web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentakulat e Ajola Xoxës

CNA ka zbardhur nga dosja hetimore e SPAK detaje nga skemat e Ajola Xoxës se si përdorte punonjësit për të injektuar para. Po ashtu CNA ka treguar faktet dhe provat nga vendimi i gjykatës se si tentakulat e Ajola Xoxës kanë shkuar deri tek institucionet shtetëore, të cilat kanë bekuar me fonde kompanitë e bashkëshortes së Veliajt. Shumica e OJF të Ajola Xoxës gjithashtu kanë marrë fonde jo vetëm nga institucionet por dhe Bashkia e Tiranës përmes firmës së kryebashkiakut Erion Veliaj. Artikujt e mëposhtëm tregojnë deri ku kanë mbërritur tentakulat e Ajola Xoxës përmes OJF të saj.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Dokumentet/ Nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro tek Ajola Xoxa

Tentakulat e Ajola Xoxës

Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohen me fakte dhe prova të gjitha institucionet që kanë bekuar me fonde kompanitë e Ajola Xoxës. Një ndër këto institucione është edhe Ministria e Kulturës, e cila drejtohej nga Elva Margariti.

Në dosje rezulton që fondet publike në favor të OJF-ve kontrollohen faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, ato nuk janë shpërndarë vetëm nga Bashkia Tiranë, por edhe institucione të tjera publike si Ministira e Kulturës po ashtu dhe Ministria e Turizmit, e cila drejtohet nga Mirela Kumbaro që nga viti 2021.

Kjo vlen për të kuptuar akoma më mirë mekanizmin e kalimit të të hollave nga Institucionet Publike tek OJF-të, prej tyre tek sh.p.k.-të dhe individët, të gjithë të kontrolluar, por edhe të lidhur ngushtë me shtetasen Ajola Xoxa dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Lidhjet Ministria e Kulturës me OJF e Ajola Xoxës

Konkretisht, me vendimin date 23.12.2024 të prokurorit, "Për Këqyrje/marrjen e dokumenteve”, janë administruar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit akte të cilat lidhen me:

1) Projektin "International Contemporary Dance Festival Tirana 2022", ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

2) Projektin "International Contemporary Dance Festival Tirana 2023", ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.

3) Kontrata të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shoqërisë "Rametal" sh.p.k., ku përfshihen transaksione, pagesa e fatura.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Nga këqyrja e dokumentacionit të administruar në fashikullin penal, ka rezultuar se me anë të procesverbalit nr. 6446/5 datë 11.02.2022, Drejtoria e Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, ka dokumentuar shqyrtimin e projekteve të paraqitura.

Ndër to, në subjektin me numër 44 në renditje, konstatohet Subjekti "HARABEL - QENDRA E ARTIT BASHKËKOHOR", për projektin "Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri", në shumën 1,000,000 lekë.

Në vijim, më datë 14.06.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr. 3260 Prot, datë 14.06.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, sipas Urdhrit të Ministrit të Kulturës nr. 93 prot., datë 21.02.2022, dhe Driant ZENELI, në cilësinë e përfaqësuesit të Qendres "HARABEL".

Në këtë kontratë përcaktohet vlera e financimit në shumën 1.000.000 lekë, në të cilën është përfshirë TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Të dhënat e llogarisë bankare të individit përfitues tregojnë që bëhet fjalë për “HARABEL”.

“Nga këqyrja ka rezultuar se për këtë rast është nënshkruar Urdhër-Shpenzimi Nr. 468 datë 17.06.2022 i Ministrisë së Kulturës me të dhëna: Kreditor Përfitues: Qendra Harabel. Objekti i shpenzimit: Projekti: Digjitalizimi i artit bashkëkohor në Shqipëri, 60% sipas kontratës. Shuma në lekë: 600.000. Bashkëlidhur Fatura elektronike nr.6/2022 date 15.06.2022, Me Shitës: Qendra Harabel dhe Blerës: Ministria e Kulturës. Vlera: 600.000,00 lekë. 76. Me datë 15.09.2022 Balkan Youth Link Albania (BYL-A) në bashkëpunim me D18 Paris i drejtohet Ministrisë së Kulturës për zhvillimin e festivalit të kërcimitKRE "International Contemporary Dance Festival in Tirana".

Me datë 31.10.2022, është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr.5801/6 Prot, datë 31.10.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, dhe "Balkan Youth Link Albania" me Ina Goxhaj, përfaqësuese e Qendrës Drejtore Ekzekutive, në cilësinë e drejtuesit të projektit”, thuhet në dosjen hetimore.

Në këtë kontratë shpjegohet vlera e financimit në shumën 3.100.000 lekë, ku përfshihet TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar. Pagesa do realizohet në 2 faza.

KOMUNIKIMET DHE DETAJET

Në faqen 1035 të komunikimeve rezulton se Adela njofton Ketrinën që leket e Ministrisë së Kulturës kanë kaluar te BYL-A dhe i thotë që të mbyllin pagesat të nesërmen.

Dorëzimi i lekëve tek shtetasja Ajola Xoxa nga OJF në fjalë provohen nga komunikimet e ndodhura në faqen 1050.

Shtetasja Adela Kondakçiu thotë: “Keti po për ato puantet nuk të ktheu me përgjigje ajo Alisa. Se une do t'ia dorëzoj cfare më ka mbetur Ajolës nesër”. Në fakt, përgjigjja e Alisës nuk pritet gjatë për pagesën e puanteve.

Në faqen 1063-1064, ndërsa Ketrina i thotë që po interesohet për puantet, Adela i përgjigjet se është vonë dhe shton: “Unë ja dorëzova Ajolës (lekët).” Në faqen 1065 Ketrina e pyet nëse mund t’ia merrte Xhoit (Skënderasi), por Adela i thotë se ajo nuk ka. Adela shton se duhet të flasë me Ajolën nëse është.

