
Kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash, Erion Veliaj, vijon sagën e gënjeshtrave dhe duke nxjerrë nga konteksti atë që i leverdis nga dosja e SPAK-ut.
Një ditë më parë, Veliaj tha se një nga akuzat që kishte në dosje ishte fakti që kishte shpërndarë në faqet e tij në rrjetet sociale fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të tij.
Kështu Veliaj bie brenda me këmbët e tij në gropën që i ka hapur vetes.
CNA do të sjellë sot detajet e dosjes hetimore të SPAK-ut që tregojnë faktet dhe provat që Veliaj ka financuar për OJF-të e bashkëshortes së tij, të cilat në bashkëpunim edhe me institucione të tjera kanë financuar shfaqjen për të cilën flet Veliaj, “International Contemporary Dance Festival”.
Sipas të dhënave që dalin në dosjen hetimore të SPAK-ut deri në këtë fazë të hetimit paraprak rezulton që fondet publike në favor të OJF-ve kontrollohen faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa dhe ato nuk janë shpërndarë vetëm nga Bashkia Tiranë, por edhe institucione të tjera publike.
Kjo vlen për të kuptuar akoma më mirë mekanizmin e kalimit të parave nga institucionet publike tek OJF-të, prej tyre te sh.p.k.-të dhe individët, të gjithë të kontrolluar, por edhe të lidhur ngushtë me shtetasen Ajola Xoxa dhe kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Nga kontrollet e ushtruara janë marrë dokumente që janë administruar pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, akte të cilat lidhen me:
1) Projektin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2022”, ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.
2) Projektin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2023”, ku përfshihen kontrata të lidhura, transaksione, pagesa e fatura.
3) Kontrata të lidhura ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe shoqërisë “Rametal” sh.p.k., ku përfshihen transaksione, pagesa e fatura.
Sipas të dhënave në dosjen hetimore të SPAK-ut të zbardhur nga gjyqtari Erjon Bani kuptohet se ka pasur dy edicione të festivalit “International Contemporary Dance Festival Tirana” në vitin 2022 dhe vitin 2023.
Për festivalin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2022” organizatore ka qenë OJF “BYLA”, e cila është në pronësi të Ajola Xoxës. Kjo OJF është e mbështetur me fonde të shumta nga Bashkia e Tiranës me firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj sipas vendimit të zbardhur të gjykatës. Në vendim theksohet se Ajola Xoxa në festivalin “International Contemporary Dance Festival Tirana 2022” kishte funksionin e drejtoreshës artistike.
Një nga financueset e festivalit ka qenë edhe Ministria e Kulturës.
“Me datë 15.09.2022 ‘Balkan Youth Link Albania 2’ (BYL-A) në bashkëpunim me D18 Paris i drejtohet Ministrisë së Kulturës për zhvillimin e festivalit të kërcimit ‘International Contemporary Dance Festival in Tirana’.
Me datë 31.10.2022 është nënshkruar Kontrata për Mbështetje Financiare me Fonde Publike, Nr.5801/6 Prot, datë 31.10.2022, me palë Ministria e Kulturës, e përfaqësuar nga Arian AVRAZI, Drejtor i Drejtorisë së Konceptimit dhe Fizibilitetit të Projekteve të Kulturës, dhe ‘Balkan Youth Link Albania’ me Ina Goxhaj, përfaqësuese e Qendrës, drejtore Ekzekutive, në cilësinë e drejtuesit të projektit.
Në këtë kontratë shpjegohet vlera e financimit në shumën 3.100.000 lekë, ku përfshihet TVSH, komisionet bankare dhe të gjitha detyrimet fiskale apo detyrime të tjera që njeh legjislacioni shqiptar: Pagesa do realizohet në 2 faza: Faza e parë 60% të shumës dhe Faza e dytë: 40% të shumës. Gjithashtu, u administrua edhe fatura elektronike nr.6/2022'datë. 02.11.2022, me shitës: ‘BYL-A’ dhe me blerës: Ministria e Kulturës. Vlera: 1.860.000,00 ' lekë.
Me interes për hetimin paraqitet përfshirja e shtetases Ajola Xoxa në këtë projekt. Konkretisht, nga këqyrja ka rezultuar se më datë 01.11.2022 është nënshkruar një Marrëveshje Shërbimi ndërmjet: Qendra ‘Balkan Youth Link-Albania’, përfaqësuar ligjërisht nga drejtoresha Ekzekutive Ina Goxhaj, dhe shtetasja Ajola Xoxa. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasja Ajola Xoxa e cila nga aktet e administruara në fashikull, provohet të jetë menaxhuesja faktike e OJF ‘BYL-A’, merr përsipër për këtë të fundit, të kryejë detyrat e drejtoreshës artistike të festivalit ‘International Contemporary Dance Festival in Tirana’, kundrejt çmimit bruto në vlerën 400.000 (katërqind mijë) lekë, shumë që do t'i paguhet në llogarinë bankare” thuhet në vendimin e gjykatës.

