
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dosja hetimore e SPAK-ut për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.
Në të gjitha rastet e zbardhura në vendimin e gjykatës rezulton se Erion Veliaj me firmën e tij ka kaluar fondet e Bashkisë së Tiranës tek OJF-të e Ajola Xoxës.
Pra, zinxhiri është i tillë, që Veliaj ka firmosur për të çuar para te xhepat e familjarëve të tij.
CNA më tej ka zbardhur komunikimet e punonjëseve dhe bashkëpunëtoreve të Ajola Xoxës, të cilat i quanin vampirë dhe të pangopur nga të gjitha paratë që përfitonin përmes OJF-ve. (LEXO KETU)
Sot do të sjellim të tjera komunikime ku në krye këtë herë është vetë Ajola Xoxa, ku tregohet se pronarja përftuese faktike e kompanisë OJF "Harabel" është vetë ajo.
Nga komunikimet rezulton e qartë se financierja Adela Kondakçiu i kërkon lejen Ajola Xoxës për të kryer pagesat e drejtorit ekzekutiv Driant Zeneli.
Po kështu, nga komunikimet provohet plotësisht se personi që kontrollon efektivisht kompaninë "Nan" sh.p.k. është përsëri shtetasja Ajola Xoxa.
Shoqëria në fjalë, pasi është themeluar nga shtetasi Driant Zeneli, i është dhuruar prej këtij të fundit OJF-së “Harabel”, të kontrolluar nga Ajola Xoxa.
Nga aktet rezulton se financierja Adela Kondakçiu merr një urdhër të prerë nga shtetasja Ajola Xoxa për të pyetur atë për çdo gjë dhe jo Driantin.
Shtetasja Ajola Xoxa shkon dhe më tej kur i thotë financieres së saj se ajo nuk duhet të marrë as lekët për një kafe pa e pyetur atë më parë.
Gjithashtu, shtetasja Ajola Xoxa urdhëron që pagesat në formë CASH të kompanisë "Harabel" dhe "Benussi" do të mbahen nga ajo dhe Adela Kondakçiu nuk duhet të pranojë shtetasin Driant Zeneli në asnjë rast.

Fiktiviteti i faturave për të cilat shtetasja Ajola Xoxa kërkon të lëshohen për subjekte të caktuara, shkon edhe më tej, ndërsa i kërkon financieres së saj që kontratën për pronën ku ka selinë kompania "Harabel", ta përpilojë duke vendosur gjysmën e çmimit.
Pasi shtetasja Adela Kondakçiu i konfirmon se kontrata është bërë për çmimin 500 euro, shtetasja Ajola Xoxa i thotë "ok".
Po kështu, provohet se edhe për vendimmarrje rutinë siç është pagesa e internetit për kompaninë "Harabel", shtetasi Driant Zeneli nuk përfshihet në asnjë moment. Kjo pagesë i kërkohet shtetases Ajola Xoxa për një periudhe kohe 6-mujore.
Ajo çfarë paraqet interes në drejtim të lëvizjes së të hollave brenda rrethit të ngushtë familjar të titullarit të Bashkisë Tiranë, janë disa faturime që shtetasja Ajola Xoxa i bën kompanisë së shtetasit Arbër Veliaj, vëllait të kryetarit të bashkisë, Erionit.
Në një rast për kryerjen e "konsulencës ligjore", kunata e shtetasit Arbër Veliaj, Ajola Xoxa, i faturon kompanisë "Gogel" që administrohet nga ky shtetas, një shumë prej 8.000 eurosh.
Nga ana e saj, financierja Adela Kondakçiu duke pasur në konsideratë shumat e akumuluara nga kompania "Harabel" për shkak të sponsorizimeve, i kujton shtetases Ajola Xoxa se kjo OJF nuk duhet të dalë me fitim, për shkak se ligji nuk e lejon, kështu që shumat duhet të shpërndahen në persona të ndryshëm.
Ky komunikim provon sa është pasqyruar më lart, në drejtim të konfigurimit të skemës së xhirimit të të hollave nga dhe për OJF-të e krijuara dhe menaxhuara nga shtetasja Ajola Xoxa, tek dhe për entitete të tjera, ku përfshihen vetë ajo, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të sajat dhe familjarëve të saj apo dhe persona të tjerë fizikë, të lidhur ngushtë më të.

Kjo fakton se Ajola Xoxa qëndron në krye të OJF-ve që kanë para nga Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera dhe janë shpërndarë te familjarët e familjes Xoxa-Veliaj./ CNA
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
CNA po sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF...
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojt...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante dhe domethënë...
Gjatë puntatës së fundit, emisioni investigativ Plug në SY...
Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizu...
CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku...
Dy ditët e fundit përpara se të paraqitej për të dëshmuar ...
CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimo...
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompani...
Valmir Xoxa është një tjetër personazh mjaft interesant që...
Skemat e përdorura nga Ajola Xoxa për pastrim parash, ...
CNA ditë pas dite po zbardh detaje nga dosja hetimore që t...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partis...
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...