Nga këto komunikime rezulton e provuar se si fondet publike, të akorduara në këtë rast nga Ministria e Kulturës, fillimisht kalojnë në dy Organizata Jofitimprurëse nën kontrollin faktik të shtetases Ajola Xoxa.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Më pas, nga këto organizata fondet kalojnë te shtetasja Ajola Xoxa, "Arts Lab" sh.p.k. në pronësi ligjore të dajës së shtetases Ajola Xoxa (Erald Simixhiu), por në pronësi faktike të kësaj të fundit, tek shtetasi Valmir Xoxa, kushëri i afërt i shtetases Ajola Xoxa, dhe shtetasi Ergys Krisiko, njohje e afërt me shtetasen Ajola Xoxa.

Ministria e Turizmit

Kontrolli i plotë i shtetases Ajola Xoxa në çdo drejtim që lidhet me funksionimin e OJF-ve në fjalë, duke nisur që nga momenti i aplikimit për projekte në institucionet shtetërore, rezulton edhe nga komunikimet e faqe 1076.

Ketrina Braho i thotë Adelës: Më erdhi njoftimi nga Ajola të aplikojmë te Ministria e Turizmit. Adela i përgjigjet O zot i madh, duke shtuar se edhe Linda (Kazani) po aplikon. Po këtë herë, Adela i thotë Ketrinës se do merren vetë, pasi ato janë të tmerrshme.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Sipas të dhënave në vendimin e gjykatës rezulton që kompania "Harabel" e Ajola Xoxës është financuar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit, dhe kontrollohet tërësisht nga Ajola Xoxa, bën pagesa në favor të "Ava Studio" shpk, në pronësi ligjore të nënës së saj.

Tentakulat e Ajola Xoxës

KOMUNIKIMET DHE DETAJET PER MINISTRINE E TURIZMIT

Në faqen 1769 të komunikimeve, Adela Kondakçiu njofton Ketrina Brahon se lekët kaluan, si nga Bashkia Tiranë ashtu edhe nga Ministria e Turizmit.

Në faqen 997 Ketrina njoftohen nga Adela se lekët e Ministrisë së Turizmit kishin kaluar, duke shtuar se: të paktën 1 u mbyll. Gjithashtu, i kërkon të bëjë të nesërmen ndryshimet te KRK të letrave me kokë që kishin bërë gabim, në mënyrë që dosja të çohej të premten.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Në faqen 1211 nis një komunikim që lidhet me projektin që po bëjnë me Ministrinë e Turizmit.

Adela pyet se kur mbaron projekti, por Ketrina i thotë që as ka nisur akoma. Në lidhje me këtë projekt, Ketrina shprehet se duhet të përcaktojnë me Ajolën kush do të jenë personat dhe kompanitë të cilat do të marrin pagesat që në atë moment.

Në këtë faqe përmbahet edhe një screenshot i një mesazhi të shkëmbyer mes Ketrina Brahos dhe një personi të regjistruar në telefon si 'Enkeleda Ministria e Turizmit'.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Ketrina i bën një pyetje në lidhje me raportimet nga pagesat e personave që janë në buxhet. Ketrina vijon duke i thënë nëse mund të jenë personat të stafit dhe i deklarojnë si pjesë rroge.

Personi i cili duket se punon në Ministrinë e Turizmit i përgjigjet: do pyes dhe do të them. Më pas, i njëjti person i thotë: Po, mund të jenë por duhet të sillni një bordero të firmosur dhe vulosur.

Në lidhje me zërat, Adela i thotë Ketrinës se do jenë për kurator dhe menaxher produksioni. Pra, është e qartë se dhe vendosja e zërave por edhe personat që supozohet do kryejnë shërbimet, të cilët vendosen nga pjesa e stafit të "Harabel", janë fiktive.

Si "lidhet" Mirela Kumbaro me drejtorin ekzekutiv të Harabel të Ajola Xoxës, Driant Zenelin

Në vitin 2018, në kohën që Mirela Kumbaro drejtonte ministrinë e Kulturës, shprehte bindjen për përfaqësimin e Shqipërisë në Bienalen e Artit 2019 me projektin e Driant Zenelit, që ishte drejtues i një prej komapnive të Ajola Xoxës.

“E bindur për përfaqsimin dinjitoz të Shqipërisë në Bienalen e Artit 2019, me projektin e Driant Zenelit

Si komisioner i pavijonit shqiptar, ia besuam projektin e artit, që do të përfaqsojë Shqipërinë në ngjarjen më të madhe botërore të Artit, artistit Driant ZENELI, me projektin me titull

“Maybethe cosmos is not so extraordinary” – “Ndoshta kozmosi nuk është aq i jashtëzakonshëm”.

Titulli merr shkas nga romani fantastiko-shkencor i autorit shqiptar Arion Hysenbegas, “Drejt Epsilonit të Eridanit”, i botuar në vitin 1983 (ribotuar i plotë në vitin 2018).

Drianti, i cili drejtoi me shumë sukses vitin e kaluar në Tiranë Bienalen e Mesdheut të Krijuesve të Rinj, ndërton skuadër me kuratoren Alicia KNOCK, kuratore në Qendrën e Artit Bashkekohor në Paris “Georges Pompidou”, në Departamentin e Artit Bashkëkohor, në Paris, të krijuar dhe drejtuar nga Christine MACEL.

Pas pesë edicioneve shumë të suksesshme,

në vijim të pavijoneve të realizuara nga artistë si Edi Hila e Adrian Paci, Armando Lulaj, Leonard Qylafi, por edhe nga arkitekte si Simon Battisti, apo skuadra energjike e arkitekteve te paviojnit #TiranaZeroSpace qe vijon te jete i hapur,

Shqipëria është e angazhuar të ndajë me publikun e kritikën ndërkombëtare pjesën e vet më të mirë: Artin dhe Kulturën.