Nga komunikimet evidentohet se OJF “Harabel”, në pronësi faktike të shtetases Ajola Xoxa, e cila rezulton të jetë edhe anëtare bordi, por jo drejtor ekzekutive dhe jo pronare përfituese, role këto që mbulohen nga shtetasi Driant Zeneli, organizon një mbrëmje gala në Pallatin e Brigadave, e cila duket se përmbyll Festivalin e Dance-it Bashkëkohor Modern, ku mbështetës rezultojnë të jetë dhe Bashkia Tiranë, por edhe OJF “BYL-A”, edhe kjo në pronësi faktike të shtetases Ajola Xoxa. Mbështetja e “BYL-A”-s konsiston në pagimin e një shume të hollash prej 90.000 lekësh për shtetasen Ketrina Braho, këtë radhë si individ.
Kontrata e shërbimit në këtë rast është interesante, për shkak se ka për objekt ofrimin e një shërbimi si koordinatore projekti prej shtetases Ketrina Braho, në favor të kërkuesit të shërbimit “BYL-A”, për të marrë pjesë në festivalin “International Contemporary Dance Festival in Tirana”.
Për të qenë më të qartë, nga kontrata e shërbimit rezulton se një OJF si “BYL-A”, në kontroll faktik të shtetases Ajola Xoxa, e cila ka përfituar fonde nga Bashkia Tiranë, i kalon një shumë të hollash shtetases Ketrina Braho, e cila nga ana e saj rezulton të jetë punonjëse e “OJF Harabel”, në pronësi faktike gjithashtu të shtetases Ajola Xoxa.
Pra, për shkak edhe të kompleksitetit të lëvizjeve të të hollave, OJF “Harabel”, që organizon Festivalin e Dance-t Bashkëkohor-Modern, e kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa, mbështetet nga “BYL-A” që kontrollohet nga Ajola Xoxa dhe që është përfituese e fondeve publike nga Bashkia Tiranë, duke paguar në këtë rast jo “Harabelin” drejtpërdrejt, por nëpërmjet një punonjëseje të kësaj organizate (Ketrina Braho).
Mekanizmi është i shpjegueshëm, për sa kohë kalimi i lekëve nga një OJF si-“BYL-A” tek një OJF tjetër si “Harabel”, do të bënte të ishim në gjendjen zero, për shkak se të dyja këto organizata janë të detyruara të dalin pa fitim.
Por ndërkohë personat në fjalë kanë gjetur zgjidhjen, duke i kaluar një pjesë të të hollave një individi (Ketrina Braho), i cili rezulton të jetë pjesë historike e “Harabel”, aq sa njihet edhe si Keti i “Harabelit”. Prej këtej është e thjeshtë të arrish në konkluzionin logjik se e gjithë kontrata e shërbimit e nënshkruar mes palëve është tërësisht fiktive dhe të gjitha përfitimet koordinohen nga një dorë e vetme, shtetasja Ajola Xoxa.

Gjatë deklarimit të dhënë nga shtetasja Adela Kondakçiu më datë 07.01.2025 në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, në lidhje me sponsorizimet e bëra nga shoqëria “Kontakt”sh.p.k. te “BYLA”-OJF, deklaruesja shpjegon se shoqëria “Kontakt” ka bërë dy të tilla, por herën e parë ka paguar direkt Tim Newman për festivalin ICDF edicioni i parë në vitin 2022. Ndërsa për edicionin e dytë, në vitin 2023 është paguar “BYL-A”, gjithmonë me konfirmim të Ajolës. Më pas është folur me ekonomisten e “Kontakt” sh.p.k. për kontratën dhe faturën, shtetasen Eralda Ikonomi. Në lidhje me këtë është vendosur që kontrata duhej të ishte marrëveshje bashkëpunimi dhe jo kontratë sponsorizimi.
Gjithashtu, gjatë komunikimit me “WhatsApp” me shtetasen Ketrina lidhur me shoqërinë “Kontakt” sh.p.k., Adela Kondakçiu vijon duke thënë se: “edhe me ‘Kontaktin’ sot më marrin për kontratën, unë jam në ajër”. Ketrina i përgjigjet: “Na e nxin Opera me Ministrinë, po: bëjnë sikur është i tyre festivali. As vende në sallë nuk po na lënë për sponsorët tanë”.
"Ajolën", shprehet Ketrina, "nuk e kam parë më të stresuar".
Në vendimin e gjykatës theksohet se nga deklarimet e Fatmir Bektashit kompania “Kontakt” i kishte kërkuar Erion Veliajt që të ishte në takim me qëllim që të njihej me projektin dhe ta miratonte atë. Për këtë arsye tregon se ka paguar edhe biletat, si dhe hotelin. Pra, rasti në fjalë lidhet për interesin që kishte Fatmir Bektashi për realizimin e projektit Mangalem 21, i cili duhej miratuar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky i fundit nuk e ka deklaruar këtë fakt në ILDKPKI.


