
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abulen dhe Marisa Niton. Bashkëshortët Elman Abule dhe Marisa Nito kanë në pronë dhe administrojnë shoqëritë “Rametal”, “Sapientia”, “Ventus”, të cilët janë klientët kryesorë të shoqërive të lidhura me shtetasen Ajola Xoxa dhe familjarëve të saj.
Sipas vendimit të zbardhur nga GJKKO, rezulton se vetëm nga "Rametal" sh.p.k. dhe "Sapientia" sh.p.k., sipas faturave të lëshuara, rakordimeve, si dhe dokumenteve bankare, “Partners Law", si edhe shoqëritë e kontrolluara faktikisht nga shtetasja Ajola Xoxa, "Ava Studio" sh.p.k. dhe "Arts Lab" sh.p.k., përfshirë këtu edhe personin fizik, Greta Domi, kanë arkëtuar një shumë totale prej 30,766,626 lekësh.
Pra, Elman Abule dhe Marisa Nito i japin më shumë se 300 milionë lekë Ajola Xoxës për konsulencë ligjore.
Detaji më qesharak në këtë histori është fakti që “Sapientia” e Marisa Nitos është një kompani që ofron shërbime konsulence ligjore dhe paguan kompanitë e Ajola Xoxës 300 milionë lekë për konsulencë ligjore.
Fatura më dhjetëra mijëra euro janë dhënë nga çifti Abule dhe Nito për Ajola Xoxën dhe këtë e tregojnë komunikimet mes financieres së Ajola Xoxës, Adela Kondakçiu, dhe vetë Marisa Nitos.
Por “Rametal” nuk faturohet vetëm nga Ajola Xoxa nëpërmjet “Partners Law”, por edhe nga nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa, si dhe daja i Ajolës, Erald Simixhiu që figurojnë ligjërisht pronarë të dy sh.p.k.-ve që në fakt kontrollohen nga shtetasja Ajola Xoxa.

Kjo vërtetohet dhe nga komunikimet e bëra mes financiereve të Ajolës dhe kompanive të Abules dhe Nitos.
Por pagesat nga "Rametal" sh.p.k. vijojnë: Në faqen 9 Adela i kërkon ekonomistes të konfirmojë pagesat që kanë mbetur për t'u bërë nga “Rametal”. Përgjigjja e dërguar në faqen 11 është: “Ndjesë për vonesën por kam qenë e zënë dje, Detyrimi i Rametalit: Partners-25.200 euro. Ava Studio 18000 euro. Është edhe dicka e hapur me kompaninë Jedas por nuk jam shumë e qartë.”
Pra, "Rametal" sh.p.k. i detyrohet ende "Partners Law" sh.p.k. të shtetases Ajola Xoxa 25.200 euro dhe "Ava Studio" sh.p.k. të Valbona Xoxës, nënës së Ajola Xoxës, kontrolluar ‘de facto’ nga kjo e fundit, një shumë prej 18.000 eurosh.

Por, ekonomistja njofton financieren e shtetases Ajola Xoxa që ka dhe diçka të hapur (supozohet një pagesë) me kompaninë “Jedas”, e cila shfaqet për herë të parë në komunikime.
Madje ajo shton: “Nuk jam shumë e qartë. Është bisedë ndërmjet shefave.”
Këto komunikime që dëshmojnë mënyrën e financimit të shtetases Ajola Xoxa te të dyja shoqëritë e menaxhuara prej saj, prej një subjekti tregtar pronari i të cilit rezulton i lidhur ngushtë me Bashkinë Tiranë, si për shkak të njohjes personale me kryetarin e saj, Erion Veliaj, ashtu edhe me përfitime të lidhura me bashkinë që ky shtetas drejton, hedhin edhe pikëpyetje në lidhje me një shoqëri tjetër, të emërtuar “Jedas”, për të cilën ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. jep llogari që ka disa pagesa të palikuiduara te financierja e shtetases Ajola Xoxa, Adela Kondakçiu.
Adela nga ana e saj, në faqen 12 i kthen përgjigjen: “Jemi në rregull për Rametal. PËR JEDAS KAM FOLUR ME SHEFEN S’KA PROBLEM.”