Suksese me gjithë zemër Driantit në këtë sfidë të re të përbashkët në La Biennale di Venezia”, shkruante Mirela Kumbaro.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Pra duket qartë lidhja e ministres Kumbaro me njerëzit që punonin në kompanitë e Ajola Xoxës, në këtë rast Driant Zeneli, i cili rezulton të jetë drejtori i Harabel./CNA

1 VITE ME PARE

“Isha me leje lindje, firmosa poshtë shtëpisë”/ Mesazhet, Bashkia e Fierit fonde Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës
Ajola Xoxa

CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Në vendimin e zbardhur nga gjykata del se edhe Bashkia e Fierit ka dhënë fonde për Ajola Xoxën për konsulencë ligjore. 

Ines Dani, e regjistruar si person fizik që duhet të ushtronte aktivitetin e saj në mënyrë të pavarur, por sipas komunikimeve rezulton totalisht e varur financiarisht nga shtetasja Ajola Xoxa është “përdorur” edhe në firmosjen e një kontrate mes Bashkisë së Fierit dhe kompanisë së Ajola Xoxës.

Bashkia e Fierit ka nënshkruar një kontratë me Ines Danin, por sipas kësaj të fundit në komunikimet e pasqyruara në vendimin e gjykatës rezulton se nuk ia ka haberin se çfarë kontrate është, por shprehet se ka dalë poshtë shtëpisë, ndërkohë që ishte me leje lindje dhe ka hedhur vetëm firmën. Aty shprehet qartë se nuk di asnjë detaj.

Shërbimi i shtetases Ines Dani ndaj Bashkisë Fier konsistonte në konsulencë ligjore për një ekspertizë të jashtme në propozim legjislacioni. Pra Ines Dani merr përsipër të ofrojë ekspertizë ligjore për ndryshime apo draftime ligjesh. Pagesa e rënë dakord mes palëve është 24.650 euro. Kjo kontratë është në 19.12.2019.

Komunikimet e tregojnë qartë se Ines Dani nuk ka asnjë dijeni për kontratën sigurisht që nuk është ajo përfituesja e këtyre parave, por përfituesja fundore e këtyre shumave është vetë Ajola Xoxa dhe kjo provohet në komunikimet në vijim. 

KOMUNIKIME DHE DETAJE 

Në këtë pikë, shtetësja Adela Kondakçiu thërret në skenë atë që duket se është iniciatorja dhe personi që ka siguruar në të vërtetë kontratën me Bashkinë Fier.

Adela Kondakçiu thotë: TË SQAROHEM EDHE NJË HERË ME AJOLEN?

Ines Dani natyrshëm i përgjigjet: PO. UNE NUK KAM CA TË BEJ.

Pra, personi fizik që duhet të përfitojë të hollat e konsiderueshme nga Bashkia Fier, nuk shfaq interes në lidhje me këtë, duke thënë qartë që ajo veç firmën ka vënë dhe se duhet folur me Ajolën pasi ajo nuk ka ca të bëjë.

Edhe kur Adela Kondakçiu e pyet në lidhje me vlerën finale, nëse ajo është 24.650 euro (faqja 171), Ines Dani i përgjigjet: PO, BESOJ.

Adela, në të njëjtën faqe vijon duke e pyetur. Ti nuk ke firmosur kontratë?

Ndërsa Ines Dani i përgjigjet: Unë di që e kam firmosur para ca muajsh, ose më saktë 1 vit fare. ISHA ME LEJE LINDJE KUR FIRMOSA SHPEJT E SHPEJT POSHË SHPISË.

Kur Adela e pyet nëse kanë kopje, Ines Dani i përgjigjet në faqen 173: JO, UNE JO.

Nga i gjithë komunikimi por edhe ai që do pasojë provohet qartë se fondet publike të cilat do të jepen (siç rezultojnë më pas të jenë dhënë) nga Bashkia Fier, në formë shërbimi për konsulencë ligjore, janë siguruar nëpërmjet ndikimit të ushtruar nga shtetësja Ajola Xoxa tek autoritetet e bashkisë Fier, dhe kjo e fundit është përfituese fundore e tyre, siç do të provohet në vijim.

Duke iu rikthyer lëvizjeve në llogarinë e personit fizik Ines Dani, kjo e fundit, i thotë Adela Kondakçiut, praktikisht duke i dhënë llogari: Unë tërhoqa 40.000 të reja nga llogaria. Kisha aq në gjëndje.

Më datë 04.05.2021, Adela i thotë Ines Danit: Po duhet marrë edhe një statement për pagesën e Fierit nëse ka kaluar. Agroni tha që në prill do të mbyllej.

Më datë 06.05.2021 duket se Ines Dani ka bërë aplikim për pezullim të aktivitetit të saj si person fizik, por nuk di nëse i është aprovuar. Në fakt nuk i është aprovuar se, sipas njoftimit të Adelës, ka detyrime tatimore të papaguara.

Më datë 15.06.2021 Adela njofton Ines Danin se pagesa nga Bashkia Fier kishte kaluar një ditë më parë. Në këtë pikë, biseda bëhet interesante.

Adela pyet Ines Danin: Keni rënë dakord si do tërhiqen fondet apo ta diskutoj unë?

Kuptohet qartë se tërheqja e këtyre fondeve, të cilat supozohet të jenë të personit fizik Ines Dani, pra në thelb të shtetases Ines Dani, duhet të diskutohet paraprakisht me persona të tjerë. Adela thotë që mund të diskutonte dhe ajo.

Në këtë rast, si edhe në rastet e tjera, është e qartë se personi i vetëm me të cilin mund të diskutonte dicka të tillë, për shuma të tilla, është shtetësja Ajola Xoxa.

Ines Dani, për fondet që supozohet të ishin të saj për shkak të shërbimit të ofruar në kontratë, i thotë: DISKUTOJE. Adela i përgjigjet: OK.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Pikërisht në këtë periudhë, Adela i dërgon Ines Danit-një faturë të thjeshtë tatimore e cila duket se është leshuar fiktivisht rreth dy jave para kalimit të fondeve nga Bashkia Fier.

