web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn/Përgjimet dhe fotografimet e kryebashkiakut

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences të vitit 2016, ku prokurori Giulio Monferini e akuzon Marinajn se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Ndërkohë, CNA ka zbardhur me detaje se si funksiononte banda kriminale dhe personat e përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Hetimet në shtetin italian, Tonin Marinaj nuk i ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Marinaj ka mashtruar në dy formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019 dhe 2023, ku ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në hetim nga ndonjë autoritet i huaj. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Më 2 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigjen zyrtare për CNA sqaron se ky institucion më 11 korrik ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Marinajn dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm. KQZ nënvizon më tej se Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me këtë subjekt nuk ka dërguar ende vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit.

12 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn, KQZ për CNA: Kemi nisur verifikimet, presim përgjigje nga prokuroria

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj

8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është hetuar nga Prokuroria e Firences në Itali se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku Tonin Marinaj cilësohet si "koka" e bandës kriminiale.(lexo këtu)

Në lidhje me këtë çështje, CNA iu drejtua zyrtarisht KQZ-së më 20 gusht për të marrë informacion nëse ky institucion ka nisur apo jo procedurat e verifikimit për kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj. 

Më 2 shtator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përgjigjen zyrtare për CNA sqaron se ky institucion më 11 korrik ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar për Tonin Marinajn dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme për vlerësim të mëtejshëm.

KQZ nënvizon më tej se Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me këtë subjekt nuk ka dërguar ende vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit. 

"Në lidhje me informacionin e kërkuar për z. Tonin Marinaj, u bëjmë me dije se nga ana jonë është dërguar informacioni që disponojmë nëpërmjët shërbimit postar në daten 02.09.2024. Ju informojmë se shkresa ka përmbajtjen si më poshtë: Në përgjigje të shkresës suaj protokolluar me nr. 2487 prot., datë 20.08.2024, me lëndë 'Kërkesë për dhënie informacioni në lidhje me procedurën e verifikimit nga ana e KQZ të z. Tonin Marinaj', ju informojmë se: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me vendimin nr. 76, datë 11.7.2024, ka vendosur kryerjen e verifikimit të thelluar të subjektit vetëdeklarues z. Tonin Zef Marinaj, kryetar bashkie, Bashkia Malësi e Madhe, i propozuar nga subjekti zgjedhor 'Partia Socialiste e Shqipërisë' dhe dërgimin e të dhënave përkatëse Prokurorisë së Përgjithshme, për vlerësim të mëtejshëm. Prokuroria e Përgjithshme në lidhje me këtë subjekt nuk ka dërguar ende vendimin për miratimin e rezultateve të verifikimit", thuhet në përgjigjen e KQZ-së.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Përgjigjja e ardhur nga KQZ-ja

Zanafilla

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në fillim të muajit korrik, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka mashtruar edhe dy herë në formularët e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të 2019 dhe ato të 2021-shit. 

Në të dy formularët e vetëdeklarimit, Tonin Marinaj ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. (lexo këtu)

CNA është përpjekur të komunikojë disa herë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona./CNA

1 VITE ME PARE

E PLOTË/ Nga akuzat si "koka" e bandës kriminale te mashtrimi i KQZ-së, hetimet e italianëve për Tonin Marinajn

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences për kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn. Në mes të muajit gusht, CNA publikoi lajmin e parë për kryebashkiakun socialist, ku u shpalos një pjesë e dosjes hetimore. 

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike. 

Zanafilla

Më 2 korrik, Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë kërkesë nuk mungoi edhe një reagim nga vetë Marinaj, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Kështu, ai i mohon akuzat e PD-së. 

CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Por, Marinaj nuk është ndalur me kaq. Ai ka mashtruar dy herë KQZ-në në formularët e vetëdeklarimit, për zgjedhjet vendore të 2019-ës dhe ato të 2023-shit. Kryebashkiaku socialist është shprehur se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale, edhe pse dosja e Prokurorisë së Firences tregon të kundërtën. 

Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Dokumentet 

Më 15 gusht, CNA publikoi lajmin e parë për hetimet ndaj Tonin Marinajt. (lexo këtu)

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, të siguruar nga CNA, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016, ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoi që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016-ës. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë. 

Sasitë e drogës 

Më 25 gusht, CNA publikoi lajmin e dytë nga dosja hetimore ku u nxorën detaje nga dosja për akuzat e ngritura për Tonin Marinajn dhe personat e tjerë të përfshirë sipas Prokurorisë së Firences për trafik të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë. (lexo këtu)

Nga hetimet e prokurorisë italiane, në dokumentin e datës 22 janar 2016, e cila është një përmbledhje prej 18 faqesh, rezultoi se në 6 qershor të vitit 2010 kjo bandë ka trafikuar 11 kilogramë marijuanë. Sipas prokurorëve, droga pasi ka mbërritur në Itali i është dorëzuar Frederik Markut, i cili më pas do t'ua shiste palëve të treta. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet prokurorisë për sasitë e drogës

Ndërkohë gjatë hetimeve disavjeçare Tonin Marinaj akuzohet se ka siguruar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te bashkëpunëtorët Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku dhe Ingrit Livadhi, të rreth 50 kilogramëve marijuanë. Dyshohet se sasia e drogës është transportuar në 29 maj të 2010.

