Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Prej tre muajsh kompania mediatike “City News Albania” (CNA) gjendet nën goditjet kriminale të njëfarë Aldor Nini, fare i panjohur më parë prej meje përgjatë mbi 30 viteve punë në gazetari, por i njohur sakaq si censor mediatik që të bëka gjëmën dhe nuk i hyn gjemb në këmbë.
Një e vërtetë kjo, të cilën CNA dhe unë si administrator i saj, po e vuajmë mbi supet tona. Megjithëse kemi gjithë të drejtën mediatike, ligjore e morale me vete, ndonëse në solidaritet kemi gjetur përkrahje nga institucione e shoqata mediatike ndërkombëtare, falë ndërhyrjes kriminale të Aldor Ninit, poseduesit të “Acromax”, faqja jonë në rrjetet sociale vijon të jetë e bllokuar.
Vijon të mos jetë në funksion në “Instagram” dhe e mbyllur në rrjetet sociale “TikTok”, “YouTube” e “Facebook”. Me pak fjalë, ky farë “Acromax Nini”, ka marrë përsipër të luajë rolin e “gjeneralit” suprem të medias, më shumë se 90% të së cilës e ka vënë në rresht dhe e urdhëron si dhe sa herë, edhe atë vetë e urdhërojnë ata që e kanë graduar “gjeneral” censor mediatik.
Gradat “Acromax Ninit” ia kanë dhënë ata që e komandojnë me kushtin e vetëm që të mos lejojë asnjë media të njollosë realitetin e “Rilindjes” së vendit, nën qeverisjen 11-vjeçare të qeverive Rama 1, 2, 3, si dhe pushtetin “5D” të bashkisë së Erion Veliajt.
Nëse Aldor Nini i “Acromax”-it është “ushtar” i Edi Ramës apo i pushtetit “5D” së Erion Veliajt kjo s’ka kurrfarë rëndësie, pasi me rolin e censorit mediatik që ai luan u shërben të dyve. Madje akoma më shumë duke censuruar mediat “Acromax Nini” i bën shërbim antiligjor gjithë pushtetit të “Rilindasve” që e kanë shpënë në vdekje klinike republikën tonë të gjorë.
Me pak fjalë, Aldor Nini është pjellë e pushtetit që u zotua triumfalisht se do të lulëzonte Shqipërinë e lënë të shkretë nga qeveritë Berisha 2005-2013. Aldor Nini është njëri nga “Rilindasit” e devotshëm, që si CEO i kompanisë “Acromax”, të regjistruar në Gjermani, shfrytëzon të drejtën e autorit për të kërcënuar e mbyllur gojën atyre 2 apo 3 mediave të mbetura që guxojnë të “nxijnë” realitetin rilindas. Nën këtë devizë, “Acromax Nini” ka shtrirë përdhe, sikurse përmendëm, më shumë se 90% të mediave (duke përfshirë dhe ato që mosbindjen e kanë me doreza).
Kompania mediatike “City News Albania” ishte dhe vijon të jetë e vetmja e qenë jashtë stanit të “Acromax Ninit”, është e vetmja që zbuloi dhe nisi betejën denoncuese me Erion Veliajn për aferën e incerenatorit të Tiranës, që ka ngrënë 130 milionë euro të buxhetit të taksapaguesve pa u ndërtuar kurrë. CNA është e vetmja media që shpërtheu publikisht skemën e aferës “5D” të bashkisë së Erion Veliajt, por jo vetëm.
Pasi iu prek padroni dhe për më tepër kur seria e shkrimeve denoncuese të CNA-së ndaj aferave të bashkisë Veliaj vijoi, Aldor Nini e mprehu edhe më shumë shpatën kundër “së pabindurës” CNA. Në mosgjetje të një argumenti mendjembushës, “Acromax Nini” sajoi shkeljen e së drejtës së autorit nga CNA për të ngritur dyfekun. Na akuzoi si përvetësuese të së drejtës së autorit, edhe pse për çdo transmetim ne disponojmë autorizimet e mediave autore të fragmenteve ilustruese.
CNA disponon autorizim ligjor me firmë e vulë nga televizionet “Vizion Plus”, “Klan”, “Syri TV”, “ABC News”, “Euronews.”