Një përfundim i tillë arrihet duke parë formën e faturës, e cila mund te leshohet në çdo moment në vitin 2021 por të deklarohet brenda vitit, për shkak të mungesës së sistemit online në kohë reale.

Gjithashtu, në rend kronologjik tek komunikimet e administruara, fatura i është dërguar shtetases Ines Dani pas kalimit të fondeve nga Bashkia Fier dhe jo më parë.

E thënë më thjesht, fatura është lëshuar më parë për të shmangur dyshimin se menjëherë me kalimin e fondeve nga Bashkia Fier në favor të Ines Danit, kjo e fundit ka kërkuar shërbime të cilat do të paguheshin në favor të personit fizik Greta Domi.

Nga ana tjetër, përshkrimi i faturës është një element tjeter me interes për hetimin.

Në këtë rast, një person fizik si Greta Domi, në fushën e avokatisë, i ofron shërbime konsulence ligjore një personi tjetër fizik në të njëjtën fushë, shtetases Ines Dani, e cila "ka qëlluar" që në të njëjtën periudhë kohore të ketë përfituar një shumë të konsiderueshme nga Bashkia Fier.

Fatura në fjalë mban numrin 6 dhe është lëshuar për konsulencë ligjore për vlerën 1.234.000 lekë.

Pasi Adela i dërgon faturën, i thote: Fatura e Gretes (fage 204).

Ines Dani i përgjigjet: Ok. Paqartësia e Ines Danit në ndarjen e të hollave tregohet edhe në faqen 221 të komunikimeve, ndërsa Adela i thotë që ka një gjëndje kreditore të tatimet në vlerën 46.703 lekë, dmth që shteti duhet t'i japë lekë Inesit.

Në lidhje me këtë, Ines Dani pyet: Janë të miat apo tuajat?

Kjo tregon qartë përfshirjen e Bashkisë së Fierit që ka dhënë fonde për kompnaitë e Ajola Xoxës për konsulencë ligjore. Ajola Xoxa përdor Ines Danin për injektimin e parave./ CNA

1 VITE ME PARE

Dokumentet- SKEMA e Ajola Xoxës, si i përdorte punonjësit për “injektimin” e parave

Tentakulat e Ajola Xoxës
Ajola Xoxa

Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur në vendimin e gjykatës nga gjyqtari Erjon Bani.

Këtë herë bëhet fjalë se si bashkëshortja Ajola Xoxa përdorte punonjësit e saj në skemën e “injektimit” të parave.

Rasti që do të sjellim sot ka të bëjë me shtetasen Ines Dani, avokate, e cila ishte një person fizik që zyrat i kishte në kompaninë e Ajola Xoxës.

Si person fizik, Ines Dani nuk duhet të priste që faturimet t’i bëheshin nga dikush tjetër, por të gjeneronte të ardhurat falë aktivitetit të saj.

Por sipas komunikimeve të zbardhura në këtë vendim Ines Dani është thjesht “masha” e Ajola Xoxës për të injektuar para.

KOMUNIKIMET DHE DETAJET

Ines Dani i kërkon Adelës më datë 20.05.2019: Unë kam nevojë patjetër për një faturim. Sepse jam sh keq me deklarimin e të ardhurave. Me dalin shumë shpenzime dhe asnjë e ardhur. Kam kredinë, kartat e kreditit dhe sigurisht ushqehem ndërkohë. Nuk po i justifikoj dot. TË LUTEM THUAJI AJOLËS. Do t'i them edhe unë por ti mbase ke kontakt më shpejt për gjëra të tilla.

Adela Kondakçiu: Ok, të flas kur të takohem me të. Sepse, nuk është se keni fatura për të bërë sipas dijenisë time.

Ines Dani: Nuk di c'të them. Unë jam në një situatë të vështirë. SE MUA PO MË DEL ASHIQARE FSHEHJE TË ARDHURASH...kur unë i kam këto të ardhura. Kam shumë merak. Se mbi të gjithë, vë në rrezik bashkëshortin tim që është në punë shteti.

Adela Kondakçiu: Të them të drejtën se kam idenë. Ju duhet t'i kishit diskutuar para hapjes së NIPT it këto, Gjithsesi nëse duhet mbase mund të gjejmë një zgjidhje. Të flas me Ajolen.

Ines Dani: Po pra, por u mendua që do faturohej më shumë nga unë. Pra, unë do kisha të ardhura. Jo kshu. Hapje NIPT i dhe asnjë faturim.  Kjo është lemeri. Ne e kemi folur bashkë sa do ishte mesatarisht xhiroja dhe të ardhurat. Kanë kaluar 5 muaj dhe asgjë. Sa herë kemi nevojë të flasim??? KUPTOHET QË KJO S'TË TAKON TY. PO FLAS PËR ZYRËN.

Adela Kondakçiu: Ne kemi folur bashkë për xhiro minimale maksimale. Jo për vlera faturimesh me sa mbaj mend. GJITHSESI TË FLAS ME AJOLËN SE FATURIMET I CAKTON AJO.

Ines Dani: Kemi folur sa mund të shkojë NIPT i im. Unë për këtë të kam pyetur se kjo më ka interesuar që të dija ca do ndodhte me shpenzimet e mia.

Adela Kondakçiu: Po pra. Sa mund të shkojë limiti. SIPAS INTERESIT TË ZYRËS. Ines Dani i përgjigjet: Ok, por të lutem sa më shpejt. Se po filluan të më kërkojnë shpenzime, vari lesht pastaj. POR SE SA FATUROHET realisht e PËRCAKTON DIKUSHI TJETËR.

Ines Dani: Po pra. Por jo Zero. E kam ZERO fare. Kupton? NUK MË THA NJERI QË DO RRINTE ZERO FARE. Adela Kondakçiu: DO TA DISKUTOJME ME AJOLEN SE NUK VENDOS UNË.