Sipas Prokurorisë së Firences sasitë e drogës nuk kanë qenë të pakta. Ky grup kriminal me në krye Tonin Marinajn akuzohet se ka trafikuar në 14 qershor të 2010, 75 kilogramë marijuanë drejt Italisë. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet prokurorisë për sasitë e drogës

Fotografimet në Firence

Më 26 gusht, CNA publikoi lajmin e radhës nga dosja hetimore, ku sipas prokurorëve të Firences, kryebashkiaku socialist u fotografua në Firence me anëtarë të tjerë të bandës.(lexo këtu)

Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane, si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e disa sasive drogë.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dosja hetimore

Në dosjen hetimore nënvizohet gjithashtu se më 17 korrik 2010, një person shkoi në Firence për të marrë Tonin Marinajn në dalje të autostradës "Firenze Nord". Sipas organit të akuzës, këto detaje kanë dalë nga përgjimet e numrit të telefonit të Eduard Gjokës.

 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dosja hetimore

Përgjimet

Më 27 gusht, CNA zbardhi përgjimet nga dosja hetimore, ku sipas hetuesve përfshihet edhe Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Në dosjen që Prokuroria e Firences ka dorëzuar në gjykatë, në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me një tjetër bashkëpuntor për trafikun e drogës, Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. Gjatë përgjimeve përmendet edhe Ferdinad Paja. Ky i fundit, sipas Prokurorisë së Firences në grupin kriminal që drejtonte Marinaj, kishte rolin e shpërndarësit të drogës me shumicë dhe pakicë. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Fredinand Pajës me Tonin Marinajn. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge, që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë

Më 29 gusht, CNA publikoi shkrimin e radhës, ku në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. (lexo këtu)

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë

Përveç personave të përmendur më sipër, sipas prokurorisë së Firences, në trafikun e lëndës narkotike (50 kilogramë marijuanë) janë përfshirë edhe personat e tjerë, Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pogu, Alban Giuseppe, Stefania Gamuzza. 

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën.

Në dosje është edhe fotografia, edhe një sasi droge e sekuestruar, e vendosur në disa çanta. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestuan 4 persona mes të cilëve dhe Rini Markun. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Sasia e drogës e sekuestruar nga autoritetet italiane

Mashtrimi i KQZ-së

Më 30 gusht, CNA risolli formularët e vetëdeklarimit të kryebashkiakut socialist për zgjedhjet vendore të 2019 dhe atë të 2023. Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetëdeklarimit. (lexo këtu)

Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences. 3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

Po kështu, në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane. 

Anëtarët e bandës kriminale dhe rolet në trafikimin e drogës

Më 31 gusht, CNA duke iu referuar dosjes hetimore, zbardhi se si funsiononte banda kriminale. (lexo këtu)

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e bandës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte. Këta të fundit kishin si detyrë ruajtjen e lëndës narkotike dhe shpërdarjen te korrierët. 

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Rolet sipas Prokurorisë së Firences

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku, dhe Ferdinand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë në shtetin italian. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. Ai drejtonte gjithë rrjetin deri te nëngrupet që e blinin atë. 

Stefania Gamuzza - bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Fred Hysaj - Nga hetimet e prokurorisë italiane ka rezultuar se Frederik Marku ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te Ferdinand Paja, Rini Marku dhe Fred Hysaj, të sasisë prej 75 kilogramë marijuane. Droga ishte pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence nëpërmjet çiftit Cardaku-Gamuzza. 

Ardian Paja - Sipas hetuesve, Frederik Marku ka drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te Rini Marku, Ardian Paja të 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence, jo më pak se 338 kilogramë, 100 kilogramë u gjetën në rrugën "Benini" në Firence. 

Spartak Hamzai dhe Slawomir Wlas - Këta të dy përmenden në dosjen hetimore si korrierë të lëndës narkotike.

Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pagu, Alban Giuseppe dhe Stefania Gamuzza - Në një fashikull të dosjes hetimore, këta persona së bashku me Tonin Marinajn akuzohen për trafikimin e 50 kilogramëve marijuanë.

Lodovick Gjokaj - Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Tonin Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e sasive të drogës. 

Eduard Gjokaj - Sipas prokurorëve është vëllai i Lodovick Gjokajt. Ai është kapur në foto bashkë me Tonin Marinajn në "Piazza Salvemini", Firence, ku kanë zhvilluar me persona të tjera biseda për drogën. 

Astrit Likaj - Përmendet në dosjen hetimore për trafik kokaine, së bashku me Rini Markun dhe Gjin Ndrejajn.

Dritan Vreto dhe Flobenc Gega - Përmenden në dosjen hetimore si korrierë për trafikim droge, kryesisht kokainë./CNA

1 VITE ME PARE

Trafiku i drogës dhe mashtrimet në KQZ/ Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

 

1 VITE ME PARE

Hetimet për Tonin Marinajn/ Prokuroria e Firences: Anëtarët e bandës kriminale dhe rolet në trafikimin e drogës

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Tonin Marinaj, kryebashkiaku socialist i Malësisë së Madhe, është akuzuar nga Prokuroria e Firences si drejtues i një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës. (lexo këtu)

Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)

Sipas prokurorëve, Tonin Marinaj drejtonte trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, ku shitej me pakicë dhe shumicë. 

Më 29 mars të 2016-ës, prokurori Giulio Monferini ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Marinaj.(lexo këtu)

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Personat për të cilët ka ngritur akuza prokuroria janë: Tonin Marinaj, Stefania Gamuzza, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamzai dhe Bep Gjoni. 

