë në Shqipëri dhe dalin.

Kështu ka qenë në kohë të Berishës, kështu është dhe tani. Gjenden marrëveshje, dënohen diku jashtë ekstradohen në Shqipëri, nëpërmjet procedurave ligjore gjejnë hapësira kapin pika të caktuara dhe shkojnë para drejtësisë dhe përfitojnë ulje dënimesh.

Pra nuk ishte një rast i pathënë.

Fatmir Xhafaj, lidhja e tij me Mandojin, dalja e ndonjë biznesmeni të dënuar që lidhet me bashkinë e Tiranës, me inceneratorët sërish ngrenë dyshime që këto kanë qenë informacione të nxjerra me dirigjencën e njerëzve rreth e rrotull Erion Veliajt, pasi skandal pas skandali, një skandal më i madh e mund një skandal të madh dhe një skandal më i madh akoma e mund edhe një skandal edhe më të madh. Sa më e madhe zhurma, aq më i madh skandali, aq më lehtë harrohet dhe mbyllet ai i pari. (LEXO KETU)

Skenarët e Veliajt për të "vrarë" Ramën
Fatmir Xhafaj

Pra, këto janë tre rastësistë e së majtës në pak javë që godasin Edi Ramën apo më saktë i shërbjenë Erion Veliajt dhe kush godet kë tashmë skema është e qartë dhe e lexueshme për të gjithë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga