“E marr si kërcënim!”/ I sapolinduri ndërron jetë në spital, nuk i bëjnë autopsi
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...

Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, është përfshirë në një sërë skandalesh.
CNA ka publikuar dokumente që tregojnë qartë se si Leka Bungo ka abuzuar me detyrën e tij si kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Janë 5 prova kundër tij.
Dokumenti që tregon se Leka Bungo ka marrë fondet e institucionit në rolin e skenaristit për një emision televiziv, të titulluar “Gëzuar”. CNA ka publikuar kontratën mes Leka Bungos dhe Alfred Pezës, e cila tregon haptazi abuzimin që ka kryer kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së.


Në statut thuhet qartazi se kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe anëtarët nuk mund të marrin fonde nga institucioni.
Këtë e ka pohuar edhe drejtoresha e Përgjithshme e këtij institucioni për CNA, e cila shprehet:
“Referuar vendimit nr. 3 datë 9.1.2024 të Këshillit Drejtues përjashtohen nga pagesa me honorare për angazhime në projekte filmike dhe artistike të RTSH-së, vetëm drejtuesit e RTSH-së që zgjidhen nga Këshilli Drejtues”, thekson drejtoresha Aurora Polo për CNA.


Leka Bungo ka shkelur ligjin për Papajtueshmëritë dhe konflikti i interesave të anëtarëve të KDRTSH-së.
Pika "b" e nenit 97 thotë: Anëtarë të KDRTSH-së nuk mund të jenë individët që:
-janë persona të lidhur, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike" ose që kanë në pronësi pjesë kapitali apo aksione të shoqërive tregtare, si dhe të drejta të tjera në fushën e transmetimeve audiovizive, reklames, prodhimeve të përmbajtjes së transmetimeve audiovizive, rrjeteve të komunikimit elektronik apo persona të punësuar gjatë vitit të fundit, anëtarë të organeve drejtuese apo këshilluese të këtyre subjekteve apo të lidhur me ndonjë licencë me këto subjekte.
Si rrjedhojë pika “ç” e nenit 100 përcakton se lirimi nga detyra bëhet nëse vërtetohet se kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH ka shkelur detyrimet e nenit 97 të këtij ligji.


CNA ka publikuar videon, e cila është bërë më 13 nëntor të vitit 2024, ku Leka Bungo flet para Komisionit të Medias në parlament.
Leka Bungo gënjen, mashtron nën betim komisionin. Ky njeri që flet se si i ka hequr drejtorët mashtron komisionin dhe është video-fakt sepse 11 muaj para se të fliste në këtë komision Leka Bungo ka firmosur dokumentin e mësipërm që ne e kemi treguar me Alfred Pezën, ka marrë 4 milionë lekë. Ndërkohë që thotë në parlament se kam 2 vjet e gjysmë që nuk kam bërë asnjë punë.
Në datën 6 janar është zhvilluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar me disa pika në rendin e ditës, njëra prej të cilave ishte hapja e garës për drejtorin e Përgjithshëm të institucionit pas vakancës së krijuar me dorëheqjen e Alfred Pezës.
CNA menjëherë pas mbledhjes së datës 6 janar siguroi dokumente në rrugë zyrtare.
Bungo është larguar nga mbledhja, ka edhe audio të regjistruar që është mërzitur, ka pasur edhe konflikt me anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët kanë votuar dhe kanë çelur garën me shumicë votash, Leka Bungo ka ikur dhe normalisht nuk kishte se çfarë të firmoste, por rezulton që tashmë e ka firmosur dokumentin e çeljes së garës megjithëse nuk ka qenë prezent dhe kundër.
I njëjti dokument është publikuar një herë i pafirmosur nga Bungo, një herë i firmosur ai dhe një herë tjetër shkruhet mungon.



Faktet dhe dokumentet flasin vetë dhe këto vazhdojnë dhe thellojnë skandalet e vazhdueshme në Këshillin Drejtues të RTSH-së dhe të kreut të saj, Leka Bungo.
Një njeri i kapur mat edhe në një vend jonormal si Shqipëria gjen kurajën dhe kërkon të falur dhe nuk fshihet pas gishtit dhe pushtetit./ CNA
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ës...
CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë ...
Ditën që në media u bë publik një draftqëndrim i prete...
Arben Rakipi drejton shkollën e Magjistraturës në shke...
Skandali i çiftit Veliaj-Xoxa po thellohet gjithnjë e më s...
Arben Rakipi drejton Shkollën e Magjistraturës në shke...
Pra Arben Rakipi vendos firmën në rregulloren për Shko...
Rreth 20 milionë dollarë në vit është buxheti i Radio Tele...
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, vijon mas...
Radio Televizioni Publik Shqiptar është kthyer në një ...
Në 26 dhjetor të vitit 2024, CNA denoncoi një tjetër skand...
CNA vijon të zbardhë skandalet që kanë përfshirë Bashkinë ...
Dhjetëra denoncime erdhën përgjatë vitit 2024 për kryebash...
CNA ka kryer një sërë investigimesh përgjatë 2024 ku p...
Përndjekja është një fenomen në rritje, të cilën CNA e ka ...
CNA ka zbardhur një tjetër skandal të kryebashkiakut Erion...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...