"Stop" – “Unë po e pi, ai do ta lyejë!” Shëron kancerin me vajra 400 mijë lekë dita
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...

Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha të jepte dorëheqjen nga puna që të përfitonte nga raportet dhe i sëmuri kështu bëri. Por, kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti.
“Unë jam drejtuar tek emisioni juaj për problemin e burrit. Është shtuar në spital më 20 Qershor më dhanë raport atje 2 muaj në spital. Ishte i shtruar për Parkinson, më tha që ky nuk është më i aftë për punë. Kur u shtrua në spital në punë ishte, roje. Edhe doktori i familjes tha që të merrnim raporte sepse nuk është më i aftë për punë. Shkova për punën e raportit se ku ta gjeja dhe më thanë online. Nuk ka më letra dore. Prita një muaj, dy muaj, në muajin e pestë burri takon përgjegjësin dhe i thotë për punën e raportit. Ky thotë që nuk të kam çuar asnjë raport. Nuk t’i kam çuar. Ty të janë djegur raportet thotë. Nuk kam lënë vend pa shkuar, kam 6 muaj që bredh rrugëve. Burri nuk ka shkuar më në punë, dha dorëheqjen. Që ditën që u shtrua në spital i hoqën siguracionet pasi ata i thanë që do të çojmë direkt në raport. Vetëm juve ju besoj. Asgjë tjetër nuk kërkoj. Dua vetëm që të dalë kjo e drejtë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.
Besnikja tregon se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë ku punonte burri, por i thanë se raportet janë djegur pasi ai ka dhënë dorëheqjen.
Biseda me ekonomistin e subjektit.
Qytetarja: Ato raportet e shpëtimit si u bënë?
Ekonomisti i subjektit: Po ca po më pyet mua? Të kam sqaruar 30 herë më duket. Nuk di, ku të shkosh. Shko te mjeku, që të ka nxjerrë nga skema e sigurimeve dhe nuk riparohet më.
Qytetarja: Si do e zgjidhim këtë muhabet pa mirë?
Ekonomisti i subjektit: Me hy në punë prapë, me marr raport prapë.
Qytetarja: Ju raportet i keni çuar tek sigurimet?
Ekonomisti i subjektit: Si shkojnë te sigurimet për një njeri, që nuk është i sigurum? Pastaj unë as kam bërë raporte e as kurrgjë.
Biseda me përgjegjësin e firmës.
Përgjegjësi i subjektit: Ca të thonë ato, se unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Zefi bashkë me atë të financës. Ata e kanë në dorë sistemin. Ata thonë nuk duhet heq, ti thua duhet të hiqet. S’e di tani. As unë s’mund të jap zgjidhje. Në moment thotë, që hiqet nga sigurimet, nuk është më stafi jonë edhe duhet t’i ndjekë vetë. O zonjë, mos ia fut kot, “vonesa është e imja”, se ti nuk më ke sjellë raportin e parë. Unë nuk mund të çoj të muajit të tretë.
Qytetarja: Raportet i ke “online” pra.
Përgjegjësi i subjektit: Po nuk janë pra, në sistem, ta kam thënë edhe një herë.
Qytetarja: Po mirë ku i kam nxjerrë ato letrat unë online?
Përgjegjësi i subjektit: Ti e nxjerr online, se ti e ke marrë me emrin tat, mu po më thonë nuk kanë ardh.
Në fakt zonja dhe bashkëshorti i saj janë keqinformuar nga mjeku i familjes, i cili ka thënë se për të përfituar raportet zoti Shpëtim duhet të jepte dorëheqjen.
Qytetarja: Si ia kalove doktor?
Mjeku: Mirë! Si je?
Qytetarja: Thjesht erdha me të pyt për këtë punën e raporteve. Ky duhej hequr nga siguracionet?
Mjeku: Po unë s’marr vesh. Unë di vetëm kaq, kur bën raport që e kanë bërë ata të komisionit edhe ti duhet ta marrësh te sigurimet! Kaq di unë!
Qytetarja: A duhej hequr nga siguracionet? Se më the herën e parë, që duhej hequr nga siguracionet, prandaj. Si ta kenë shtruar në spital.
Mjeku: Unë s’e di. Logjike është kjo që ty të kanë dhënë siguracion 6 muaj ata, 6 muaj ata duhet t’i paguajnë sigurimet shoqërore. Ai ka qenë me siguracione.
Qytetarja: Prandaj, në qoftë se ai merr raport nuk ka siguracione më.
“Stop” u drejtua në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj u tha se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport është 30 ditë.
“Kur një përfitues pajisjet me një raport mjekësor nga spitali nëpërmjet e-Albania i shkon subjektit ashtu edhe përfituesit. Subjekti ka detyrimin të bëjë një aplikim në portalin e-Albania për sigurimet shoqërore për të hedhur përfitimin përfituesit. Nëse zotëria është brenda 30 ditëve nga sigurimi, nga shkëputja e sigurimit të detyrueshëm nga ana e subjektit, subjekti ka detyrimin për t’i dorëzuar këto raporte pranë Sigurimeve Shoqërore. Patjetër që ekziston dhe një zgjidhje. Raportet mund të paguhen deri në një vit nga marrja e raportit të punëdhënësit. Nëse subjekti nuk e bën një aplikim në portalin e-Albania mund të japim një zgjidhje tjetër. Përfituesi dërgon me postë me anë të shërbimit postar në sigurimet shoqërore një shkresë zyrtare ku pajiset me të gjitha raportet apo dhe me mbylljen e librezës së punës. Ne si institucion do i dërgojmë një shkresë zyrtare subjektit për këtë aplikimin online”, sqaroi specialistja.
Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. “Stop” bisedoi me subjektin ku u tha se raportet nuk dilnin në sistem edhe pse vetë qytetarit i dilnin.
Punonjësja: Me aq sa po shoh nga dokumentacioni, që kam përballë është paraqitur në Qershor nga data 19 Qershor, një kërkesë nga ana e tij.
Gazetarja: Po!
Punonjësja: Një shkëputje nga sigurimet shoqërore për arsye shëndetësore. Po më thonë, që nuk rezultonte në sistemin. Absolutisht nuk ishte i atashuar asnjë lloj raporti për zotin Shpëtim Duka.
Gazetarja: Nejse! Raportet janë në sistem, kështu që për sa kohë i dilnin qytetarit, duhet t’i dilnin dhe subjektit. Megjithatë e rëndësishme është, që të zgjidhet.
Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetësor.
Punonjësja: Me sigurimet shoqërore jemi në një tentativë për një zgjidhje, qoftë dhënien e një rideklarimi për zotin Shpëtim Duka, që ai të paguhet për këtë pjesë./ tvklan
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ës...
CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë ...
Ditën që në media u bë publik një draftqëndrim i prete...
Arben Rakipi drejton shkollën e Magjistraturës në shke...
Skandali i çiftit Veliaj-Xoxa po thellohet gjithnjë e më s...
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shke...
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...