Zgjaten tentakulat/ Si Erion Veliaj furnizonte me para OJF-të e Ajolës dhe familjarëve

CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku Erion Veliaj financon OJF-të e bashkëshortes së tij Ajola Xoxës dhe familjarëve të saj.
Sot po sjellim dy OJF, “MUZA” dhe “EVENTUS”. Të dyja këto OJF janë të themeluara sipas të dhënave nga dosja hetimore e SPAK-ut nga familjarët e Ajola Xoxës, daja i saj Erald Simixhiu.
Le t’i marrim një nga një.
Detajet për qendrën “MUZA”.
Personi themelues i qendrës “MUZA” është Erald Simixhiu, daja i Ajola Xoxës, megjithëse janë bërë disa herë ndryshime për drejtimin e kësaj kompanie.
Kapitali fillestar i qendrës “MUZA” ishte 10.000 lekë. Qendra ndodhet me seli në rrugën “Njazi Demi”, pallatet “1 Maji”, e njëjta adresë me qendrën “Eventus”. Kjo qendër merret me promovimin e artit dhe kulturës.
Adresa kryesore e kontaktit është në rrugën “Ibrahim Rugova”, Sky Tower, kati 10.
Sipas të dhënave, qendra “Muza” ka kryer një pagesë nga Bashkia e Tiranës në vlerën e 1,620,248 lekëve, për një event muzikor “Baroques Meets Jazz”, datë 10 maj 2024, që është firmosur nga Erion Veliaj.
Më poshtë do të shihni tabelën për buxhetin për financimin dhe kontraktimin e zërave financuar nga Bashkia e Tiranës.

Më poshtë po pasqyrojmë shpenzimet e kryera të qendrës “Muza” me fondet e dhëna nga Bashkia e Tiranës dhe me firmë të Erion Veliajt.

Po ashtu vërehet se kjo qendër ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë së Tiranë si më poshtë:
-10 maj 2024 faturë me vlerë 2,177.748 lekë
-20 maj 2024 po kjo shumë është regjistruar si negative, kthim-kredit-anulim duke e zeruar faturën e mëparshme
-20 maj 2024 regjistrohet fatura pozitive me vlerë 2,042,748 lekë
-Më 29 maj 2024 regjistrohet fatura me 1,642,748 lekë
-Po në 29 maj 2024 fatura e dytë prej 2,042,748 lekësh regjistrohet sërish si negative duke anuluar faturën e datës 20 maj 2024
-Në përfundim Bashkia e Tiranës është faturuar për 1,642,748 lekë nga qendra “Muza”.
Më tej nga deklarimet rezulton se qendra OJF “Muza” është faturuar nga subjektet e mëposhtme:
-“Arts Lab” 1,100,000 lekë
-Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare 467,748 lekë
-Adela Kondakçiu 180,000 lekë
-“Partners Law” sh.p.k. 120,420 lekë
-“Phoenix +” sh.p.k. 60,000 lekë
-“Kalemi Travel & Tours” 37,811 lekë
-“Image & Communications Development” sh..p.k. 6000 lekë
-“AVA Studio”: 0 lekë
Analizimi i faturave të blerjes së qendrës “Muza” sipas datave
“Arts Lab”
-Me 10 maj 2024 ia ka lëshuar dy fatura “Muza”-s me vlerat 600,000 dhe 500,000
-Totali i faturave që “Muza” ka pranuar nga “Arts Lab” është 1.100,000 lekë.
Drejtoria e Shërbimeve qeveritare
-Më 10 maj 2024 ka lëshuar faturë me vlerë 467,748.
-Me 20 maj 2024 i njëjti subjekt ka anuluar faturën dhe ka lëshuar një faturë të re me po të njëjtën vlerë 467,748 lekë.
Muza është faturuar në një total neto prej 467,748 lekë nga ky subjekt.
-Adela Kondakçiu
Janë regjistruar disa fatura me vlerë 20,000 në intervalin kohor mes 12 mars 2024 dhe 30 tetor 2024.
Në total “Muza” ka pranuar 9 fatura prej 20,000 lekësh që e çojnë shumën në 180,000 lekë.
“Partners Law” ka lëshuar një faturë, e lëshuar më 17 maj 2024, me vlerën 120,420 lekë
-“PHOENIX +” SH.P.K. (K31505091L)
Më 10 maj 2024, “PHOENIX +” SH.P.K. i ka lëshuar “Muza”-s një faturë me vlerë 60,000 lekë
-“KALEMI TRAVEL & TOURS” (L62303012A)
Ka një faturë të vetme më 26 prill 2024, me vlerë 37,811 lekë
-“Image & Communications Development” sh.p.k. (L01511027P)
“Muza” ka pranuar një faturë prej 6,000 lekësh më 29 prill 2024.
-“AVA Studio” sh.p.k. (M122120120)
Më 10 maj 2024, subjekti ka lëshuar dy fatura: 100,000 dhe 300,000.
Më 30 maj 2024 ka dërguar dy fatura krediti (negativ) që anulojnë plotësisht faturat e mëparshme: (300,000) dhe (100,000).
Kjo e çon totalin neto në 0, duke treguar se nuk mbetet asnjë detyrim aktiv.
Bazuar në sa më sipër, arrihet në përfundimin se qendra “Muza”, e themeluar nga shtetasi Erald Simixhiu, i cili është familjar i shtetases Ajola Xoxa, por që kontrollohet efektivisht nga kjo e fundit, ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.
Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas janë shpërndarë te shtetasja Linda Kazani (familjare e shtetases Ajola Xoxa) dhe te shoqëria tregtare “Arts Lab”, në pronësi ligjore të shtetasit Erald Simixhiu, por në pronësi faktike të shtetases Ajola Xoxa.
Gjithashtu, nga faturimet evidentohet se qendra “Muza” ka paguar shoqërinë Partner Law, në pronësi të shtetases Ajola Xoxa, si dhe janë kryer pagesa për shtetasen Adela Kondakçiu, e cila shërben si ekonomiste për shoqëritë dhe organizatat e lidhura me shtetasen Ajola Xoxa.
Po ashtu, vlen të theksohet fakti i lëshimit fillimisht të një fature tatimore për subjektin “Ava Studio” (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa), e cila më pas është anuluar.

