
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzimet marramendëse të Ajola Xoxës për veshje apo aksesorë.
Kohë më parë, CNA, përmes një shkrimi, tregoi se si Ajola blinte veshje që kapnin shifrën mbi 5 mijë euro një fustan apo dhe veshjet e shtrenjta të vetë Erion Veliajt.
Por të shkojmë më tej te faktet se si janë shtuar shpenzimet e Ajola Xoxës ndër vite me ardhjen në krye të Bashkisë së Tiranës të Erion Veliajt.
Në vendimin e gjykatës zbardhet se si janë shpenzuar mbi 860 mijë euro nga Ajola Xoxa për veshje, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.
Në shkresën e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave rezulton se shtetasi Erald Ismaili ka kryer 130 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore të Import4, të degës Doganore Rinas.
“Nga këqyrja e materialit të vënë në dispozicion, evidentohet se mallrat e zhdoganuara nga shtetasi Erald Ismaili, janë blerë më parë në platformën online të rrjetit të dyqaneve ‘Net-a-Porter.com’, në Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Hong Kong. Gjithashtu, nga shkresa evidentohet fakti se nga i njëjti shtetas blerje janë bërë edhe në kompaninë ‘Moda Operandi’ dhe ‘Mercedes Distribution Moda’. Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, sendet e blera rezulton të jenë produkte që përdoren për femra/gra”, thuhet në dosjen hetimore të zbardhur nga gjykata.
Vlera totale e produkteve të blera online, të cilat më pas janë zhdoganuar në territorin shqiptar, për vitin 2016-2021 është 55,414,409 lekë.
Konkretisht, në vitin 2016 rezulton një zhdoganim i datës 14.12.2016, nga kompania eksportuese “Net-A-Porter”, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale 5 copë, me vlerë produkti 702,174 lekë.
Në vitin 2017, rezultojnë 10 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese “Net-A-Porter”, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, përshkrimi: veshje personale, fustane, bluza, syze etj., në një vlerë totale produkti prej 5,091,333 lekësh.
Në vitin 2018 rezultojnë 90 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti “Net-A-Porter”, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përshkrimi: veshje personale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 14,850,236 lekësh.
Në vitin 2019 rezultojnë 69 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti “Net-A-Porter”, vendi eksportues Britania e Madhe, përshkrimi: veshje personale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj., në një vlerë totale produkti prej 13,533,786 lekësh.
Në vitin 2020 rezultojnë 81 praktika zhdoganimi nga kompania eksportuese më së shumti “Net-A-Porter”, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Hong Kong, përshkrimi: veshje personale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 14,453,776 lekësh.
Në vitin 2021 rezultojnë 46 praktika zhdoganimi, nga kompania eksportuese më së shumti “Net-A-Porter”, vendi eksportues Mbretëria e Bashkuar, Italia, përshkrimi: veshje personale, fustane, bluza, çanta, funde, pallto, produkte kozmetike, buzëkuq, vathë, etj.", në një vlerë totale produkti prej 6,783,104 lekësh.

Vlerës sa më lart, duhet t'i shtohet edhe Dogana + TVSH e paguar nga blerësi për artikujt e porositur.
Nga 130 praktikat doganore është arritur të verifikohen 128 praktika të tilla, vlera e të cilave është 12,622,302 lekë (Doganë + TVSH). Në total rezulton se për 128 praktika doganore (130 të tilla) janë paguar nga blerësi të paktën 68,036,711 lekë.
Me qëllim identifikimin e blerësit të artikujve për të cilat janë kryer dhe zhdoganimet përkatëse, është proceduar me printimin e praktikave nga sistemi (sistemi doganor). Nga këqyrja e dokumenteve të printuara, të cilat u bashkëlidhen praktikave, në shumicën e rasteve identifikohet si blerës shtetasi Erald Ismaili, si dhe adresa për pritjen e mallit Sky Tower.
Po kështu, të paktën në një nga praktikat doganore, e më konkretisht me Nr. R 30512 datë 04.12.2018, nga ku rezulton blerja e 2 fustaneve me vlerë 3,323.11 dollarë amerikanë, dogana dhe TVSH vlerë 76,022 lekë, në dokumentin me logo të DHL evidentohen të dhënat e marrësit: "Erald Ismaili, rruga ‘Ibrahim Rugova’, Sky Toëer 12-3, [email protected]" dhe "contact: 03556720*0124".
Në lidhje me blerjet e bëra nga shtetasja Valbona Xoxa, në fashikullin penal është administruar shkresa Nr. 674 Prot., datë 14.09.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasja Valbona Xoxa ka kryer 32 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import, të degës Doganore Rinas.
Nga këqyrja e materialit të vënë në dispozicion, evidentohet se mallrat e zhdoganuara nga shtetasja Valbona Xoxa, janë mallra të blera online kryesisht “Net-a-Porter.com”, dhe në disa raste “Shopbop”, “the Outnet” në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas përshkrimit të mallit të zhdoganuar, rezulton të jenë mallra/produkte që përdoren për femra/gra, të llojit veshje, vathë, make up, furça kozmetike, buzëkuq, produkte kozmetike, fustane etj. Praktikat doganore, në 30 raste janë në monedhën GBP (pound) dhe në 2 raste janë në monedhën USD (dollarë amerikanë).
Nga këqyrja e deklaratave doganore, në rastin kur ka pasur dokumente bashkëngjitur, evidentohet në të gjitha rastet se porositë në dyqanin online “Net-a-Porter” janë bërë nga llogaria/account 133174304, emri i kontakti dhe adresa "Valbona Xoxa, Sky Toëer 12/3, Rruga "Ibrahim Rugova", numri i telefonit 003556720*0124 (në përdorim nga Ajola Xoxa), si dhe e-mail [email protected].
Nga praktikat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në disa raste gjendet dhe korrespondenca e cila ka shërbyer për lëshimin e deklaratave doganore.







