
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është arrestuar me vendim të GJKKO-së dhe me kërkesë të SPAK-ut një ditë më parë, pas hetimeve të kryera për përfitimet në kundërshtim me ligjin që kanë marrë ai dhe familjarët e tij.
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së, ku thuhet se Erion Veliaj është i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.
Në vendimin e zbardhur nga CNA tregohej se si Veliaj kishte gënjyer prokurorët kur është marrë në pyetje se nuk ishte në dijeni për aktivitetet që kishte kryer bashkëshortja e tij, por në fakt komunikimet e zbardhura nga SPAK-u kanë treguar të kundërtën.
Por Erion Veliaj nuk është njeriu që gënjen vetëm prokurorët dhe oficerët e BKH-së, por ka gënjyer edhe KQZ-në.
Sipas dokumentit të dekriminalizimit të datës 24.03.2023 të Erion Veliajt në KQZ kryebashkiaku ka deklaruar “i padënuar” .

Por në dokumentin e vendimit të Gjykatës, në faqen e parë nënvizohet gjendja gjyqësore e kryebashkiakut, ku thotë i dënuar.

"Sipas Certifikatës Elektronike të gjendjes gjyqësore me nr.5488 Prot. datë 23.01.2025 të gjeneruar nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimeve, e cila gjendet në fashikullin 63", thuhet në dosje.
Pra, në fashikullin 63 të dosjes për Erion Veliajn, thuhet se gjendja gjyqësore e Erion Veliajt është “i dënuar”.
Duhet të theksojmë se në vendimin e Gjykatës dhe Prokurorisë janë shumë fashikuj dhe me mijëra faqe dhe fashikuj të tjerë.
Gjithashtu theksohet se ka të tjera hetime paralele dhe vazhdojnë.
Erion Veliaj jo vetëm ka gënjyer para SPAK-ut ku thotë se nuk di asgjë për aktivitetet e bashkëshortes së tij, duke e shitur atë, por paturpësisht ka mashtruar edhe KQZ-në.
Në KQZ deklaron se nuk ka qenë i dënuar, ndërsa SPAK-u e nxjerr të dënuar.
Është e rëndësishme të nënvizojmë se nëse dënimin e ka marrë para vitit 2023 dhe nuk e ka deklaruar, apo e ka marrë më vonë dhe nuk e ka deklaruar, pra e ka fshehur këtë dënim, Erion Veliaj nuk duhet të qëndronte në detyrë. KQZ-ja duhet të vazhdonte procedurat për hetimin e tij.
Dokumentet e tregojnë qartë se si Veliaj ka gënjyer KQZ-në dhe e ka mashtruar se nuk është i dënuar, ndërsa SPAK-u e thotë qartazi se është “i dënuar”./ CNA
CNA ka zbardhur detaje nga vendimi i GjKKO-së në lidhje me...
CNA ka zbardhur vendimin e GJKKO-së në lidhje me hetimet e...
SPAK ka provuar denoncimin e CNA-së në lidhje me objektin ...
Wizz Air, një nga kompanitë më skandaloze të fluturimit, e...
Në qendër të Tiranës, në zonën pranë Degës së Thesarit, pl...
Më 27 Dhjetor të vitit të kaluar emisioni “Stop” transmeto...
Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop...
Një qytetar është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop”...
Ndalemi sot në rastin makabër të një vajze 23-vjeçare nga ...
23-vjeçarja e dhunuar shtazërisht nga partneri dhe e brakt...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Elida Lici ka hedhur...
Një tjetër skandal i Bashkisë Tropojë është denoncuar pran...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Neritan Halilaj nga Vlora tregon se në muajin Tetor, bashk...
Kreu i Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqipt...
CNA ka denoncuar herë pas here skandalet që kanë përfs...
Skandalet e kreut të Këshillit Drejtues të RTSH-së vazhdoj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Leka Bungo ës...
CNA ka denoncuar skandalet në të cilat është përfshirë ...
Ditën që në media u bë publik një draftqëndrim i prete...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...