TË DHËNAT për “Eventus”
Nga aktet e administruara rezulton se familjarët e shtetases Ajola Xoxa kanë krijuar edhe një qendër tjetër me karakter jofitimprurës ku themelues janë sërish shtetasit Emil Simixhiu, Erald Simixhiu, dhe Linda Kazani (përkatësisht djali i dajës, daja dhe bashkëshortja e dajës së shtetases Ajola Xoxa), kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin "Eventus".

Financuesi më i madh për qendrën “Eventus” është Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj, si dhe subjekti “Palushi” sh.p.k., të cilin Veliaj e ka shpërblyer me disa leje ndërtimi.
BASHKIA E TIRANËS (Faturë nga shitësi) (ID: K11729002L): 10,580,000 lekë
PALUSHI (Faturë nga shitësi) (ID: K12202004R): 3,237,300 lekë
BANKA AMERIKANE E INVESTIMEVE SH.A. (Faturë nga shitësi) (ID: J91725007P): 2,220,000 lekë
MINISTRIA E KULTURËS (Faturë nga shitësi) (ID: J91326001G): 900,000 lekë
“E-BUSINESS SOLUTIONS” (Faturë nga shitësi) (ID: L61720027D): 145,500 lekë
Total: 17,082,800 lekë

Nga analizimi i deklarimeve të blerjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se qendra "Eventus" ka deklaruar blerjet në total 10,212,909 lekë.

Siç e tregojnë të dhënat konstatohet se pjesa më e madhe e fondeve që kjo qendër ka përfituar (kryesisht nga Bashkia Tiranë) është përdorur për likuidimin e shërbimeve të kryera nga shoqëria "Ava Studio" sh.p.k. (në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, por kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa) dhe shoqërisë "Arts Lab" sh.p.k. (në pronësi të shtetasit Erald Simixhiu, bashkëshorti i themelueses së kësaj qendre, por kontrolluar faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa).
Pra, njëjtë si në rastin e mëparshëm rezulton se Erion Veliaj ka firmosur dhe u ka dhënë fonde OJF-ve të themeluara nga familjarët e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe vetë bashkëshortes.
Çifti Veliaj-Xoxa sigurohen gjithnjë që paratë që qarkullojnë të shkojnë sërish në rrethin e tyre familjar dhe në xhepin e tyre.
Këto fakte tregojnë qartazi skemën e korrupsionit që është përdorur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, që ka dhënë fonde për secilën OJF ku dalin familjarët e tij dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa./ CNA