Në deklarimet e tij, Erion Veliaj ka mohuar të jetë në dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij OJF apo gjithçka tjetër.
Në dosje theksohet se Veliaj është shprehur se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me shumat e të hollave që xhirohen në këto kompani, pasi nuk ka asnjë interes për lekët. Ai gjithashtu nuk ka asnjë shpjegim në lidhje me rolin e bashkëshortes së tij tek organizata “Harabel”.

Por sipas prokurorëve këto deklarime bien ndesh me provat e administruara.
Së pari, këto deklarime kundërshtohen fillimisht nga rezultatet e përftuara nga këqyrja e faqes online të “Instagram” të shtetasit Erion Veliaj.
“Nga procesverbali i këqyrjes datë 21.01.2025, i përpiluar nga Hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), rezulton se në rrjetin social ‘Instagram’, tek adresa ‘Erion Veliaj’, evidentohet një postim i bërë nga ky i fundit më datë 20 shtator 2023. Ky postim lidhet me eventin që do të organizohet në datën 23.09.2023-22.10.2023, ‘International Contemporary Dance Festival’.
Në këtë postim publikohet se ‘Harabel Contemporary’, D18 Paris, ‘BYL-A’ në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (por edhe me mbështetjen e Bashkisë Tiranë) organizojnë edicionin e dytë të festivalit nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj. Në vijim të tekstit publikohet edhe kalendari i shfaqjeve. Postimi përmban në total 8 fotografi/reklama/postera, njëri pas tjetrit.
Së dyti, nga procesverbali i këqyrjes së pjesshme të datës 22.01.2025 në lidhje me të dhënat e përftuara nga telefoni celular i shtetasit Driant Zeneli, administruar në fashikullin penal, ka rezultuar në përmbledhje se shtetasi Erion Veliaj interesohet për ecurinë e aktivitetit të OJF-ve të kontrolluara nga bashkëshortja e tij, specifikisht në rastin konkret të “Harabel”, fakt ky që bie ndesh me deklarimet e shtetasit nën hetim për padijeni të plotë rreth angazhimeve të bashkëshortes së tij”, thuhet në dosjen hetimore.

Ina Goxhaj i thotë me shaka Adelës nëse si ish-drejtoreshë ekzekutive e “BYL-A”-s i takon ndonjë biletë për shfaqjen “Workshop” nga Ballet Preljocaj, që mbahet në TOB më datë 26.09.2023.
Duke i thënë që i ka përmendur dhe Erion Veliaj, duke e thirrur këtë të fundit si “Lali Eri”, Ina Goxhaj i nis Adelës një faqe “Instagram”-i të këtij të fundit, duke i thënë të qeshë pak.
Në fakt, nga faqja e “Instagram”-it të shtetasit Erion Veliaj duket që ky i fundit reklamon shfaqjen e mësipërme, duke shtuar se ajo mbështetet nga OJF “Harabel” e shtetases Ajola Xoxa.
Madje edhe kur diskutohet mes shtetaseve Adela Kondakçiu dhe Ina Goxhaj në lidhje me një konflikt të lindur mes “Harabel” dhe TKOB për shitjen e biletave, kjo e fundit shprehet: “e rregullon lali Eri”.

Pra, qartësisht Erion Veliajt i del zbuluar edhe një tjetër gënjeshtër, pasi prokurori ka evidentuar jo vetëm postimet në rrjetet sociale, por edhe që kryebashkiaku jo vetëm ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes madje shqetësohet për ecurinë e tyre, duke shtuar këtu faktin se shumicën e fondeve ashtu siç e kemi raportuar edhe më herët nga faktet në vendimin e gjykatës OJF e Ajola Xoxës e kanë marrë nga Bashkia e Tiranës me firmën e vetë kryebashkiakut./ CNA
Një premtim që lë shumë për të dëshiruar. Nga janari 2025...
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Kryeministri Edi Rama, sot u hodh sërish në sulm ndaj ...
Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpr...
Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipa...
Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjete...
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...