
I fiksuari pas plehrave, plehraxhiu, kreu i drejtorëve hajdutë të Bashkisë së Tiranës, i quajturi pronari faktik i inceneratorëve apo kreu i 5D dhe i vetëquajturi zdroms, Erion Veliaj harron të pastrojë qytetin. (LEXO KETU)
Ndoshta tashmë i është kthyer në një zakon që të mos mbajë përgjegjësi për vjedhjet që u bëhen çdo ditë qytetarëve përmes inceneratorit që nuk ekziston, duke iu zhvatur taksapaguesve të varfër shqiptarë rreth 30 milionë euro në vit për mbetjet dhe duke i lënë ata të rrethuar nga plehrat. (LEXO KETU)
Prej javësh, CNA ka dalë në terren çdo ditë për të vëzhguar nga afër gjendjen në të cilën gjendet qyteti i Tiranës nga plehrat që nuk i hiqen.
Sot kryem vëzhgimin e radhës. Ditë e shtunë, pasdite, Tirana e gjitha e mbuluar nga plehrat.
Gjatë vëzhgimit në rrugët kryesore të qytetit, pamja e parë që shohim janë koshat e plehrave të tejmbushur, me mbeturinat e përhapura në çdo cep të kryeqyteti.
Këto janë pamjet që vijnë vetëm 100 metra larg selisë së PS-së, te Posta Qëndrore.

Siç mund ta shihni nga fotoja, kjo rrugë është e pushtuar nga plehrat. Vijojmë në një tjetër zonë.

Këto pamje vijnë nga tregu Çam përballë shkollës Konstandin Kristoforidhi. Edhe këtu situata është alarmante.

Më tej shkojmë tek Pallati i Violeta Manushit. 5 kosha plot plehra, kanë filluar të derdhen në rrugë.


Ndërsa pas Piazzës situata është kjo.

Plehra, plehra dhe vetëm plehra.
Kjo është ajo që sheh në të gjithë qytetin. Sot është ditë e shtunë dhe lëvizjet në qytet janë të reduktuara, por përsëri në çdo cep të lagjeve gjen plehra.
Për të gjithë këtë ndotje, për faktin se Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë ka një përgjegjës dhe ai është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Ndonëse është ngarkuar të pastrojë qytetin, Veliaj zgjedh të merret me intriga dhe skenarë për të sabotuar takimet e kolegëve.
Denoncimet do të vijojnë…./ CNA