Unë që po të shkruaj jam Xhovan Shyti, me kontribut 35-vjeçar si gazetar profesionist, në median e lirë pas e antikomuniste. Mora ngacmim për t’u drejtuar me këtë letër publike pasi të ndoqa kur kalove portën e SPAK-ut për t’i ofruar shërbim monitorimi për institucionet e drejtësisë etj, etj.
Nuk po merrem me procedurën e parregullt, antiprotokollare, që ndoqe për ofertën e shërbimit që dëshiroje t’i ofroje, pasi e more përgjigjen nga oficeri i informacionit të SPAK. Pjesa ime e ngacmimit lidhet me pas daljen nga godina e SPAK-ut dhe atë çka fole para gazetarëve ku përmende media e portale anonime, fake news-e, lajme abuzive etj.
Pyetja "nervozuese" që më nxiti të drejtohem publikisht ishte: Si ka mundësi që ti, Aldor Nini, kurrë i njohur në botën e gazetarisë, por falë mos heshtjes së CNA-së, i shumë njohur si çensor mediatik, gjen hapësirë të japësh “leksion” pikërisht në këto media anonime? Media të cilat pohon se i ke aleate, se doje t’i monitoroje etj.etj.
Për çfarë do t’i monitoroje? Apo do t’i mbroje nga SPAK-u nga që, si deri më sot, do t’i përdorë politika e korruptuar e inceneratorëve e dosjes “5D” për interesat e veta?
Aldor, kompania mediatike “City News Albania”, që unë administroj ka ende një llogari të hapur me “Acromax”-in që administron ti. Pavarësisht se gjyqësisht “City News Albania” e ka fituar betejën ligjore edhe në Gjermani, dëmi që na shkaktove si çensor, e jo si menaxhues mediatik, ende qendron i hapur.
Ne nuk do të ndalemi, do të shkojmë në çdo institucion, në çdo organizatë, deri sa ti të marrësh kostot për dëmin që i ke shkaktuar shqiptarëve dhe CNA. Koha vonon por nuk harron o bashkëpunëtor i mediave te paguara nga paratë e inceneratoreve, o vegël e Erion Veliajt dhe politikës së korrupsionit.
Unë jam gati të përballem me ty dhe “Acromax”-in tënd për gjjthçka na ke shkaktuar, me të padrejtë.
Na ke asgjesuar gati 11 mijë video që përmbanin denoncimet tona ekskluzive për dosjen “5D”, për inceneratorët, për Erion Veliajn, për Edi Ramën, me të cilët ti je bashkëpunëtor dhe i shërben, jo profesionalisht, por si censor. Ke dashur ta mbyllësh “CNA” ndaj dhe e ke denoncuar shtatë vite më parë për interes të Erion Veliajt.
Aldor, ti ke goditur faqen tonë në rrjetet sociale megjithëse në të gjitha materialet e raportuara ne kemi qenë mëse profesional, kemi cituar burimet e informacionit. Ke pretenduar e pretendon “vjedhjen e të drejtave të autorit” për sekuenca që janë përdorur në videot tona.
Të kemi mirëkuptuar, e kemi marrë mbi vete gabimin që se kemi pasur me mendimin që do reflektoje, megjithëse ti zotëri duhet ta mësosh një herë e mirë që në media mbi gjthçka prevalon e drejta e informimit të publikut.
Si të bënim të heshtnim për inceneratorët? Të heshtnim për aferën skandaloze të zhvatjes së parave publike “5D”?
Të heshtnim për Erion Veliajn, vetëm sepse ti “kishe hallin” e të drejtës së autorit?
Aldor, tani po të jap dhe një sqarim përfundimtar: Të gjitha të ardhurat që ne duhej të kishim marrë nga Youtube (se ende nuk kemi marrë asnjë qindarkë), kanë qenë më pak se thërrime dhe ti na kërkoje 3 milionë dollarë.
Ndonëse në gjykatën gjermane e ke humbur betejën me CNA apo Elvi Fundon ( ai të del zot vetë e di mirë ti e shumë të tjerë) ne jemi të gatshëm të përballemi me ty në çdo gjykatë të Europës e të botës, për pseudo dëmin e pretenduar prej teje, që ti thua se ja kemi shkaktuar klientëve të tu që i keqpëdor besimin e nuk ishin në dije i të abuzime e të tua.
Aldor dëmi yt, i ardhur nga prevalimi i të drejtës së informimit, është hiç, dëmi që ti na ke shkatuar ne është disa milionë euro, pa futur në hesap dëmin që u ke shkaktuar shqiptarëve, duke ua bllokuar informimin për aferat, për korrupsionin, për skandalet që kanë ndodhur në këtë vend. Dëmi që “Acromax” yt ka shkaktuar nga sjellja jote si çensor është i pamatshëm.
Betejat tona vazhdojnë, ti je një pikë uji në oqeanin e misionit të CNA. Zgjedh të jesh kristal apo pikë e ndotur fekalesh mediatike, kjo në jetë është zgjedhje./ CNA
Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sall...
Dje mediat e pushtetit thanë se kanë ardhur dy eurodeputet...
CNA ka zbardhur një tjetër detaj nga dosja hetimore pë...
Një tjetër skandal ka dalë nga dosja hetimore e SPAK-u...
Djali i xhaxhait të Ajola Xoxës, Valmir Xoxa, është një tj...
CNA sjell një nga rastet më flagrante që është gjetur ...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka denoncuar faktin se si ...
CNA ka publikuar një tjetër skandal nga dosja hetimore e S...
CNA ka zbuluar detaje mjaft interesante nga dosja heti...
Kryeministri Edi Rama, sot u hodh sërish në sulm ndaj ...
Një prind i një fëmije që studion në klasën e katërt, shpr...
Edison dhe Vojsava Beshiri janë nga Dimali i Beratit. Sipa...
Ajola Xoxa para disa ditësh në një reagim të saj në rrjete...
CNA ka zbardhur fijet që lidhin Ajola Xoxën me Elman Abule...
Bashkia e Fierit, nën drejtimin e socialistit Armando Suba...
Ora News ka publikuar pamje të tjera nga takimet private t...
Në deklaratën e SPAK-ut pas arrestimit të kryebashkiakut t...
Të tjera fakte dalin në dritë nga zbardhja e vendimit të G...
CNA shpesh ka denoncuar luksin e shfrenuar dhe shpenzi...
CNA ka zbardhur një tjetër rast skandaloz që pasqyrohet në...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...