Dokumentet/ Nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro tek Ajola Xoxa
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...

Një premtim që lë shumë për të dëshiruar.
Nga janari 2025, Bashkia e Tiranës ka vënë në zbatim vendimin për pajisjen e pensionistëve rezidentë me abone falas për transportin publik.
Në letër, ky vendim duket si një lehtësim i madh për të moshuarit, por në praktikë, marrja e një aboneje është kthyer në një sfidë të vërtetë për pensionistët, të cilët duhet të paraqiten çdo muaj në kioskë për të përfituar shërbimin.
Çdo mëngjes, fytyra të lodhura të pensionistëve mbushin radhët pranë pikave të shpërndarjes së aboneve në Tiranë. Pa organizim dhe pa infrastrukturë të përshtatshme, të moshuarit detyrohen të presin për orë të tëra, shpesh në këmbë, pavarësisht gjendjes së tyre shëndetësore.
“Vijmë që në orët e para të mëngjesit për të zënë radhën. Jemi me tension, jemi të sëmurë. Mezi qëndrojmë në këmbë,” thote një pensionist pranë kioskës te “Brryli.”
Një tjetër pensioniste ankohet: “E kam të vështirë, jam invalide, rri 2 orë në këmbë.”

Punonjësit në kioska konfirmojnë se pikat e shpërndarjes janë të hapura çdo fillim dhe fund muaji nga ora 07:00 deri në 19:00. Megjithatë, vetëm vetë pensionistët mund të marrin abonenë, duke përjashtuar çdo mundësi për ndihmë nga familjarët apo të afërmit.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, kishte deklaruar më parë se pensionistët nuk do të duhet të prisnin në radhë dhe se aboneja do të ishte e thjeshtë për t’u marrë. Realiteti në terren, megjithatë, tregon një histori krejt tjetër.
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban Dashnor Memaj shprehet se do të ishte më e drejtë që çdo politikë sociale të shtrihej në të gjitha bashkitë ku ka transport publik urban, pasi pensionistët e tjerë ndihen të diskriminuar.
Një detaj i rëndësishëm që shton dyshimet për një premtim elektoral është fakti që aboneja falas nuk do të shpërndahet gjatë tre muajve të verës (qershor-gusht), periudhë kjo që përkon menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
“Pensionistët janë me pushime,”- tha Veliaj, duke justifikuar ndërprerjen e shërbimit gjatë verës.

Zëri i kritikëve: Diskriminim dhe tallje
Anëtarë të Këshillit Bashkiak, si Endri Shabani, e kanë cilësuar këtë vendim si tallje ndaj pensionistëve, duke propozuar që ata të udhëtojnë me librezen e pensionit ose që abonetë të shpërndahen në pikat e pensionit.
Nga ana tjetër, Dorian Teliti nga PD dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë e kanë cilësuar këtë situatë si një trajtim skandaloz ndaj të moshuarve, të cilët janë më të varfër dhe më të pambrojtur se kurrë.
Nuk kanë munguar edhe akuzat se ky premtim është një kopjim i programit të kandidatit Belind Këlliçi për transport publik falas për të gjithë. Ndërkohë, Veliaj është shprehur se kjo ide nuk është realiste, duke e krahasuar me “tramin imagjinar” të Lulzim Bashës.

Ndërsa shumë vende evropiane po ofrojnë transport publik falas për të gjithë qytetarët, përfshirë turistët, Tirana duket se po përdor abonenë falas si një mjet për të tërhequr vota. Nëse aboneja falas për pensionistët është një politikë sociale apo një lëvizje elektorale, këtë do ta tregojë koha. Por, deri atëherë, pensionistët do të vazhdojnë të qëndrojnë në radhë, të lodhur dhe të zhgënjyer.
Qytetarët të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës, me kartë ID dhe fotografi në 8 pikat e shpërndarjes. Përfitojnë 177 mijë pensionistëve.
Kioska tek Biblioteka Kombetare, rruga “Luigj Gurakuqi”;
Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”;
Kioska tek Stacioni i Trenit”, rruga “Reshit Petrela”;
Kioska tek 15 Kateshi, rruga “Urani Pano”;
Kioska tek Brryli, blv “Zan d’Ark”;
Kioska pranë shkollës “Sabaudin Gabrani” .
Kioska pranë rrugës “Llazi Miho” tek stacioni i linjës nr.15 Kombinat-Kinostudio.
Kioska pranë rrugës”Hoxha Tahsim” tek Kubi.

Me qëllimin e uljes së përdorimit të karburanteve dhe rritjes sëpërdorimit të trenit, autobusit dhe tramvajit, shtetet evropiane kanë bërë ndryshime të mëdha në sektorin e transportit.
Luksemburgu ishte shteti i parë në botë që ofroi transport publikfalas. Kjo vlen edhe për udhëtarët ndërkombëtarë dhe turistët, pasi 45% e punëtorëve janë nga shtetet fqinje. Edhe Malta arriti të sigurojë transport falas për udhëtarët, e ndjekur më pas nga Palma de Mallorca në Spanjë dhe Montpellier në Francë.
Gjermania zbriti pagesën mujore për transportin publik, për të inkurajuar përdorimin sa më pak të makinave. Kryeqyteti i Estonisë, Talini, që nga viti 2013 (ndryshe nga Hasselt) ka bërë transportin publik falas për të gjithë banorët e regjistruar. Edhe qyteza të tjera të Estonisë kanë ndjekur këtë rrugë dhe e kanë bërë transportin publik falas. /ACQJ
Në vendimin rreth 400 faqe të gjyqtarit Erjon Bani tregohe...
Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vje...
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Kryeministri Edi Rama, sot u hodh sërish në sulm ndaj ...
Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpr...
Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipa...
Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjete...
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...