Në rolin e “gjeneralit me spaleta rilindasi”, “Acromax Nini” na urdhëroi të fshinim çdo lajm që kishim publikuar, e që sipas tij shkelte të drejtën e autorit, por ne vijuam mosbindjen pasi ligjërisht ishim OK. Kundërshtimi ynë ligjor e acaroi “gjeneral” Ninin e mësuar me sjelljen prej YES Man-i, të pronarëve të mediave e organizatave që pretendojnë se mbrojnë fjalën e lirë.
I përvëluar nga mospranimi i CNA-së për t’u rreshtuar, Aldor Nini, që i ka mbushur mendjen vetes se “torta” mediatike shqiptare është e gjitha e veta, gjeti të godasë jo kompaninë CNA, por Elvi Fundon, që përveçse qenies aksioner nuk ka ndonjë rol drejtues në stafin teknik të CNA-së.
Thanë e çfarë nuk thanë për z.Fundo, që prej vitesh e shkon jetën në Gjermani. Sajime që veç fantazitë e mendjeve të curufjepsura mund t’i sajojnë. Kur u bindën se nuk mund ta shtinin në xhep CNA-në, mobilizuan ushtrinë e zagarëve mediatikë si presion dhe kur sërish korrën refuzimin e shërbestarisë dhe dy standardeve, “Acromax Nini” ndërmori aktin kriminal të bllokimit të faqes së CNA-së në rrjetet sociale.
Akti i paprecedent u ndërmor kur gjeneral censori, Aldor Nini, e pa veten protagonist të kronikës së zezë. Në një ngjarje sa të turpshme aq edhe të dhimbshme e antiligjore, që lidhej me familjen e tij. Ngjarjen për të cilën Aldor Nini përfundoi i ndaluar nga policia, i proceduar dhe për të cilin vijon gjykimi, e publikoi veç CNA-së, përkundër heshtjes së turpshme nga më shumë se 90% e medias së qenë nën thundrën e censorit.
CNA e ka ndjekur dhe publikuar në dinamikë sjelljen e turpshme me të afërmit e tij, duke vijuar standardin e gazetarisë, pa pyetur pse protagonist është “gjeneral” Nini. Sepse CNA nuk luajti e nuk luan nga standardi profesional, nuk i ndan njerëzit në të nënës e të lopës, pasi në praktikën e vet editoriale CNA mbështetet në sentencën: “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Një sjellje kjo që nuk i shkon midesë së “gjeneral censorit” Aldor Nini, i cili, edhe pse i humbur në përballje gjyqësore me z. Fundo e i urdhëruar nga Gjykata e Këlnit të çlirojë faqet e bllokuara të CNA-së, vijon të bëjë cubin. Ditën e diel Aldor Nini ndërmori të tjera sulme që mbyllën faqen e CNA-së në “Facebook”, me mendimin se do të na mbyllë gojën.
Pavarësisht të gjitha sulmeve dhe përpjekjeve të Aldor Ninit dhe “Acromax”-it për të na censuruar, CNA do të vazhdojë misionin e saj për të raportuar të vërtetën, pa u ndikuar nga askush dhe nga asgjë./ CNA
Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit...
Është realitet, ndoshta dikush është gëzuar, dikush ës...
Në një reagim të tij në rrjetet sociale deputeti Ervin...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i zhytur në ska...
Nga gazeta “New York Times”, shqiptarët mësuan se krye...
Përgjegjësinë nuk e kanë gazetarët që rrinë tek oborri i S...
Ky titull i shkon për shtat Erion Veliajt, që në fakt ...
2024-a, të paktën deri në muajin shtator, ka pasur shu...
Gazetari dhe analisti rilindas, Lorenc Vangjeli, në nj...
Në media po publikohet dosja e ish-kryeministrit Sali ...
Në kryeqytet dje është zhvilluar Asambleja e Socialist...
Kryeministri Edi Rama ka shpallur një reformë të madhe...
CNA shpesh ka bërë shkrime, ka raportuar dhe ka thek...
Fatmir Xhafaj u përmend nominalisht nga Rama kur ky i ...
"Kështu është katandisur drejtësia kur ja le çetës së ...
Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje...
Dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta v...
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...