Si funksiononte banda kriminale?

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e bandës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte. Këta të fundit kishin si detyrë ruajtjen e lëndës narkotike dhe shpërdarjen te korrierët. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Rolet sipas Prokurorisë së Firences

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku, dhe Ferdinand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë në shtetin italian. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. Ai drejtonte gjithë rrjetin deri te nëngrupet që e blinin atë. 

Stefania Gamuzza - bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Rolet e anëtarëve sipas prokurorisë italiane

Personat e tjerë që akuzohen

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku është hetuar për të paktën 6 vite, nga 2010 deri në 2016, përmenden edhe një sërë personazhesh të tjerë, në role të caktuara për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Fred Hysaj - Nga hetimet e prokurorisë italiane ka rezultuar se Frederik Marku ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te Ferdinand Paja, Rini Marku dhe Fred Hysaj, të sasisë prej 75 kilogramë marijuane. Droga ishte pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence nëpërmjet çiftit Cardaku-Gamuzza. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë italiane

Po kështu në dosjen që Prokuroria e Firences në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Përgjimet mes Fred Hysajt dhe Tonin Marinajt

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Ferdinand Pajës me Tonin Marinajt. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Përgjimet mes Fred Hysajt dhe Tonin Marinajt

Ardian Paja - Sipas hetuesve, Frederik Marku ka drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te Rini Marku, Ardian Paja të 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie të madhe të depozituar në Firence, jo më pak se 338 kilogramë, 100 kilogramë u gjetën në rrugën "Benini" në Firence. 

Spartak Hamzai dhe Slawomir Wlas - Këta të dy përmenden në dosjen hetimore si korrierë të lëndës narkotike.

Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pagu, Alban Giuseppe dhe Stefania Gamuzza - Në një fashikull të dosjes hetimore, këta persona së bashku me Tonin Marinajn akuzohen për trafikimin e 50 kilogramëve marijuanë.

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer më parë në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Cardaku dhe Rini Marku, të cilët mbanin kontakte të ndara mes palëve që blinin dhe shisnin marijuanë. Dosja i referohet periudhës qershor-korrik 2010. 

"Në thelb, rezulton nga njëra anë, se negocimi për transportimin e lëndëve narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën. Në veçanti, çifti Marinaj-Marku, përfaqësues të grupit venecian, mbajtën kontakte me Indrit Livadhin, Silvia Piemonte-n, Frederik Markun, Fredinand Pajën dhe Arenco Pagun, të cilët janë ata që në funksione të ndryshme janë kujdesur për lëndën narkotike me qëllim për ta shitur. Lënda narkotike prej 50 kilogramësh ndodhej në shtëpinë e çiftit Pagu-Piemonte. Ndërsa Cardaku dhe Alban Giuseppe ishin përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me Stefania Gamuzza-n, kujdestare e dërgesës së marijuanës në Firence, për të drejtuar shitjet që i njëjti kryente për llogari të tij", thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences.

Gjergj Ndrejaj - Sipas prokurorëve është kapur në përgjime me Rini Markun për ngarkesat me drogë. Ai përshkruhet nga hetuesit si kreu i një organizate kriminale, i përbërë kryesisht nga persona të lidhur me të nga farefisnia dhe banues jashtë vendit, të dedikuar për importimin e sasive të mëdha të kokainës direkt nga Spanja dhe Holanda. Hetuesit theksojnë se bashkëpunonte me anëtarë të bandës së Marinajt. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Lodovick Gjokaj - Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Tonin Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e sasive të drogës. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë italiane

Eduard Gjokaj - Sipas prokurorëve është vëllai i Lodovick Gjokajt. Ai është kapur në foto bashkë me Tonin Marinajn në "Piazza Salvemini", Firence, ku kanë zhvilluar me persona të tjera biseda për drogën. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë italiane

Astrit Likaj - Përmendet në dosjen hetimore për trafik kokaine, së bashku me Rini Markun dhe Gjin Ndrejajn.

Dritan Vreto dhe Flobenc Gega - Përmenden në dosjen hetimore si korrierë për trafikim droge, kryesisht kokainë. 

Zanafilla 

CNA do të vijojë të publikojë detaje nga dosja hetimore për kryebashkiakun socialist. Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Të njëjtën gjë ka bërë edhe në formularin e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të 2019.(lexo këtu)

CNA është përpjekur të komunikojë disa herë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona./CNA

 

1 VITE ME PARE

Si e mashtroi dy herë KQZ-në Tonin Marinaj

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka mashtruar dy herë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sa i përket formularit të vetëdeklarimit. 

Kjo duket qartë në përgjigjet që ka dhënë në dy formularët e vetëdeklarimit për zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe vitit 2023, i cili ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. 

Por si qëndron e vërteta? 

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, ku kryebashkiaku socialist akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.(lexo këtu)

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. (lexo këtu)

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. Përgjimet dhe bisedat telefonike që ndodhen në dosjen hetimore të prokurorisë italiane fokusohen në pranverën dhe verën e vitit 2010.(lexo këtu)

Dosja hetimore përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës. Në dy prej fotove, prokurorët italianë theksojnë se është Tonin Marinaj teksa takohet me anëtarët e bandës kriminale.(lexo këtu)

Mashtrimi i parë

Prokuroria e Firences ka ngritur akuzë ndaj Marinajt në mars të 2016 dhe dosjen hetimore e ka dorëzuar në Gjykatën e Firences. 

