Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Në audiopërgjimet që CNA ka siguruar, të cilat janë çuar nga SPAK-u në Apelin e GJKKO-së, duket qartë në një bisedë mes Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt, shmangia që bashkëshortja e Veliajt i bën Konsullatës Amerikane në Tiranë.
Sipas materialeve, duket qartë se Ajola është kontaktuar nga Konsullata Amerikane. Nuk dihet arsyeja. Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për ta hequr atë.
Ajola dihet që ka vizë, nuk dihet arsyeja pse e kanë thirrur.
Se në rast se kërkonte vizë në Konsullatën e SHBA-së nuk kishte arsye për të mos shkuar, por duket e qartë në bisedë se shmanget Konsullata e SHBA-së dhe më pas Erion Veliaj i thotë se me ardhjen e Aleksit do të zgjidhen gjërat.
Aleksi nuk e ka mbiemrin në tekst, por me sa dyshohet nga kuptimi i bisedës mund të jetë Alex Soros, miku i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, të cilin ai e shpall shpesh vëlla e mik të tij të ngushtë.

Pra, nga e gjithë biseda kuptohet qartë shmangia që i bëhet dhe nga Ajola, por dhe më pas, pas telefonatës me Veliajn dhe me qëndrimin e kryebashkiakut që të shmanget Konsullata Amerikane. Arsyeja pse shmanget një institucion i tillë diplomatik është pak e çuditshme.
Më lart e theksuam se Konsullata të thërret ose për të të dhënë vizën ose për të të hequr vizën.
Në rast se do të kishte një aplikim për vizë kuptohet që ajo do të kishte shkuar me vrap, arsyeja pse nuk ka shkuar nuk dihet.
Pra, ka jo pak dyshime që ndoshta diçka tjetër po ndodhte në Konsullatën e SHBA-së dhe Ajola ka dashur ta shmangë që të mos ketë asnjë kontakt me Konsullatën e SHBA-së në Tiranë.
CNA do të vijojë sot me publikimin e përgjimeve të tjera për kryebashkiakun Erion Veliaj të arrestuar për akuza të rënda si korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
CNA po sjell një komunikim të Veliajt me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Në datën 18 shkurt të vitit 2025, Ajola Xoxa vë në dijeni Erion Veliajn se Konsullata Amerikane i ka kërkuar që në datë 19 shkurt të 2025-ës të paraqitet tek Ambasada Amerikane në Tiranë.
“18.02.2025
Në orën 16:00, shtetasja Ajola Xoxa kontaktohet nga Konsullata Amerikane, nga ku i kërkohet të paraqitet në datë 19.02.2025 pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajola Xoxa e informon se për shkaqe shëndetësore e ka të pamundur dhe e lënë për të biseduar për një datë tjetër”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.
Në një tjetër përgjim të siguruar nga CNA, pikërisht në datën 19 shkurt 2025, Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajola Xoxës në Ambasadën Amerikane ku i thotë se nuk ka pse të shkojë t'u japë llogari palëve të një shteti tjetër.
Ndër të tjera Veliaj përmend emrin e Aleksit (që dyshohet të jetë Alex Soros) dhe i thotë se kur të vijë ai do të rregullohen gjërat dhe s’ka nevojë të japë llogari.

“19.02.2025
Në orën 18:15, Erion Veliaj bisedon në lidhje me thirrjen e Ajolës në Ambasadën Amerikane, ku i thotë se nuk ka pse të shkojë dhe se është administratë tjetër. I thotë se kur të vijë Aleksi do të rregullohen gjërat dhe s’ke nevojë që t'u japësh llogari palëve që nuk janë vendi yt”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA./ CNA
Mjafton të shikoni këtë shkrim, këtë editorial të Mero B...
CNA ka siguruar përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj...
CNA paralajmëroi se do të publikonte sot rreth orës 18:00 ...
CNA do të vazhdojë që pas orës 18:00 të publikojë përgjime...
Rrjedhje materialesh hetimore, marrje në pyetje, akte, dok...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në 27 Korrik të vitit 2021 ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është ankuar një 30-vjeçar...
Adriatik Lapaj, njeriu që e ka pranuar publikisht se është...
Një tjetër rast flagrant i abuzimit me pushtetin dhe ligji...
Gazetari Telnis Skuqi ka denoncuar një tjetër rast kur kri...
Në mënyrë të përsëritur, emisioni “Stop” në Tv Klan ka tra...
Natën e Krishtlindjeve kanë sulmuar godinën kryesore të “O...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pagoi 300 mi...
Të tjera tentakula të dyshes Arbër dhe Erion Veliaj dalin ...
Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku rapor...
Një tjetër rast bullizimi dhe dhune raportohet në shkollën...
Kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt të arrestuar n...
Për konfliktin e zonjës Kostandina Hasa me babain e saj 88...
Nazmi Hasa një i moshuar 88-vjeç nga Korça, në vitin 2023 ...
Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsio...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...