Duke pasur në konsideratë se "shefja" e Adelës, referuar të gjitha komunikimeve nga organi procedues, është shtetasja Ajola Xoxa, duket se ekziston dyshimi që edhe shoqëria "Jedas", ka lidhje me këtë të fundit.
Më tej, ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. i thotë Adelës në faqen 13: “Sapo mora një konfirmim nga shefi. Javën e ardhshme do procedojmë me një pagesë prej 30.000” (supozohet në monedhën euro).
Në faqen 15 Adela i kërkon të konfirmojë nëse është bërë ndonjë pagesë. Ekonomistja i përgjigjet në faqen 16: “Brenda ditës së premte do mbyllim të gjitha faturat sipas konfirmimit me shefat.”
Në fakt, në faqen 18 të komunikimeve ekonomistja e "Rametal" sh.p.k. i dërgon Adelës dy pagesa të kryera më datë 20.09.2023. Konkretisht bëhet fjalë për pagesën e bërë për "Partners Law" sh.p.k. në shumën prej 37.200 eurosh, për likuidim të faturave nr. 3/2023, 4/2023, 17/2023.
Pagesa tjetër bëhet për "Ava Studio" në shumën 18.000 euro, për likuidim të faturës 2/2023. Por, pasi e falënderon, Adela Kondakçiu i kujton se janë dhe disa fatura që janë lëshuar për shoqërinë "Sapienta" dhe që duhej të fliste një herë për pagesat e tyre. Faqe 19.
Paraprakisht sipas organit procedues duhet sqaruar se shoqëria "Sapientia" e formës tregtare me përgjegjësi të kufizuar, është themeluar dhe përfaqësohet nga shtetasja Marisa Nito, bashkëshorte e shtetasit Elman Abule, i cili zotëron shoqërinë "Rametal" sh.p.k., që ka kryer pagesat e përmendura më sipër.
Por pagesat mesa kuptohet nga komunikimet dhe siç rezulton dhe nga dokumentet bankare, nuk bëhen veç nga shoqëria "Rametal" sh.p.k. në favor të bashkëshortes së kryetarit të bashkisë, por edhe vjehrrës së këtij të fundit, por edhe nga shoqëria tjetër e bashkëshortes së pronarit të “Rametal”, "Sapienta", shtetasja Marisa Nito.
Kjo është vetëm një pjesë e dosjes hetimore që vërteton pagesat që merrte Ajola Xoxa dhe familjarët e saj nga Elman Abule dhe Marisa Nito për konsulencë ligjore.
Në vetë deklarimet e tij, Elman Abule pranon se ka paguar Ajola Xoxën për konsulencë mbi një pronë që kushtonte 1 milion euro.
“Deklaruesi shprehet se me shtetasen Ajola Xoxa njihet sepse kjo e fundit me bashkëshorten e tij janë shoqe të ngushta. Tregon se 4-5 vitet e fundit ka pasur marrëdhënie tregtare me Ajolën, pasi ajo u ka ofruar shërbime ligjore kompanive të tij. Për këto shërbime, tregon se ka biseduar me Ajolën në prezencë të Marisës. Shërbimet ligjore i merrte për rastet kur Marisa nuk merrte përgjegjësi për çështje të mëdha. I pyetur në lidhje me një shërbim konkret ku evidentohet shërbimi i Ajola Xoxës, sqaron se është rasti kur ajo ka dhënë konsulencë për blerjen e një prone që ka kushtuar 1 milion euro. Për këtë shërbim nuk e mban mend pagesën, por tregon se ka ofruar konsulencë në hartimin e kontratës së shitblerjes së pronës dhe janë draftuar disa kontrata duke qenë se historia e pronës ka qenë e gjatë. I pyetur nëse konsultimet janë dokumentuar, pra, nëse ka pasur dokumente të shkruara, deklaruesi shprehet se për këtë gjë duhet të pyetet Marisa”, thuhet në dosje.

Kjo është skema “Abule-Xoxa” që tregon se si bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj ka përfituar qindra miliona lekë, ndërsa Abule shpërblehej nga Veliaj me leje ndërtimi./ CNA
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Prej më shumë se 10 ditësh CNA ka zbardhur dosjen e plotë...
CNA po zbardh të tjera detaje nga dosja në lidhje me aktiv...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej ...
Gentian Skënder Sula është një nga biznesmenët për të ...
Një sanitare e QSUT-së denoncon në redaksinë e emisionit “...
Një denoncim i bërë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Stop’, ...
Autoklava e QSUT-së nuk punon prej muajsh, është jashtë fu...
Një sërë personazhesh publike kanë dalë në mbrojtje të kry...
CNA i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme kundër Korrups...
Kryebashkiaku Erion Veliaj po justifikohet dhe kërkon ...
CNA ka bërë një betejë të fortë denoncuese me Këshillin Dr...
Në vendimin e gjykatës për arrestimin e kryebashkiakut...
CNA ka zbardhur detaje mjaft interesante në lidhje me bler...
CNA ditë pas dite ka publikuar fakte dhe prova nga dos...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...