3 vite më vonë, Marinaj për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të 2019, nuk ka pranuar në formularin e vetëdeklarimit që ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Formulari i vetëdeklarimit, viti 2019

 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Formulari i vetëdeklarimit, viti 2019

Mashtrimi i dytë

Në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Duke mohuar kështu hetimet e prokurorisë italiane. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Këto deklarime ai i ka bërë pasi Prokuroria e Firences pas hetimeve të bëra ka dërguar në qeli disa nga anëtarët e bandës kriminale. 

Sqarojmë këtu se CNA disponon vetëm dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences, pra vetëm akuzat që janë ngritur ndaj Tonin Marinajt dhe dhjetëra personave të tjerë. 

 Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Zanafilla

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike në muajin korrik, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare./CNA 

1 VITE ME PARE

Trafiku i 50 kilogramëve marijuanë/ Prokuroria e Firences: Si e drejtonte grupin kriminal Tonin Marinaj

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Dosja voluminoze hetimore e Prokurorisë së Firences për kryebashkiakun socialist të Malësisë së Madhe, Tonin Marinajn, përmban përgjime telefonike si dhe foto të personave që akuzohen dhe të sasive të drogës.(lexo këtu)

Prokurori Giulio Monferini hetoi për të paktën 6 vite dhe më 29 mars të 2016 ngriti akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. (lexo këtu)

Mes personave në hetim ka qenë edhe Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. Në dosjen hetimore përfshihen edhe dhjetëra persona të tjerë shqiptarë dhe të huaj, në role të caktuara që sipas Prokurorisë së Firences janë bërë pjesë e trafikut të drogës.

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun socialist se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Pra, sipas Prokurorisë së Firences, Marinaj ka qenë koka e bandës kriminale, që prodhonte marijuanën në Shqipëri dhe më pas e dërgonte atë drejt Italisë, nga ku shpërndahej me shumicë dhe pakicë. (lexo këtu)

Në një fashikull të dosjes hetimore, specifikohet me detaje trafikimi i një sasie prej 50 kilogramësh marijuanë nga Shqipëria në Itali dhe më pas shpërndarja në treg, që sipas hetuesve italianë është kryer gjatë periudhës qershor-korrik 2010. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Përveç personave të përmendur më sipër, sipas prokurorisë së Firences, në trafikun e lëndës narkotike (50 kilogramë marijuanë) janë përfshirë edhe personat e tjerë, Danjel Cardaku, Indrit Livadhi, Silvia Piemonte, Arenco Pogu, Alban Giuseppe, Stefania Gamuzza. 

Prokuroria thekson se transportimi i lëndës narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

"Në thelb, rezulton nga njëra anë, se negocimi për transportimin e lëndëve narkotike është kryer paraprakisht në Shqipëri nga treshja Tonin Marinaj, Danjel Vardeku dhe Rini Marku, të cilët mbanin veçmas kontakte ndërmjet palëve që blinin dhe shisnin marijuanën. Në veçanti, çifti Marinaj-Marku, përfaqësues të grupit venecian, mbajtën kontakte me Indrit Livadhin, Silvia Piemonte, Frederik Markun, Fredinand Pajën dhe Arenco Pagun, të cilët janë ata që në fuksione të ndryshme janë kujdesur për lëndën narkotike me qëllim për ta shitur. Lënda narkotike prej 50 kilogramësh ndodhej në shtëpinë e çiftit Pagu-Piemonte. Ndërsa Cardaku dhe Alban Giuseppe ishin përgjegjës për mbajtjen e kontakteve me Stefania Gamuzza, kujdestare e dërgesës së marijuanës në Firence, për të drejtuar shitjet që i njëjti kryente për llogari të tij", thuhet në dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Në dosje është edhe fotografia, edhe një sasi droge e sekuestruar, e vendosur në disa çanta. Ndërkohë autoritetet italiane bëjnë me dije se arrestuan 4 persona mes të cilëve dhe Rini Markun. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Droga e sekuestruar nga autoritetet italiane

Nënvizohet se Tonin Marinaj përveç grupit që drejtonte për trafikimin e lëndëve narkotike merrej edhe me grumbullimin e parave të sasive të drogës që shiteshin. 

"Më 11 qershor 2010, Tonin Marinaj, me banim të përhershëm në territorin shqiptar, ndodhej në Itali, veçanërisht në Firence, me qëllim menaxhimin e drejtpërdrejtë të grumbullimit të parave në lidhje me grupet e mëparshme të lëndëve narkotike dhe planifikimin e sasive të drogës për të gjithë klientët e mëdhenj, duke përfshirë Fredinand Pajën të vendosur në një pozicion të lartë në të ashtuquajturin grupi venecian. Siç mësohet, gjatë veprimtarisë hetimore, në 23 korrik 2010 rezultoi me arrestimin e 4 personave mes të cilëve Rini Marku dhe në identifikimin e depove të marijuanës të Tonin Marinajt. Ky i fundit kishte zgjedhur territorin toskan si bazë logjistike për magazinimin dhe klasifikimin e marijuanës së importuar nga Shqipëria", thuhet në dosjen hetimore. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona. Në postimet në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (lexo këtu)

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.(lexo këtu)

