Të tjera fakte zbardhen nga dosja e SPAK për biznesmenin Gentian Sula. Sipas të dhënave të zbardhura në vendimin e gjykatës rezulton se, Gentian Sula ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës me firmën e Erion Veliajt. Po ashtu rezulton se ka marrë përsipër 115 mijë eurot e Ajola Xoxës duke thënë se kanë qenë një kapar. Gentian Sula është biznesmeni që i ka dhënë Ajola Xoxës godinën në mes të Bllokut pa qira, ku normalisht duhet të paguheshin 25 mijë euro në muaj qira për atë ambient. Në këmbim të kësaj Gentian Sula është shpërblyer me tenderë.

Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të cilët GJKKO ka kryer hetime për lidhjet e tij me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.
CNA ka zbardhur detaje të tjera mjaft interesante dhe me rëndësi për hetimin nga dosja Veliaj-Xoxa e zbardhur nga Gjykata.
Sipas të dhënave Gentian Skënder Sula ka deklaruar para prokurorëve se sa i përket shumës 115,000 euro të gjetura në ambientet e shoqërisë Partners Law Shpk, shtetasi Gentian Skënder Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite.
“Në lidhje me shumën prej 115,000 eurosh të gjetura në ambientet e shoqërisë Partners Law Shpk, shtetasi Gentian Sula deklaron se kjo shumë i është dhënë si kapar shtetases Ajola Xoxa. Ai sqaron se kartëmonedhat kanë qenë kryesisht euro (specifikisht prerje 500 euro), por kanë përfshirë edhe dollarë. Shumat monetare ai i ka mbajtur në shtëpi, të tërhequra nga banka ndër vite dhe nga këmbimi valutor pranë pikës “Flamuri” te Libri Universitar. Ai pohon se kishte më shumë se dy vjet që i mbante këto shuma. Për sa u përket bankave ku ka depozituar apo tërhequr para, shtetasi Sula përmend Credins Bank, OTP Bank, dhe Intesa San Paolo Bank, llogaria e kësaj të fundit jo më aktive.
Kur iu prezantua një dokumentacion (distinë që shërben për lidhjen e parasë) me vulën sipër saj të Union Bank, deklaruesi mohoi lidhjen me këtë dokument, duke sqaruar se nuk ka kryer tërheqje pranë kësaj banke. Lidhur me pyetjen nëse ka pasur raste të këmbimeve valutore me destinë, ai konfirmon se mund të ketë qenë rasti në fjalë.
Shtetasi Gentian Sula sqaron se gjatë dorëzimit të shumës monetare në 4 dhjetor, ai ka qenë i vetëm në takim me shtetasen Ajola Xoxa dhe për këtë arsye nuk ka pasur ndonjë person të tretë prezent. Ai shpjegon se kishte planifikuar ta formalizonte procesin me noter, por për shkak të udhëtimit të planifikuar jashtë vendit, nuk kishte kohë ta realizonte.
Lidhur me nxitimin për dorëzimin e shumës, ai deklaron se kjo ishte për shkak të planit të shtetases Ajola Xoxa për të blerë zyra dhe për t’u zhvendosur në ambiente të tjera. Shumat monetare, të futura në një qese, janë dorëzuar në zyrën e saj. Gjithashtu sqaron se nuk ka bërë blerje të tjera cash në vlerë të konsiderueshme.
Për sa i përket kontratës së kaparit ndërmjet tij dhe shtetases Xoxa, në të cilën është përcaktuar shuma prej 220,000 eurosh, shtetasi Gentian Sula sqaron se kontrata kushtëzohej nga procesi i rivlerësimit, për të cilin ata prisnin daljen e një ligji përkatës. Ai deklaron se situata nuk e favorizonte vazhdimin e marrëdhënies dhe se kohët e fundit i ka kërkuar shtetases Ajola Xoxa të revokojë kontratën”, thuhet në dosjen hetimore.




Por, sipas organit procedues pas deklarimeve të Gentian Sulës, thuhet se në lidhje me dhënien e të hollave për qëllime kapari, me një akt privat (jo noterial) të përpiluar vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për kontrollin e ambienteve, të paraqitur pranë kësaj gjykate gjatë seancës për heqjen e sekuestros, konstatohet se duke marrë në konsideratë prerjen e kartëmonedhave euro (prerja 500) dhe përzierjen e tyre me kartëmonedha të ndryshme, si USD etj., si edhe duke pasur parasysh marrëdhënien mes këtyre shtetasve, ngrihen dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ato (të hollat) nuk i përkasin vlerës së ndonjë kontrate shitblerjeje, por kanë qenë në posedim të shtetases Ajola Xoxa kohë më parë.

Këtu duhet të kihet në konsideratë dhe fakti që Ajola Xoxa në momentin e parë të kontrollit u ka thënë hetuesve se shumat e parave vinin nga trashëgimia e babait.
Gentian Skënder Sula ka pohuar para SPAK se ka përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nënvizojmë se Gentian Skënder Sula ka marrë fonde nga Bashkia e Tiranës për kompaninë "Noa Control" disa herë dhe këtë e vërteton dhe SPAK, duke dhënë detaje nga shumat që ka marrë Gentian Sula me firmën e kryebashkiakut Veliaj.

Gentian Skënder Sula është biznesmeni për të cilin CNA raportoi se i ka dhënë vilën Ajola Xoxës, ku normalisht ajo do të duhet të paguante 25 mijë euro në muaj për godinën në mes të bllokut.
Por Ajola Xoxa e përfitoi falas, pasi bashkëshorti i saj Erion Veliaj kujdesej që t’i jepte tenderë në këmbim Gentian Sulës.
Po ashtu Gentian Skënder Sula është biznesmeni që udhëtoi drejt SHB për të negociuar takime të mundshme me Veliajn pranë administratës Trump, por që këto përfunduan me shëtitje turistike.
SPAK ka në dorë faktet dhe prova të tjera për lidhjet Veliaj-Sulaj, dhe një pjesë e tyre janë e zbërthyer më lart./ CNA
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Për ata që janë dashamirës të sportit, epiteti Toro atasho...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, është përpjekur dje...
Në një event të zhvilluar nga Ajola Xoxa për dhunën ndaj g...
Kryebashkiaku firmosi një leje ndërtimi për pallat mbi...
CNA po sjell të tjera komunikime mes dy punonjëseve të OJF...
Një grup këngëtarësh dhe prezantuesish kanë dalë në mbrojt...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante dhe domethënë...
Gjatë puntatës së fundit, emisioni investigativ Plug në SY...
Pavarësisht presionit politik dhe tubimeve të organizu...
CNA zbulon të tjera detaje që tregojnë se si kryebashkiaku...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...