Vrau me thikë fqinjin/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë për 25-vjeçarin
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në ...

Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private të deputetes socialiste Klotilda Bushka, njëherësh dhe kryetare e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, me përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë pikërisht në zyrën e Ajola Xoxës.

Njëra prej tyre ishte dhe ish-kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, që sipas burimeve të "OraNews" kur vinte në katin 10-të të "Sky Tower", para se të futej në zyrën e Xoxës dhe të “mikëpritej” nga Klotilda Bushka hiqte edhe këpucët, ku dhe ata që ishin brenda ambienteve detyroheshin të nuhasnin erën e këmbëve të saj.

Kujtojmë se Llagami pas mbarimit të mandatit në krye të KLGJ-së ka shprehur dhe kandidaturën e saj për anëtare në Gjykatën Kushtetuese, dëshirë që mesa duket ia ka shprehur edhe “shefes” së “Ligjeve” Klotilda Bushkës edhe në zyrën e bashkëshortes së kryetarit të arrestuar të Bashkisë së Tiranës.
Nisur nga këto dëshmi tejet të rënda shqetësimi i stafit të Ajola Xoxës që mesa duket i di mirë bëmat dhe gjëmat e socialistes që iu mbyll goja nga kryetari i saj në gjyqin para Byrosë Politike në Kuvend kur u thirr pak ditë më parë për të shpjeguar implikimin e saj në dosjen “e hajdutit” ende të dyshuar, pasi hetimi për të ende vijon, Erion Veliaj, është fakti se Bushka ende nuk është nën masë sigurie.
Sipas burimeve të mirë-informuara pranë ish-stafit të Ajola Xoxës, Klotilda Bushka nuk mund të lihet nga SPAK jashtë procesit, pasi sipas tyre ajo është një njeri tejet i rrezikshëm për hetimin në fjalë, pasi edhe nga pamjet e vëna në dispozicion tregojnë qartë se ajo është njeri që është e aftë për të bërë gjithçka për të shembur hetimin shembullor dhe të kopsitur në dosjen mijëra faqesh të SPAK-ut, ku 360 faqet që u për dorën nga GJKKO-ja për të argumentuar vetëm nevojën e arrestimit të Erion Veliajt janë maja e ajsbergut të kësaj dosjeje të turpshme vjedhjeje dhe abuzimi me pushtetin.
Dhe për të kuptuar "fuqinë" e influencës së saj tek njerëzit e drejtësisë në foton e mëposhtme kemi pamje ku deputetja e PS-së Klotilda Bushka së bashku me ish-kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami që në parim për shkak të ndarjes së pushtetit nuk mund të jenë bashkë, po hanë për shtatë palë qejfi me njëra-tjetrën.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, ka një rol parësor në monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.
Për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re” duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional.
Por, jo gjithnjë ndodh kështu. Klotilda Bushka zgjedh që t’i “qajë hallet” e drejtësisë edhe në ambjentë jo-formale, madje miqësore.
Ambienti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë.
Por ajo që e bën edhe më qesharake dhe më anti-ligjore është fakti se restoranti në fjalë, zotërohet nga Aldo Merkoçi, që është dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës , pra njeri i vetë kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili raporton për çdo situatë dhe diskutim të zhvilluar në lokalin e tij nga miq dhe armiq të tij.
Kujtojmë se një vit më parë Bushka është filmuar duke ngrënë edhe me kreun e ILD-së, Artur Metani.

Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.
Vetë Artur Metani ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama.
Metani është një ndër personat e kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike, për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.
E, megjithatë, ai u zgjodh si “i pavarur” në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, një institucion shumë i rëndësishëm i krijuar pas Reformës në Drejtësi.
Detyra e tij është inspektimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Pra, një rol tejet specifik për të siguruar një gjyqësor me integritet të lartë.
Bushka me Metanin dhe Llagamin mund të jenë miq jashtë petkut zyrtar dhe institucional. Megjithatë, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional shërben për të ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e kontrollit parlamentar ndaj institucioneve të drejtësi.
Por, përmbushja e detyrës duket se realizohet në lokalin e këndshëm, që ngjan se është shndërruar në një lloj “foleje harabelësh” ku zgjidhen hallet e drejtësisë dhe politikës./Ora News.
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...