Ines Dani: Edhe unë do e flas. Por të lutem fole edhe ti. Më mirëkupto. UNË E DI KUSH E VENDOS. Por si financierja e zyrës po ta parashtroj edhe ty që të flasësh për këtë situatë.

Adela Kondakçiu: Sapo të kem mundësi do flas me të.

Në faqen 112 evidentohet sërish prodhimi i faturave në emër të shtetases Ines Dani, për shërbime që nuk rezultojnë të jenë kryer nga kjo e fundit, dhe për të cilat duket qartë se nuk asnjë dijeni. Jo vetëm kaq, subjektet tregtarë që kërkojnë shërbimin, pra ata që paguajnë të hollat, në këtë rast rezultojnë të lidhur ngushtë me interesa financiarë më bashkinë Tiranë.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Konkretisht, në faqen 112 shtetësja Adela Kondakçiu njofton shtetësen Ines Dani: Kam bërë edhe një faturë tjetër nga ty sot.

Pra, Ines Dani nuk ka asnjë ide për shërbimin që ka ofruar, subjektit të cilit ja ka ofruar dhe sigurisht për faturën që është lëshuar. Kjo, sepse personi i parë që pëmend këtë faturë dhe e njofton për lëshimin e saj është Adela Kondakçiu, pa ju kërkuar në asnjë moment kjo gjë nga shtetësja Ines Dani.

Në vijim, në faqen 113 Adela i dërgon Ines Dani me foto një faturë tatimore shitje.

Konkretisht bëhet fjalë për faturën nr. 15 datë 26.11.2020, lëshuar nga personi fizik Ines Dani, në cilësinë e shitësit të shërbimit, për subjektin tregtar "FUSHA" shpk, në cilësinë e blerësit të shërbimit.

Nga fatura rezulton se Ines Dani ka faturuar "FUSHA" shpk për shërbime konsulencë ligjore në vlerën 9.000 euro +TVSH, gjithsej 10.800 euro, që me kursin e kohës 1 curo-123 lekë, llogaritet në vlerën rreth 1.328.400 lekë (me TVSH).

Ines Dani pasi njihet me faturën i thotë Adelës vetëm: ok.

Por në këtë pikë, gjithnjë në faqen 113, Ines Dani kujtohet të kërkojë diçka që paraqet shumë interes për hetimin, përsa kohë provon xhirimin e parave për faturime fiktive nga subjekte tregtarë të lidhur me bashkinë Tiranë në llogarinë e saj si person fizik, dhe përsa kohë nga ana tjetër, shfaq mekanizmin e kalimit të këtyre përfitimeve të paligjshme nëpër llogaritë bankare deri në mbylljen e plotë të ciklit të destinacionit të të hollave, duke nxjerrë në pah mjaft qartë se në favor të kujt përfundojnë ato.

Konkretisht, Ines Dani pasi njihet me faturën i thotë Adelës: Na bëj një tabelë për hyrjet dhe daljet nga llogaria ime, që të di sa janë të miat dhe sa jo. 

Adela Kondakçiu i përgjigjet : Po do ta bëj. Ines kjo ka qenë gjëndja deri në fund të tetorit me tërheqjet, nëse ke tërhequr në nëntor duhet zbritur nga vlera e mbetur dmth kjo vlera 357.219 lekë.

Nga tabela e derguar tek shtetësja Ines Dani rezulton se totali në llogarinë e shtetases Ines Dani është 965,149 lekë, të cilat përbëhen nga gjendja ekzistuese e llogarisë, pagat e Inesit (maj-nëntor) (ndërkohë që është përson fizik).

Tërheqjet e bëra nga Inesi, në muajt Qershor-Tetor, sipas tabelës janë 607.930 lekë dhe pjesa e mbetur për t'u terhequr është 357.219 lekë.

Për të sqaruar paqartësitë e organit procedues në lidhje me këtë tabelë, dhe në thelb me përgjigjen e pyetjes se sa realisht përfiton shtetësja Ines Dani nga puna e saj si avokate e licensuar si person fizik, ka menduar vetë kjo shtetase në komunikimet e faqes 117.

Ines Dani pasi njihet me tabelën pyet Adela Kondakçiun: 357 janë të miat?

Adela Kondakçiu i përgjigjet: Po.

Por, shtetësja Ines Dani pas saktësimit se sa para ishin të saj dhe sa jo, i drejtohet Adelës duke i thënë: ADELA, DO E FLAS EDHE ME AJOLEN, POR PARAPRAKISHT, NËSE DO JU DUHET TË TËRHIONI LEKË NGA LLOGARIA PF (PERSON FIZIK) IME, MË THUAJ MUA MË PËRPARA QË TË TI JAP UNË DHE MOS TI TËRHEQESH TI NGA LLOGARIA. (KONFIDENCIALE KJO ).

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Pra, më se pari është e qartë se në llogarinë e personit fizik Ines Dani nuk është vetëm titullari i saj që disponon, por edhe Ajola Xoxa. Jo vetëm kaq, por ky komunikim provon faktin që të ardhurat e gjeneruara de jure nga personi fizik Ines Dani, në një mënyrë ose një tjetër, në rastin konkret nëpërmjet tërheqjeve në llogari, merren nga shtetësja Ajola Xoxa.

Në lidhje me këtë kërkesë, Adela Kondakçiu i thotë Ines Dani se këtë radhë pagesa, siç i kishte thënë Ajola, do të kalohej ndryshe.

Konkretisht: Në faqen 134, në përgjigje të kërkesës së Ines Dani për të mos bërë tërheqje nga llogaria e saj si person fizik, Adela Kondakçiu i thotë: PAGESA ME KA THËNË AJOLA QË DO KALOJË ME TRANSFERTË TË HARABEL NË FAKT. Sa është thënë në këtë komunikim provohet me xhirimet bankare të evidentuar në statement e llogarisë së OJF "Harabel".