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale./CNA

1 VITE ME PARE

Akuzat për trafik droge drejt Italisë/ Hetimet e Prokurorisë së Firences për Tonin Marinajn

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

1 VITE ME PARE

PËRGJIMET/ Prokuroria e Firences akuza ndaj Tonin Marinajt, bisedat për ngarkesën me drogë

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj

CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences të vitit 2016 për kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj. (lexo këtu) 

Prokuroria e Firences e akuzon kryebashkiakun si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës.(lexo këtu)

Gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.(lexo këtu)

Sipas prokurorëve italianë, Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Në dosjen hetimore prokurorët italianë kanë mundur të sigurojnë takime, si dhe biseda telefonike të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe në vitin 2010, i cili akuzohet se ka komunikuar me anëtarët e bandës kriminale për trafik të lëndës narkotike. Madje theksohet në dosje se është fotografuar gjatë takimeve dhe është përgjuar në bisedat telefonike. 

Në dosjen që Prokuroria e Firences ka dorëzuar në gjykatë, në një fashikull me 33 faqe, sipas hetuesve, Tonin Marinaj është kapur në përgjime me një tjetër bashkëpuntor për trafikun e drogës, Fred Hysajn. Përgjimet i përkasin muajit korrik të vitit 2010. Gjatë përgjimeve përmendet edhe Ferdinad Paja. Ky i fundit, sipas Prokurorisë së Firences në grupin kriminal që drejtonte Marinaj, kishte rolin e shpërndarësit të drogës me shumicë dhe pakicë. 

Prokurorët kanë arritur në përfundimin se Hysaj ka vepruar si ndërmjetës mes Fredinand Pajës me Tonin Marinajn. Biseda mes tyre është zhvilluar për një ngarkesë droge, që gjatë komunikimeve është përdorur fjala "ndërtesë" në vend të fjalës "drogë". Bisedat mes tyre zhvillohen për pagesat që duhet të kryhen. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Përgjimet: 

H: Fred Hysaj

T: Tonin Marinaj

H: Alo.
T: Si po shkon?
H: Çfarë po bën i dashur, a je mirë?
T: Mirë ti?
H: Si po shkon biznesi?
T: Çfarë po bën?
H: Asgjë, dëgjo.
T: Po.
H: Gjithçka është në rregull për pallatin (ngarkesën e drogës), nuk mundi të vinte dhe në këto 2 ditë dikush vjen atje, për...... pallatin.

T: Po, mirë. Doni të merrni edhe disa apartamente?
H: Po kushëri, hajde ta rregullojme kete me atë të pallatit dhe pastaj është normale ta marr, kupton për këtë arsye?

T: Po, po.
H: Edhe une doja te vija tq bëja.........por përfundoje me kaq kupton?
T: Jo ështe e volitshme i kam dhënë edhe kaparin është....siç po të them....ja vlen të blesh nëse do edhe ti apartament.
H: Dëgjo, edhe ai të telefonoi tri ditë më parë.
T. Po.
H: Mos u shqetëso për atë punë, e kuptoni. Ai donte të të thërriste, por kishte kushërinj të tjerë apo çfarëdo tjetër?

T. Oh po?
H: Në këto 2-3 ditë për atë godinë, ose vjen ai me të cilin folët, ose dërgon dikë, kupton?

T: Këto 2-3 ditë?
H: Po edhe per ata te tjeret mos u shqeteso vetëm më tha qe s'kishte lekë, donte të shihte edhe për tjetrin kupton?
T: Mirë, ajo godina është pranë liqenit artificial, është një zonë e mirë.
H: E di, vetëm faktin që ai nuk kishte para, më tha se do të kujdeset për të.
T: Po
H: Sepse edhe ai mbeti pa punë, kupton?
T: Po.
H: Nëse mund të përfundoni në këto 2-3 ditë ose nëse keni dikë që të lërë depozitën, e kuptoni?
T: Nëse nuk vjen në këto 2-3 ditë, do të dërgoj dikë ta takojë.

H: Mund të dërgoni dikë edhe sot ose nesër, do t'i bënit një nder, kupton? OK, ndihemi si kushërinj... Por kujt i përket telefoni(numri)?
H:Ky është nga ..... nuk është telefon. Unë i them atij të të thërrasë.
T: Mirë kushëriri.
H: Mos më telefono më (bëj një marrëveshje me atë tjetrin)
T: Në rregull, në rregull.
H: Mos u shqeteso, ne do ta marrim pallatin siç fole ti, kjo pune ka mbaruar.
T: Është në rregull kushëriri.

H: Problemi janë paratë, ai dëshiron të shesë edhe atë dyqan që ka, a e kuptoni gjithçka mirë, vetëm problemi është koha (në kuptimin e kohës që duhet për të fituar para).
T: Në rregull.
H. Mos më telefono më e kupton? Nëse nuk vjen, dërgo dikë me makinën dhe festa mbaroi (punë e përfunduar).
T: OK.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

CNA do të vijojë të publikojë detaje nga dosja hetimore për kryebashkiakun socialist. Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale.

CNA është përpjekur të komunikojë disa herë me kryebashiakun socialist Tonin Marinaj në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona./CNA

1 VITE ME PARE

Hetimet/ Tonin Marinaj u fotografua në Firence, akuzohet se zhvilloi takime për pazaret e drogës

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe

Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e prokurorisë së Firences e siguruar nga CNA për kryebashkiakun e Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.

Ky i fundit është akuzuar nga Prokuroria e Firences se ka themeluar dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës.

