
Ditën që në media u bë publik një draftqëndrim i pretenduar se ishte i avokatëve të Veliajt CNA kontaktoi Ermir Betën.
Ky i fundit, deri në këto momente pak i njohur për opinionin publik apo për qëndrimet e tij politike apo ligjore.
Ermir Beta u shfaq si një emër në momentin që përgënjeshtroi pa asnjë ekuivok një draft me pika pretenduar se ishte bërë gati nga avokatët e Erion Veliajt dhe publikuar në mediat e këtij të fundit.
I kontaktuar nga CNA ai e mohoi. Ndoshta mund të jetë rasti ku mund t’i ketë bërë vetë ato pika dhe më pas i është dashur që të mos i pranojë, por e vërteta është se ai sulm ndaj SPAK-ut ishte organizuar nga zyra e kryebashkiakut të Tiranës. (LEXO KETU)
Le të kthehemi tek Ermir Beta.
Së fundi, në një investigim të bërë nga emisioni “Plug” në “Syri TV”, Ermir Beta del se është një avokatët e studios “Rakipi & Partners”, i cili ka 20% të aksioneve, por është edhe administrator i shoqërisë.

Pra, Ermir Beta nuk është një jurist i thjeshtë që Erion Veliaj gjeti tashmë dhe e zbuloi rrugës.
Sa për Arben Rakipin emisioni “Plug” i sqaronte të gjitha lidhjet e tij, tentakulat, si lidheshin me avokatët e studios gjyqtarët apo prokurorët, të cilët mbroheshin në veting, njerëzit e lidhur me Arben Rakipin dhe Erion Veliajn, një rreth njerëzish që në fakt duhen hetuar.
Por me ato të dhëna të publikuara godet ashpër të vërtetën e reformës në drejtësi, pra që mund të ketë pasur selektivitet, ndërhyrje apo lidhje të forta, të cilat kanë ndryshuar rrjedhën e ndonjë prokurori apo gjyqtari.
CNA gjithashtu ka mundur të sigurojë të dhëna se Arben Rakpi shfaqet shpesh në SPAK përtej të qenit “avokat” apo kryetar i Magjistraturës, pasi, edhe pse në letra nuk duket gjëkundi të jetë më përfaqësues i ndonjë subjekti, ai është drejtuesi i shkollës së Magjistraturës dhe shpesh bën “avokatin” në drekat e tij me prokurorët e SPAK-ut, të cilat përfliten jo pak në Tiranë, me vajtjet e tij në SPAK, në institucion, trokitjet në zyrat e këtij institucioni.
Ermir Beta është njeriu i Arben Rakipit, është ortaku i tij, është administratori i kompanisë së tij.
Arben Rakipi nga ana tjetër shihet në korridoret e SPAK-ut, shihet me drejtuesit e këtij institucioni, por Ermir Beta është avokati i Erion Veliajt dhe Arben Rakipi është njeriu që mban lidhje jo pak të forta me SPAK-un.
CNA, sot po përqendrohet te ky fakt, jo te lidhjet e Ermir Betës, ndërhyrjet e Arben Rakipit dhe ortakëve të tyre, por se avokati që ka Erion Veliaj, ortaku i Arben Rakipit, është një nga ekspertët e përzgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Hetimor për Sterilizimin.

Në dokumentin që ne sjellim duket qartë se Ermir Beta çon një e-mail ku dakordëson takime, drafte, çështje që lidhen me Komisionin e Sterilizimit, pra përtej një Ermir Bete aksioner në “Rakipi Partners” kemi një Ermir Betë avokat të Erion Veliajt, kemi dhe një Ermir Betë ekspert në komisionin e Sterilizimit si përfaqësues i Partisë Socialiste.
Sa për Arben Rakipin, kuptohet, ai është dirigjenti, Ermir Beta & Co janë thjeshtë veglat e orkestrës të dirigjuar nga Rakipi gjatë gjithë reformës në drejtësi, por dhe tani për shumë çështje të ndryshme delikate siç është edhe ajo e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj./ CNA
Arben Rakipi drejton shkollën e Magjistraturës në shke...
Skandali i çiftit Veliaj-Xoxa po thellohet gjithnjë e më s...
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shke...
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nën hetim dhe n...
Emisioni “Stop” ndodhet në shkollën 9-vjeçare “Kongresi i ...
Gazetarja Ola Xama ka denoncuar mbrëmjen e sotme në rr...
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtar...
Irinda Shala, vajza e çiftit Shala e birësuar 6 muajshe dh...
Rreziqet që u kanosen adoleshentëve në shoqërinë shqiptare...
Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mes dy personave këtë të s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...