Pra, në rastin konkret, sipas udhëzimeve të Ajola Xoxes lekët nuk do të merren direkt nga llogaria e personit fizik Ines Dani, në formë CASH, por do të kalohen me transfertë bankare në një OJF të kontrolluar plotësisht nga shtetësja Ajola Xoxa. Një gjë e tillë në fakt edhe ka ndodhur dhe është e njëjtë me mekanizmin e përdorur edhe nga personi tjetër fizik që ushtron aktivitetin e avokatisë në zyrat e "Partners Lae", shtetësja Greta Domi.

Ines Dani ka vetëm një përgjigje: Ok

Adela Kondakçiu vijon diskutim në lidhje me këtë ide të Ajolës, duke i thënë Ines Danit: INES MUND TË KALOJMË 4.000 EURO PLUS TVSH TE HARABEL KËTË DHE PJESËN TJETËR VITIN TJETËR.

Thënë ndryshe, shuma e të hollave që në rastin konkret kalohet nga "FUSHA" shpk tek personi fizik Ines Dani, për shërbime konsulence ligjore, me urdhër të Ajola Xoxes kalohet më pas pjesërisht tek organizata "Harabel".

Tentakulat e Ajola Xoxës

 

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tentakulat e Ajola Xoxës

Në përfundim organi procedues ka arritur në përfundimin se mekanizmi që përmendet në komunikimet e bëra mes financieres Adela Kondakçiu dhe avokates Ines Dani e regjistruar si person fizik për tërheqjen e parave cash dhe me transfertat në OJF-të e Ajola Xoxës të kontrolluara vetë nga Ajola, të bëra nga subjekte që kanë përfituar nga Bashkia e Tiranës, dëshmon rrugën e ndjekur për pastrimin dhe injektimin në sistemin bankar të përfitimeve të paligjshme të siguruara nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, Ajola Xoxa./ CNA

1 VITE ME PARE

Miliona lekë nga Abule, TKOB tek Ajola Xoxa/ Mesazhet e financiereve që i nxjerrin zbuluar

Tentakulat e Ajola Xoxës

CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur nga gjykata, ku tregohet se si miliona lekë kanë kaluar nga TKOB (Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit) tek Elman Abule dhe nga ky i fundit tek OJF e Ajola Xoxës.

Mesazhet e dy financiereve, ajo e Elman Abules dhe Ajola Xoxës nxjerrin zbuluar të gjithë skemën.

Ekonomistja e Elman Abules i nis Adela Kondakçiut disa foto që duket se kanë lidhje në përmbajtje të tyre me dy kontrata qiraje të lidhura mes "Rametal" sh.p.k. dhe TKOB. Konkretisht, sipas njërës kontratë, "Rametal" sh.p.k. merr përsipër të japë me qira, pra të përfitojë të ardhura nga TKOB nëpërmjet qirasë në këtë rast, një seri artikujsh të përcaktuar në aneks, për baletin "Preljocaj".

Po kështu, në kontratën tjetër "Rametal" sh.p.k. i jep me qira TKOB një seri artikujsh skenikë, këtë radhë për eventin "Sonoma", i përmendur më lart kur folëm për financimet e marra nga "BYL-A" prej Bashkisë Tiranë dhe KRK-së.

Shumat e qirasë për rastin e baletit "Preljocaj" është 1.213.380 lekë dhe për "Sonoma" 1.868.220 lekë. Këto shuma është rënë dakord të kalohen në llogarinë bankare të "Rametal" sh.p.k. me përfaqësues shtetasin Elman Abule, i cili ka nënshkruar dhe kontratat, me transfertën përkatëse bankare.

Tentakulat e Ajola Xoxës

KOMUNIKIMET MES FINANCIEREVE

Në këtë moment, Adela Kondakçiu, në faqen 52 i thotë bashkëbisedueses: “Për pjesën e rakordimit bashkë do flas me shefen.”

Ekonomistja i përgjigjet: “Po pa merak. Këtë e zgjidhim.”

Deri në këtë moment, edhe pse është e qartë se "Rametal" sh.p.k. financon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë eventet artistike të organizuara nga OJF-të e shtetases Ajola Xoxa, sipas organit procedues nuk kuptohet pse këto kontrata qiraje janë objekt diskutimi mes dy financiereve.

Më pas, në lidhje me këtë nis të kuptohet diçka, kur Adela Kondakçiu në faqen 55 i kërkon ekonomistes të dijë sa është diferenca për t'u faturuar nga ata (kuptohet nga OJF që organizon eventin).

Ekonomistja i përgjigjet: “8326.25 (euro) është pagesa që kemi bërë ne për La Veronal.” Adela i thotë se sipas llogarive të saj i bie një vlerë prej 2.016.000 lekësh me TVSH dhe kërkon konfirmim për këtë.

Pasi merr kohë, ekonomistja i përgjigjet në faqen 57 se: “Totali i faturës të TOB është 36.436 euro, prej së cilës duhet të zbriten 8326 euro pagesa për La Veronal dhe 6072 euro TVSH. Në përfundim vlera është 22.037 euro.”

Adela i përgjigjet në faqen 5859 se ajo nuk i ka vlerat totale, por ka një konfirmim nga Keti (Ketrina Braho-“Harabel”) vetëm vlerën 28.800 euro, e cila duhet të mbulohet nga “Rametal” sh.p.k.

Interesant në këtë pikë është fakti se kjo vlerë që duhet të mbulohet nga "Rametal" sh.p.k., pra duhet të faturohet nga një prej OJF-ve ose shoqërive të Ajola Xoxës është pak a shumë me vlerën e faturave të lëshuara nga “Rametal” për TOB.

Në faqen 59 të komunikimeve ekonomistja i dërgon dy fatura të prodhuara nga "Rametal" sh.p.k. për Teatrin e Operës, për vlerën 1.456.056 lekë dhe 2.241.864 lekë.

Në faqen 61 Adela Kondakçiu i thotë që, në mënyrë që edhe “Rametal” mos paguajë TVSH, faturat të mos bëhen tani në dhjetor.

