web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kundër Veliajt

24 Shkurt 2025, 13:42, Acromax / Aldor Nini CNA
Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
Aldor Nini i "Acromax"

Censori i medias dhe fjalës së lirë dhe përndjekësi i grave, Aldor Nini i “Acromax”-it, ushtari i Veliajt, ka prishur faktet dhe provat kundër kryebashkiakut të Tiranës.

Kjo faktohet në të gjitha sulmet që Aldor Nini i “Acromax” ka kryer, duke fshirë me mijëra video nga mediat sociale të CNA-së.

Fillimisht Aldor Nini i “Acromax” ndërhyri që ne të heqim lajmet tona kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë që më pas përdori një çështje të tij personale për të goditur rrjetet sociale të CNA-së. (LEXO KETU)

Sulmet e tij ishin të njëpasnjëshme duke mbyllur faqen e “Facebook”-ut dhe kanalin e “YouTube” me 11 mijë video, ku shumica e videove ishin për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën.

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
Njoftimi për bllokimin e faqes zyrtare të CNA-së në Youtube

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt

Të gjitha videot u fshinë nga sulmi dhe goditja e Aldor Ninit të “Acromax”, duke i hequr nga “YouTube” videot e Veliajt për dosjen “5D”, skandalin e inceneratorëve, çështjen “Harabeli” e të tjerë.

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
E-mail nga "YouTube" për bllokimin e kronikës

Aldor Nini i ka justifikuar sulmet me çështjet e tij personale, me pretendimin se po mbronte të drejtën e autorit, ndëkrohë që City News Albania ka publikuar vazhdimisht dhe pa ndalim dokumentet dhe autorizimet zyrtare nga të gjitha mediat për të drejtën e përdorimit të materialeve të tyre.

Aldor Nini i “Acromax”, ushtari i Erion Veliajt, kërkoi të prishte provat dhe faktet kundër Veliajt.

Fshirja e videove në “YouTube” është prishje faktesh dhe provash ekskluzive të publikuara nga CNA TV, të cilat nuk i interesonin Veliajt dhe këto fillojnë që me Ardit Gjoklajn.

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga "Acromax"
Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
Në foto Erion Veliaj, publikuar nga Bashkia Tiranë

Më pas vijoi goditjen dhe sulmin ndaj rrjeteve sociale të CNA-së, “Facebook”, “Instagram”, “YouTube” dhe “TikTok”.

Të gjitha materialet e publikuara janë fakte dhe prova që zbardhin të vërtetat për kryebashkiakun e Tiranës.

Ato që ka publikuar CNA dhe janë fshirë nga rrjetet sociale si pasojë e sulmeve nga Aldor Nini i “Acromax” janë prova dhe akuza të drejtëpërdrejta ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
E-mail nga "YouTube" për bllokimin e kronikës
Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt
Njoftim per fshirjen e lajmet ne rrjetet sociale

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt

Si Aldor Nini i “Acromax” prishi provat kunde?r Veliajt

Ai ka përdorur marrëdhëniet me mediat klienteliste të paguara nga inceneratorët, por dhe mediat e opozitës për interesat e tij personale dhe korruptive me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Investigimet, raportimet dhe materialet e fshira të CNA.al dhe kanalit te CNA TV në “YouTube” janë fakte e prova të fshira kundër kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, dhe në këto raste Aldor Nini i "Acromax" ka qenë masha e tij./ CNA

 





Lajmet e fundit nga