Prokuroria e Firences ka përfunduar hetimet në pranverën e vitit 2016, dhe në dosjen qindra faqesh që ka referuar në gjykatë, Marinaj akuzohet se ka drejtuar një grup që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë. (lexo këtu)

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se kryebashkiaku socialist ndiqte gjithë itinerarin e drogës, nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren. (lexo këtu)

Prokuroria e Firences ka mundur të sigurojë foto, takime, si dhe biseda telefonike të kryebashkiakut të Malësisë së Madhe, i cili akuzohet se ka komunikuar me anëtarët e bandës kriminale për trafik të lëndës narkotike. Madje theksohet në dosje se ai është fotografuar gjatë takimeve dhe përgjuar në bisedat telefonike.

Hetimet

Sipas prokurorisë italiane, më 17 korrik të vitit 2010, Marinaj shkoi në Firence për të kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun "San Lorenzo". Autoritetet e akuzojnë Marinajn se shkoi në Firence edhe për shkak të menaxhimit të një ngarkese marijuane si dhe për të grumbulluar paratë nga shitja e disa sasive drogë.

"Siç përshkruhet më mirë në dosjen e tij personale, Tonin Marinaj, pak ditë pas telefonatës së lartpërmendur, pikërisht më 17 korrik 2010, shkoi në Firence, duke kërkuar mbështetje logjistike nga Lodovick Gjokaj, menaxher i një lokali në tregun San Lorenzo, zona e quajtur 'Kapela Medici'. Mbërritja e Marinajt në Firence u bë për shkak të menaxhimit të drejtpërdrejtë të ngarkesës së marijuanës të depozituar në zonën e 'Via Fratelli Benini' në numrin 8 dhe për të menaxhuar grumbullimin e parave. Atë ditë Tonini së bashku me një nga bashkëpunëtorët e tij, ndoshta kushëririn e gruas së tij Linditës, shkuan në lokalin e Lodovick Gjokajt, ku kaluan kohë me vëllain e këtij të fundit, Eduard Gjokajn, dhe më pas shkuan së bashku me këtë të fundit dhe shoqëruesin e tij në Piazza Salvemini, ku kanë kryer dy biseda telefonike. Në foto: Burri me këmishë me vija është Eduard Gjokaj, burri me këmishë blu është Tonin Marinaj, burri me këmishë në ngjyrën e bimës së jargavanit është shoqëruesi i Tonin Marinajt", thuhet në dosjen hetimore të prokurorisë italiane, e cila është mbi 200 faqe.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë italiane

Në dosjen hetimore nënvizohet gjithashtu se më 17 korrik 2010, një person shkoi në Firence për të marrë Tonin Marinajn në dalje të autostradës "Firenze Nord". Sipas organit të akuzës, këto detaje kanë dalë nga përgjimet e numrit të telefonit të Eduard Gjokës.

"Pasi ka marrë Tonin Marinajn, e ka shoqëruar drejt zonës së Lombardisë ku do të pritej nga personi i njohur nga hetimi si Artur, i cili ishte paguar nga Tonin Marinaj për t'i dhënë udhëzime Fredinand Pajës në lidhje me dorëzimin e parave në lidhje me një grup të mëparshëm droge, dërgesë e cila pritej të realizohej më 19 korrik 2010 në territorin fiorentin", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë italiane

Theksojmë se CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime. Deri në momentin e publikimit të dosjes hetimore të autoriteteve italiane, CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona. Në postimet në rrjetet sociale ai ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. (lexo këtu)

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. Ende nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare.

Pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.(lexo këtu)

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale./CNA

1 VITE ME PARE

Tonin Marinaj, "koka" e bandës kriminale?!/ Sasitë e drogës që akuzohet se trafikoi drejt Italisë

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj

8 vite më parë, në vitin 2016, kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, është hetuar nga Prokuroria e Firences në Itali se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

CNA ka siguruar dosjen hetimore në lidhje me kreun e Bashkisë së Malësisë së Madhe. (lexo këtu)

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016 ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës, mes të cilëve edhe Tonin Marinaj. 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Gjithçka nisi pas një denoncimi të bërë nga Partia Demokratike, e cila i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj. (lexo këtu)

Pas kërkesës së PD-së nisi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. Në lidhje me këtë çështje CNA i është drejtuar zyrtarisht KQZ-së se si po vijohet me këto verifikime dhe se a ka pasur dijeni për hetimet ndaj kryebashkiakut. 

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Tonin Marinaj, "koka" e bandës kriminale?! Sasitë e drogës për të cilat akuzohet se i ka transportuar nga Shqipëria drejt Italisë

Mes personave në hetim si pjesë e bandës së drogës që drejtohej nga Tonin Marinaj ishin: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Nga hetimet e prokurorisë italiane, në dokumentin e datës 22 janar 2016, e cila është një përmbledhje prej 18 faqesh, rezultoi se në 6 qershor të vitit 2010 kjo bandë ka trafikuar 11 kilogramë marijuanë. Sipas prokurorëve, droga pasi ka mbërritur në Itali i është dorëzuar Frederik Markut, i cili më pas do t'ua shiste palëve të treta. 