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 62: “Më mire për ne me TVSH.”

Në vijim Adela Kondakçiu e pyet në faqen 63: “Po përshkrimet në fatura si doni që t'i bëjmë?”

Ekonomistja ia kthen: “Ka ndonjë hapësirë të na i bëni nga ‘Harabel’ faturat?”

Adela i përgjigjet po në faqen 63: “Nëse e bëjmë nga harabel i bije që do e bëjmë sponsorizim. Është dhe pa tvsh në fakt” (faqe 64).

Pra, nga këto komunikime më së paku rezulton e qartë se faturat që lëshohen nga OJF e shtetases Ajola Xoxa janë fiktive në shërbimet që supozohet të kenë ofruar. Në këtë rast, nga “Rametal” sh.p.k. kërkohet që një OJF të lëshojë faturë për një sh.p.k. si "Rametal" sh.p.k., por kjo duket e pamundur objektivisht, pasi një organizatë jofitimprurëse mund të përfitojë vetëm sponsorizime nga subjekte të tjera private. Akoma më qartë del qëllimi i bashkëbiseduesve për të prodhuar fatura, të cilat nuk pasqyrojnë realisht shërbimin e kërkuar dhe të ofruar, por shërbejnë vetëm për të kaluar shumën e të hollave te llogaria bankare e "Partners law".

Konkretisht, në faqen 64, ekonomistja i përgjigjet Adela Kondakçiut: “Shiko, nëse ju pret puna e bëjmë pas pushimeve. Në të kundërt bëje nga PARTNERS. CA TË THEM. Se nuk e di as unë tani.”

Adela vijon duke e pyetur: “Po të bëjmë faturë qira për pajisje nga një shpk? Jo Partners dmth”.

Edhe nga kjo rezulton e qartë se faturat që do të lëshohen në emër të "Rametal" sh.p.k., nga OJF-të e kontrolluara nga shtetasja Ajola Xoxa, janë tërësisht fiktive.

Ekonomistja i përgjigjet: “Po edhe ashtu mirë është.”

Në vijim kujtohet dhe shton: “Po i bie që edhe kontratën që bëm për Preljocaj duhet ta bëjmë me këtë shpk që do na bëni faturën. Se nuk lidhen pastaj.”

Adela Kondakçiu i thotë që me Preljocajn kanë bërë transport. Ekonomistja i thotë edhe pajisje dhe shton: “SE IDEJA ËSHTË QË NË KEMI NJË KONTRATË ME PRELJOCAJ POR SKEMI FATURË. DHE PËR ATË JEMI ZBULUAR.”

Në këtë moment, Adela Kondakçiu e pyet nëse këtë kontratë e kanë dorëzuar diku, por ekonomistja e “Rametal” i përgjigjet: “Deri tani jo. Vetëm noterja e ka.”

Adela Kondakçiu i drejtohet ekonomistes duke i thënë: “Doja të njoftoja që po bëj këtë faturën për Rametal sot për diferencat e TOB. Faturën do e bëj nga Partners Laë edhe do të jetë me TVSH.”

Pra, më në fund vendosin se nga do të lëshohet fatura dhe shoqëria është "Partners Law” sh.p.k. e shtetases Ajola Xoxa.

Ekonomistja i përgjigjet: “Në rregull.” Faqe 71. Adela Kondakçiu i dërgon vlerën: “22.000 euro plus tvsh.”

Përgjigjja është: “Ok. Adela Kondakçiu i kërkon ekonomistes të konfirmojë nëse është bërë pagesa e faturës për Partners.”

Ekonomistja i përgjigjet në faqen 73 se akoma nuk e kanë mbyllur dhe do e njoftojë sapo të procesohet.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Pra, në të gjithë këtë skemë të shpjeguar nga gjykata në mënyrë analitike rezulton se TKOB ka bashkëpunuar me OJF e Ajola Xoxës për shfaqjet, ndërsa Elman Abule përmes “Rametal” ka dhënë miliona lekë për kostumografi dhe skenografi.

Këtë e pohon dhe Elman Abule në deklarimet e tij para prokurorëve ku shprehet se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën. Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar.

“Është pyetur në lidhje me shërbimin që i ka ofruar Teatrit të Operës dhe Baletit, dhe shpjegon se do të zhvillohej një shfaqe artistike dhe Rametal ka mbuluar logjistikën. Shfaqjen nuk e di kush e organizonte. Tregon se është organizuar me urgjencë pasi kështu ia ka kërkuar Marisa, e cila kishte biseduar me Ajolën. Ka sqaruar se pagesat e marra nuk i mban mend dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me shumën e arkëtuar”, ka deklaruar Abule para prokurorëve./ CNA

1 VITE ME PARE

Skandali me TKOB/ Miliona lekë kontrata qiraje me Elman Abulen, lidhja Ajola Xoxa

Tentakulat e Ajola Xoxës
Ajola Xoxa

CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja hetimore e SPAK-ut e zbardhur nga gjykata në lidhje me OJF-të e Ajola Xoxës dhe bashkëpunimin me Elman Abulen dhe institucionet e tjera.

Sot do të sjellim një tjetër detaj ku del se si Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit i paguan qira OJF, “Rametal” për kostumografi dhe skenografi e konceptuar nga Drejtoria e Baletit e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Me datë 20.09.2023 është nënshkruar "Kontratë qiraje" me palë: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit e Ansamblit Popullor përfaqësuar ligjërisht nga drejtoresha e Përgjithshme znj. Abigeila Voshtina, dhe “RAMETAL”.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t'i paguajë “Rametal” sh.p.k., shumën totale prej 1, 213, 380 lekësh pa TVSH (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dyqind e njëzet) lekë.

