web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Programi më i madh në historinë e marinës vendase/ Gjermania mund të heqë dorë nga projekti i 6 fregatave

24 Qershor 2026, 09:19, Kosova & Bota CNA

Programi më i madh në historinë e marinës vendase/ Gjermania

Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fregatave të tipit F126, një projekt shumë miliardë euro që do të ishte programi më i madh në historinë e marinës gjermane.

Lajmi është raportuar nga revista gjermane "Der Spiegel" dhe gazeta britanike "Financial Times".

Sipas raportimeve, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, synon të blejë tetë fregata më të vogla të tipit MEKO A-200 nga kompania ThyssenKrupp Marine Systems (TKMS).

Vendimi mund të përbëjë një goditje për Rheinmetall, e cila pritej të merrte përsipër projektin F126 nga ndërtuesi holandez i anijeve Damen Group gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Raportet thonë se ndryshimi mbështetet edhe nga drejtuesit e marinës gjermane. Fregatat MEKO A-200 janë rreth 120 metra të gjata, dukshëm më të vogla se fregatat F126, të cilat arrijnë 166 metra.

Projekti F126 është përballur prej kohësh me probleme dhe vonesa, çfarë duket se ka ndikuar në rishikimin e planeve të Berlinit për modernizimin e flotës detare. /CNA





Lajmet e fundit nga