Ndërkohë gjatë hetimeve disavjeçare Tonin Marinaj akuzohet se ka siguruar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen e drogës te bashkëpunëtorët Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku dhe Ingrit Livazhi, të rreth 50 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie më të madhe të ruajtur në Firence. Dyshohet se sasia e drogës është transportuar në 29 maj të 2010.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë

Sipas Prokurorisë së Firences sasitë e drogës nuk kanë qenë të pakta. Ky grup kriminal me në krye Tonin Marinajn akuzohet se ka trafikuar në 14 qershor të 2010, 75 kilogramë marijuanë drejt Italisë. 

"Drejtuesi Tonin Marinaj organizoi dhe drejtoi importimin në territorin italian dhe shpërndarjen te bashkëpunëtorët për tregtim të mëvonshëm, Fredinand Paja, Rini Marku, Frederik Marku, Fred Hysaj, të jo më pak se 75 kilogramë marijuanë. Kjo sasi droge u ruajt në Firence, në duart e çiftit CARDAKU GAMUZZA", thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e prokurorisë

Në lidhje me këto hetime CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këto hetime.

Theksojmë se edhe pas këtyre hetimeve, Tonin Marinaj ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. Pra, ai mohon se është hetuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që dokumentet italiane tregojnë të kundërtën./CNA 

 

1 VITE ME PARE

Hetimet për trafik droge/ Gënjeshtra e Tonin Marinajt në formularin e vetëdeklarimit

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj

Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge. CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn, edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. (lexo këtu)

Në dosjen e autoriteteve italiane të datës 29 mars 2016, e cila mban firmën e prokurorit Giulio Monferini janë ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës. Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dokumenti në italisht i gjykatës

Prokuroria e Firences e akuzon Tonin Marinajn se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. Çështja ka kaluar në gjykatë.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dokumenti në italisht i gjykatës

Çfarë ka deklaruar Tonin Marinaj në formularin e vetëdeklarimit?

Në formularin e vetëdeklarimit të bërë më 24 mars 2023, kryebashkiaku socialist ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë nga ndonjë autoritet gjyqësor shqiptar apo i huaj.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

Po kështu, kryebashkiaku socialist ka mohuar se ka qenë nën hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për ndonjë vepër penale. 

Pra, ai mohon se është hetuar nga autoritetet italiane për trafik ndërkombëtar të marijuanës nga Shqipëria në Itali, ndërkohë që dokumentet italiane tregojnë të kundërtën. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin

CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashkiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016./CNA  

 

1 VITE ME PARE

DOKUMENTET/ Kryebashkiaku socialist, Tonin Marinaj, akuzohet nga Prokuroria e Firences për trafik ndërkombëtar droge

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Tonin Marinaj, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe

Pak javë më parë Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikojë sipas ligjit të dekriminalizimit kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj.(lexo këtu)

Sipas PD-së, Prokuroria e Firences e akuzon Marinajn si drejtues të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe këto hetime kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe i ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë kërkesë nuk ka munguar edhe reagimi i vetë Marinajt, i cili ka theksuar se gjithçka është një skenar i turpshëm dhe akuzat janë të fabrikuara dhe politike. (lexo këtu)

Ai ka theksuar se është i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja dhe SPAK-u për të nisur hetimet apo verifikimet për figurën e tij. Kështu ai mohon akuzat e PD-së. 

"U habita nga skenari i dobët, i shkruar apo i frymëzuar nga ndonjë pasdritare, skenar që nxjerr zbuluar edhe qëllimin për të cilin u sajua. Vitin që vjen ka zgjedhje dhe Malësia e Madhe e malësorët do të votojnë për qeverinë e tyre, sigurisht për të rikonfirmuar këtë mazhorancë dhe kryeministrin Edi Rama. Nuk do të kisha marrë mundimin t'u përgjigjesha 'non grata'-ve që po përpiqen të krijojnë një skenar shpifjesh në Malësi të Madhe. Por e ndiej detyrim për të gjithë banorët e Malësisë së Madhe, votues ose jo të mitë, detyrim për Partinë Socialiste, kryetarin dhe kryeministrin Edi Rama, për bashkëpunëtorët e mi, për të afërmit, miqtë e të njohurit dhe sigurisht për familjen time, të deklaroj: Me neverinë dhe përbuzjen më të madhe hedh poshtë jo vetëm këtë skenar të turpshëm, të pabesueshëm e qesharak, por çdo sulm e akuzë të fabrikuar ndaj personit tim, Bashkisë Malësi e Madhe dhe malësorëve të mi. Jam i hapur përballë çdo institucioni si KQZ-ja, prokuroria, KLSH-ja, SPAK-u apo çdo organizëm tjetër, vendas dhe i huaj, që të shqyrtojë çdo informacion në drejtimin tim. Ofroj bashkëpunimin tim maksimal për t'i lehtësuar punën me një synim të vetëm: Të gjitha të vërtetat të dalin në shesh dhe t'i mbyllet goja e shthurur e shpifjes çdo personi, qoftë ose jo anëtar apo drejtues i njërës prej PD-ve", ka theksuar ai në reagimin e tij. 

Pas kërkesës së PD-së filloi lëvizjet edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili më 11 korrik vendosi të nisë verifikimin e thelluar për kryebashkiakun socialist. 

Pas akuzave politike të bëra nga PD-ja, CNA ka siguruar dosjen hetimore të Prokurorisë së Firences si dhe një vendim gjykate për Tonin Marinajn, edhe pse ky i fundit publikisht ka mohuar hetimet nga autoritetet italiane. 