Por nuk mjaftohet me kaq. "Rametal" sh.p.k. i jep me qira Teatrit Kombëtar të Operës Baletit dhe Ansamblit Popullor, në kushtet e përcaktuara më poshtë dhe në gjendjen në të cilën ndodhen sipas listës së artikujve të parashikuar në Anex A, (bashkëlidhur kësaj kontrate) për vënien në skenë të baletit "SONOMA" nga datat 05.06 tetor 2023.

Sipas kontratës, TKOBAP angazhohet t'i paguajë "Rametal" sh.p.k., shumën totale prej 1,868,220 lekësh pa TVSH (një milion e tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e dyqind e njëzet) lekë.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Tarifat e mësipërme do t'i paguhen "Rametal" sh.p.k. me përfaqësues Elman Abulen. Kujtojmë se për shfaqjet fondet janë të Ministrisë së Kulturës, që ndryshe përkthehet, fondet nga ministria për shfaqjet e TKOB, ndërsa TKOB nënshkruan kontrata qiraje me “Rametal” të Elman Abule.

Theksohet se TKOB për shfaqjet është në bashkëpunim me “Harabelin” e Ajola Xoxës dhe sipas organit procedues rezulton e provuar se si fondet publike, të akorduara në këtë rast nga Ministria e Kulturës, fillimisht kalojnë në dy Organizata Jofitimprurëse nën kontrollin faktik të shtetases Ajola Xoxa.

Më pas, nga këto organizata fondet kalojnë te shtetasja Ajola Xoxa, "Arts Lab" sh.p.k. në pronësi ligjore të dajës së shtetases Ajola Xoxa (Erald Simixhiu), por në pronësi faktike të kësaj të fundit, te shtetasi Valmir Xoxa, kushëri i afërt i shtetases Ajola Xoxa, dhe shtetasi Ergys Krisiko, njohje e afërt me shtetasen Ajola Xoxa.

Tentakulat e Ajola Xoxës

Ndërkohë për sa u përket shumave të paguara për qiramarrje në favor të "Rametal" sh.p.k. nga TKOB, rezulton e provuar si nga faturimet përkatëse ashtu edhe nga komunikimet mes shtetases Adela Kondakçiu dhe financieres së kësaj shoqërie, se ato kalojnë pas arkëtimit në favor të "Partners Law" sh.p.k., shoqëri kjo në pronësi ligjore të shtetases Ajola Xoxa.

Pra, në të gjithë këtë skemë të shpjeguar nga gjykata në mënyrë analitike rezulton se TKOB ka bashkëpunuar me OJF e Ajola Xoxës për shfaqjet, ndërsa Elman Abule përmes “Rametal” ka dhënë miliona lekë për kostumografi dhe skenografi./ CNA

1 VITE ME PARE

Ajola Xoxa mori 18 mijë dollarë nga ambasada e SHBA-së për projekte fantazmë

Tentakulat e Ajola Xoxës

CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në dosjen e zbardhur nga GJKKO dhe gjyqtari Erion Bani, ku tregohet se Ajola Xoxa ka marrë plot 18 mijë dollarë nga ambasada amerikane për projekte që do të realizoheshin në periudhën janar-korrik të vitit 2022. (LEXO KETU)

Por çfarë ka ndodhur?

Në komunikimet e dy bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, financieres Adela Kondakçiu dhe ish-drejtoreshës së BYLA-s, Ina Goxhaj, rezulton se janë lëshuar fatura fiktive për këto projekte dhe siç theksohet në vendimin e GJKKO-së të paktën deri në maj nuk është kryer asnjë nga aktivitetet për të cilat ambasada e SHBA-së ka financuar.

Në faqen 350 Adela Kondakçiu për herë të parë shfaq shqetësim për realizimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane.

KOMUNIKIMET MES ADELA KONDAKÇIUT DHE INA GOXHAJT

Komunikimi i mëposhtëm në të njëjtën faqe tregon që të paktën deri më datë 30.05.2022 nuk është realizuar asnjë aktivitet, duke pasur parasysh që shtrirja në kohë e aktivitetit i përket periudhës janar-korrik 2022.

Adela Kondakçiu thotë: "Por kam një shqetësim që është realizimi i projektit sepse ambasada do dojë disa foto gjëra apo jo?"

Ky komunikim tregon qartë se të paktën deri në këtë datë nuk është bërë asgjë nga projekti i financuar nga ambasada në fjalë.

Kjo duket edhe më qartë në komunikimet që pasojnë.

Adela Kondakçiu në faqen 351 thotë: "Që të bënin edhe ndonjë gjë nga ato që duan ata mos të dalim keq".

Pra, rezulton se nuk kanë asgjë të paktën deri në fund të muajit maj 2022.

Ina Goxhaj i thotë: “Prandaj dua Ejonën. Që të më sigurojë fotot." Faqe 352.

Adela Kondakçiu vijon: "Se do na lënë pastaj këto dhe do mbesim keq. Se do na lënë zbuluar pastaj, s’ia kemi besën." 

Pra, drejtori ekzekutiv i organizatës kërkon të takojë një person tjetër në mënyrë që të sigurojë fotot e nevojshme që provojnë zhvillimin e projektit të financuar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Adela vijon: "Unë do përpiqem të takoj pak Ildën, do t’i shkruaj një nga këto ditë se kur do kalojë në zyrë." Faqe 354.

Ina Goxhaj i përgjigjet: "Se kam hall se në fund do thotë Ejona, plotëso çekun dhe i marrin lekët dhe ne mbetemi pa gjë fare."

Tentakulat e Ajola Xoxës

Këto komunikime e tregojnë qartë se ku përfundojnë fondet e ambasadës amerikane në Tiranë, pasi theksohet në vendim që nuk është kryer asnjëri nga aktivitetet për të cilat SHBA ka paguar dhe që janë lëshuar fatura fiktive dhe janë shpërndarë.

Edhe pas të gjitha këtyre fakteve ambasada amerikane nuk ka reaguar ndaj një skandali të tillë, edhe pse ka paguar plot 18 mijë dollarë për OJF-të e Ajola Xoxës./ CNA





Lajmet e fundit nga