
CNA ditë pas dite ka zbardhur detajet nga dosja hetimore që Prokuroria e Posaçme ka kryer për Erion Veliajn, Ajola Xoxën dhe familjarët e saj, se si kanë përfituar nga skema të ndryshme korrupsioni, ku përmes firmës së tij, kryebashkiaku i Tiranës kalonte fonde dhe para në Organizatat Jofitimprurëse të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Sot, do të sjellim një tjetër skemë ku sërish dalin në skenë Veliaj, Ajola Xoxa dhe familjarët e çiftit.
Sipas vendimit të GJKKO-së të siguruar nga CNA janë zhvilluar hetime në lidhje me një OJF, “Frobolous”, anëtarët themelues të së cilës rezultojnë të jenë shtetasit Frosina Bollo, SEKRE Xhesika Fazllija, Rudina Fazllija, Andrea Bollo, Luljeta Bollo, Eneida Hasko, Ariela Vardham, të cilët kanë vendosur që të themelojnë një qendër jofitimprurëse me emrin "Frobolous", me vendndodhje në Lagjen Nr.3, sheshi “Iliria”, Kulla EGT, Kati i 3-të, Durrës.
Sipas të dhënave, misioni i organizatës është trajtimi dhe integrimi i femrave në nevojë në fushën e rrobaqepësisë.
Në lidhje me këtë organizatë, nga këqyrja në Sistemin e Thesarit (SIFQ, përdorues i të cilit është edhe Bashkia Tiranë), ka rezultuar se për OJF "Frobolous" është kryer një pagesë në vlerën 2,970,000.00 lekë, Projekti Artistiko-Kulturor "Tiranas's Fashion Night", datë 11 nëntor 2023, sipas Urdhër shpenzimit dt. 29.12.2023, nr. 6369, të firmosur nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Sipas Raportit të Përgjithshëm të projektit, vlera totale e parashikuar e projektit është 6,946,845 lekë, mbështetur pjesa tjetër nga Qendra "Harabel" (3,072,945 lekë) dhe nga Grace Models.

Buxheti/propozimi për financim dhe kontraktimi i zërave financuar nga Bashkia Tiranë:
Shpenzimet e kryera:
Vlera 540,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 35/2023, dt. 12.12.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Koncept kreativ", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakti QKB.
Vlera 1,100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 33/2023, d. 23.11.2023, nga Ergys Krisiko, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Skenografi", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 150,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 6/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Qira karrige për publikun” shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 50,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 5/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "DJ", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 250,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 9/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi FROBOLOUS, përshkrimi "Regji lëvizëse", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 410,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 8/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Prodhim video", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 100,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 7/2023, d. 30.11.2023, nga NAN GALLERY, blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Backstage", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Vlera 200,000 lekë, sipas faturës elektronike nr. 388/2023, dt. 05.12.2023, nga ASLV SH.P.K., blerësi “FROBOLOUS”, përshkrimi "Shërbim Audio Ndriçim", shoqëruar me aktmarrëveshjen përkatëse lidhur mes palëve, si dhe Ekstrakt QKB.
Nga analizimi i deklarimeve të shitjeve në Portalin Qendror për Kontroll dhe Menaxhim (fiskalizimi) rezulton se subjekti "Frobolous" ka deklaruar shitje kundrejt Bashkisë Tiranë 3,000,000 lekë, First Investment Bank - Albania sha. 200,000 lekë dhe Ari the Brand 51,850 lekë.


OJF "Frobolous" ka organizuar vetëm një event gjatë gjithë aktivitetit të saj.
Fondet për këtë event janë siguruar nga Bashkia Tiranë dhe më pas të gjitha këto fonde janë shpërndarë në shoqëritë e Ergys Krisikos të dyshuara fiktive bazuar në aktet dhe deklarimet e vetë këtij shtetasi, te shoqëria “Ava Studio” në pronësi të Valbona Xoxës, por në kontroll të Ajola Xoxës dhe NAN Gallery në pronësi të Qendrës “Harabel” kontrolluar nga shtetasja Ajola Xoxa.
Sipas të dhënave në dosjen hetimore vlen për t'u theksuar se "Ava studio" sh.p.k. ka lëshuar një faturë të datës 24.11.2023 540,000 lekë, me përshkrimin koncept kreativ.
Ergys Krisiko e ka lëshuar faturën e datës 12.12.2023 ora 15:06:37 në vlerën 540,000 lekë, me përshkrimin: Koncept kreativ.
Nga aktet e administruara rezulton se për shërbimin "Koncept Kreativ" OJF “Frobolous” është faturuar dy herë në të njëjtën shumë, me të njëjtin përshkrim, por në data të ndryshme.
Duke qenë se OJF “Frobolous” ka organizuar vetëm një event përgjatë aktivitetit të saj dyshohet se fatura e datës 23.11.2023, lëshuar nga "Ava Studio" nuk është depozituar qëllimisht pranë Bashkisë Tiranë, për mosevidentimin e kryerjes së pagesës kundrejt kësaj shoqërie, e cila është në pronësi të shtetases Valbona Xoxa, nëna e shtetases Ajola Xoxa. Si rrjedhojë ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se edhe fatura e datës 12.12.2023 është lëshuar fiktivisht nga Ergys Krisiko.

Kjo është vetëm skema e një prej OJF-ve që është paguar nga Bashkia e Tiranës dhe që tentakulat e saj shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe lidhjet me kompaninë “Ava Studio”, e cila është në pronësi të nënës së bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ka firmosur me dorën e tij fonde dhe pagesa për vetë bashkëshorten e tij, për të cilën sipas dosjes hetimore është shprehur se nuk ka dijeni për aktivitetet e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Ky është një nga rastet kur fondet jepen nga Bashkia e Tiranës por shpenzimet e këtyre fondeve firmosja nga kryetari Erion Veliaj shkojnë në OJF-të dhe përfundojnë në xhepat e Ajolës.
Shpenzimet janë me firmën e Erion Veliajt fondet janë dhënë prej tij para dhe më pas i ka marrë bashkëshortja që do të thotë Erion Veliaj ka firmosur paratë për t’i futur në shtëpinë e tij, në xhepin e tij, sepse është bashkëshortja, janë e njëjta familja dhe paratë i ndajnë bashkë, përgjegjësia është e përbashkët në familje , ndërsa firmën në Bashki përgjegjësinë e ka Erion Veliaj i cili është i faktuar të ketë bërë korrupsion duke përdorur fondet e Bashkisë i zgjedhur për të mirëadministruar shpenzimet e Bashkisë të cilat i ka “mirëadministruar” duke ia dhënë gruas për evente të cilat janë justifikuar me fatura false, nuk janë bërë fare apo janë shpërndarë dhe kanë shkuar në xhepat e tij dhe familjarëve të tyre. / CNA
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kompani...
Valmir Xoxa është një tjetër personazh mjaft interesant që...
Skemat e përdorura nga Ajola Xoxa për pastrim parash, ...
CNA ditë pas dite po zbardh detaje nga dosja hetimore që t...
Kryeministri Edi Rama, sot në mbledhjen e grupit të Partis...
E pabesueshme, e padëgjuar më parë, por në Bashkinë e ...
Të hënën e 10 shkurtit pas mesditës, kryebashkiaku Erion V...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar...
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e...
SPAK ka provuar denoncimin e CNA-së në lidhje me objektin ...
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e...
Në qendër të Tiranës, në zonën pranë Degës së Thesarit, pl...
Më 27 Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmeto...
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...