web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë

24 Qershor 2026, 11:11, Kosova & Bota CNA

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e ditës së sotme pranë ishullit Karpatos.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra ndodhej rreth 7 kilometra në jug-jugperëndim të Karpatosit, ndërsa thellësia fokale u vlerësua rreth 10 kilometra.

Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë

Lëkundjet janë ndier në gjithë Karpatosin, si dhe në ishujt fqinj të Dodekanezit, përfshirë Kasos, pjesë të Kretës dhe deri në zonat lindore të Rodosit. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.

Rajoni që përfshin Kretën, Kasosin, Karpatosin dhe Rodosin ndodhet në pjesën lindore të Harkut Helenik, një nga zonat më aktive sizmike në Europë dhe Mesdhe. /CNA





Lajmet e fundit nga