Në dosjen voluminoze me dhjetëra faqe, prokurori Giulio Monferini gjatë hetimeve të kryera, më 29 mars të 2016, ka ngritur akuza ndaj 8 personave për organizatë kriminale me përmasa ndërkombëtare për trafik të lëndëve narkotike, marijuanës.

Mes personave në hetim është Tonin Marinaj, ndërsa të tjerët janë: Gamuzza Stefania, Rini Marku, Frederik Marku, Ferdinand Paja, Bruno Nika, Saimir Hamazi dhe Bep Gjoni. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences
Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences
Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Në vitin 2016, gjatë hetimeve të kryera 8 vite më parë, Prokuroria e Firences ka dërguar në gjykatë çështjen për Tonin Marinajn, ku kryebashkiaku socialist akuzohet se ka themeluar, nxitur dhe drejtuar një organizatë me përmasa ndërkombëtare, me bazë kryesisht në Toskana, Venecia, Udine dhe në Shqipëri për trafik të marijuanës. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Si funksiononte banda kriminale?

Sipas Prokurorisë së Firences, Tonin Marinaj ka qenë kreu dhe themeluesi i organizatës kriminale, i cili kishte në terren nëngrupet e organizatës që drejtoheshin nga Bruno Nika, Arenco Pogu, Silvia Piemonte.

Tre personat e fundit kujdeseshin edhe për familjarët e anëtarëve të grupit, në rast se këta të fundit do të arrestoheshin nga policia. Ata siguronin edhe armët e zjarrit, komunikimet midis grupit, si dhe kodet që përdornin gjatë bisedave. 

Nga hetimet e prokurorisë ka rezultuar se Marinaj ndiqte gjithë itinerarin e drogës, nga prodhimi deri te shitja me pakicë. Lënda narkotike sigurohej në Shqipëri, e cila pasi mbërrinte në Itali u dorëzohej korrierëve, të cilët nisnin shpërndarjen në terren.

Rini Marku, së bashku me vëllain e tij, Frederik Marku dhe Ferdionand Pajën, drejtonin shpërndarjen e drogës me shumicë dhe pakicë. 

Bruno Nika, në rolin e korrierit, transportonte lëndën narkotike nga Firence në Venecia. 

Stefania Gamuzza bashkë me një tjetër person, Danjel Cardakun, kishin për të ruajtur lëndën narkotike dhe detyrën për shpërndarjen e lëndës narkotike te blerës të ndryshëm. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dokumenti në italisht i gjykatës
Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Dokumenti në italisht i gjykatës

"Sipas informacioneve që përshkruhen në detaje episodet e trafikimit të lëndës narkotike të llojit marijuanë, si dhe bashkëpunëtorët për kryerjen e këtij aktiviteti, përkatësisht: (i) Episodi i parë: Kreu i organizatës kriminale, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët të 50 kilogramëve marijuanë në Firence, në datën 29.05.2010; (ii) Episodi i dytë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarje tek anëtarët për shitje të jo më pak se 75 kilogramëve marijuanë, në Firence, në datën 14.06.2010; (iii) Episodi i tretë: Kreu i organizatës, Tonin Marinaj, ka organizuar dhe drejtuar importimin në territorin italian dhe shpërndarjen tek anëtarët e 42 kilogramëve marijuanë, pjesë e një sasie prej 388 kilogramësh marijuanë të magazinuar në Firence, në datën 23.07.2010. Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në këtë magazinë është gjendur edhe një pistoletë e kalibrit 9 mm dhe 100 gramë kokainë", thuhet në dosjen e prokurorisë. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Hetimet e Prokurorisë së Firences

Vendimi i Gjykatës së Firences

Një seancë gjyqësore për 8 të pandehurit është zhvilluar në 12 maj të 2016, ky gjyqtari Angelo Antonio Pezzuti caktoi që seanca e radhës të zhvillohej më 13 tetor të 2016-ës. Tonin Marinaj nuk ishte kapur nga autoritetet italine dhe do të gjykohej në mungesë. 

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Vendimi i Gjykatës së Firences

Edhe në vendimin e gjykatës theksohet se Tonin Marinaj akuzohet si drejtuesi, organizuesi dhe nxitësi i organizatës kriminale të angazhuar në trafikimin e lëndës narkotike të llojit marijuanë.

Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Vendimi i Gjykatës së Firences
Dosja e plotë e Prokurorisë së Firences për Tonin
Vendimi i Gjykatës së Firences

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi CNA ka tentuar disa herë të komunikojë me kryebashiakun socialist, Tonin Marinaj, në lidhje me këtë çështje, por ai nuk u është përgjigjur telefonatave tona.

Qëllimi i telefonatave ka qenë marrja e një prononcimi nga zoti Marinaj për akuzat e ngritura nga autoritetet italiane dhe si ka vijuar çështja pas vitit 2016. Ne kemi kërkuar më shumë se 4-5 herë komunikim me të, por ai nuk na është përgjigjur.

Fakti është se PD e ka akuzuar, kryebashkiaku thotë janë akuza politike, CNA publikon dokumentet për hetimet e prokurorisë italiane, ku përfshihet edhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, i cili në vend që të sqarojë pozicionin e tij në këtë çështje, ka zgjedhur ta politizojë atë. CNA do të vijojë të publikojë të gjitha dokumentet e autoriteteve që disponon në lidhje me këtë çështje./CNA 





Lajmet e fundit nga