Vlera totale e produkteve të blera online e që më pas janë zhdoganuar, për vitin 2015-2021 është 10,769,806.51 lekë. Taksat doganore dhe TVSH e paguar për 32 praktikat e zhdoganimit është në vlerë 2,494,563.00 lekë. Në total, kostoja përfundimtare për mallrat e blera dhe pagesat pranë doganës, është në shumën 13,264,369 lekë.
Blerjet e bëra nga Ajola Xoxa
Në lidhje me blerjet e bëra nga Ajola Xoxa, në fashikullin penal është administruar shkresa Nr. 11899/1 Prot., datë 21.05.2024, e përcjellë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nga ku rezulton se shtetasja Ajola Xoxa ka kryer 12 praktika doganore për zhdoganimin e mallrave personale nëpërmjet deklaratave doganore Import4, të degës Doganore Rinas.
Nga këqyrja e materialit të vënë në dispozicion, evidentohet se mallrat e zhdoganuara nga shtetasja Ajola Xoxa, janë mallra të blera online te “Shopbop”, “Frank Smythson”, “Net-a-Porter.com” etj. Nga praktikat e vëna në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Ddoganave, në disa raste gjendet dhe korrespondenca, e cila ka shërbyer për lëshimin e deklaratave doganore.



Vlera totale e produkteve të blera online nga shtetasja Ajola Xoxa e që më pas janë zhdoganuar, për vitin 2014-2021 është 1,916,215 lekë. Taksat doganore dhe TVSH e paguar për 12 praktikat e zhdoganimit është në vlerë 472,486 lekë. Në total, kostoja përfundimtare për mallrat e blera dhe pagesat pranë doganës, është në shumën 2,388,701 lekë.
Nga këqyrja e sistemit referuar procesverbalit të datës 13.01.2025, evidentohet se "Ava Studio" sh.p.k. ka realizuar 9 praktika zhdoganimi që i përkasin periudhës mars 2023-mars 2024. Nga këqyrja e këtyre praktikave rezulton se janë kryer zhdoganime të cilat u përkasin blerjeve të bëra në “Net-A-Porter.com” (8 raste) dhe “Smythson”, për veshje, bikini, makiazh, bizhu, në shumën prej 2.466,763 lekësh plus pagesat e doganës në shumën 564,631 lekë. Totali i blerjeve rezulton 3,031,394 lekë.
Në total, blerjet e bëra online nga Erald Ismaili (Ajola Xoxa), Valbona Xoxa, Ajola Xoxa dhe "Ava Studio" në pronësi ligjore të shtetases Valbona Xoxa, por e kontrolluar faktikisht nga Ajola Xoxa, kapin shifrën e 86,721,175 lekëve.
Gjatë deklarimit në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Adela Kondakçiu në lidhje me shtetasin Erald Ismaili, deklaruesja ka treguar se si ata kanë paguar cash zhdoganimet e Eraldit me urdhër apo me kërkesë të Ajolës.
Pra, paratë për pagesat e doganave i jepte gjithmonë Ajola. Nga paketimi ka konstatuar se ishin marka të shtrenjta të rrobave./ CNA
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
CNA po sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...