web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali/ I kërkuari nga SPAK-u, Piro Zoga, merr tender nga OST Shkodër

20 Mars 2025, 08:18, Denoncim CNA

Skandali/ I kërkuari nga SPAK-u, Piro Zoga, merr tender nga OST

Një denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së CNA, ku raportohet se OST Njësia Operative Shkodër i ka dhënë tender një të akuzuari nga SPAK-u, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë arrest me burg, por nuk është ekzekutuar pasi ndodhet në arrati.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Prokurimit Publik, vërtetohet se tenderi me objekt “Distilator Uji” i është dhënë kompanisë “KRIJON” me vlerë 298.000 lekë me fond limit 590.000 lekë.

Skandali/ I kërkuari nga SPAK-u, Piro Zoga, merr tender nga OST

Tenderi rezulton se është hapur më datë 13.03.2025 dhe është mbyllur me datë 17.03.2025 ku fituese është shpallur kompania “KRIJON” e Piro Zogës.

Skandali/ I kërkuari nga SPAK-u, Piro Zoga, merr tender nga OST

Skandali/ I kërkuari nga SPAK-u, Piro Zoga, merr tender nga OST

Piro Zoga rezulton të jetë një person i kërkuar nga drejtësia, pasi është akuzuar për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal (katër raste).

Zoga del në hetimet e SPAK-ut dhe përgjimet për skandalin që shpërtheu në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku u arrestuan disa zyrtarë dhe të tjerë u vendosën në detyrim me paraqitje.

Nga hetimet dhe përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, janë hetuar në kuadër të këtij procedimi nëntë procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milionë) lekësh.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK-u, një nga kompanitë që ka përfituar tenderë në shkelje është edhe "Krijon" e Piro Zogës, ndaj të cilit është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”, por nuk është ekzekutuar pasi është në kërkim.

“Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të anëtarëve të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, shtetasit; A.Ll, M.Q., A.M., E.S, K.J., A.S., A.B., S.S., I.K., D.L., A. P., A.K., R.Dh., B.S., T.P., E.K., K.L., E.Sh., në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, shtetasin E.T., të cilët, kanë krijuar kushte dhe favorizuar në shpalljen fitues në këto procedura prokurimi, operatorët ekonomik “Krijon”sh.p.k, “Zero Group” sh.p.k, “Malvina Visoka PF”.

Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit,  specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”. 

Në të gjitha procedurat e prokurimit të mësipërm, operatorët ekonomik fituesë; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF” kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.

Janë evidentuar raste të zhvillimit të procedurës së prokurimit me operator eknomik të paracaktuar fitues, për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit (procedura prokurorimi të zhvilluara pas administrimit më parë të këtyre paisjeve, për të cilat më pas janë kryer procedura prokurimi fiktive dhe marrje në dorëzim e tyre)”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Pra, një i akuzuar për falsifikim dokumentesh në 4 raste, edhe pse në kërkim nga drejtësia, vijon të marrë tenderë dhe këtë herë në skandal është përfshirë OST Njësia Operative Shkodër./ CNA





Lajmet e fundit nga