web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ambasada e BE-së me standartet e hajdutëve

6 Shtator 2024, 19:27, Editorial CNA
Ambasada e BE-së me standartet e hajdutëve
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato

Dje dhe sot u publikuan disa ftesa, njoftime në lidhje me një aktivitet, për hapjen e Kolegjit të Evropës.

Pati një reagim nga disa njerëz publikë si Genc Pollo dhe Taulant Muka e të tjerë për faktin se do të hapej Kolegji i Evropës dhe atje do të shkonte dhe Erion Veliaj.(LEXO KETU)

Sot ka patur dhe një reagim të fortë dhe nga ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi në lidhje me ambasadorin, Silvio Gonzato, që do të merrte pjesë apo organizatorët e këtij eventi.(LEXO KETU)

Ambasada e BE-së me standartet e hajdutëve

Por përtej këtyre reagimeve ka një pyetje shumë të thjeshtë.

A mundet që Bashkimi Evropian të përfaqësojë dhe të ulet në një tavolinë me një njeri që është kreu i një organizate hajdutësh? 

Është kryetari i Bashkisë së Tiranës të cilit i janë kapur të gjithë drejtorët, i gjithë zinxhiri komandues si hajdutë?

Si mundet? 

Çfarë do të ndodhte me një kryetar bashkie në një vend të BE-së në rast se do t’i kapeshin të gjithë bashkëpunëtorët e tij duke vjedhur? 

Ku e kishin marrë bekimin?

Kush i lejonte? A nuk ishte bashkëpunëtori i tyre?

Ndoshta s’ka qenë aq shumë, por ai duhet të japë dorëheqje se ishte i paaftë të kontrollonte dhe menaxhonte institucionin dhe në çdo vend të BE-së ai do të kishte ikur, kurse në Shqipëri qëndron.

Jo vetëm qëndron, por shkon dhe merr pjesë në aktivitete të BE-së, shkon dhe ambasadori i ri në krah.

Po si mund të kthehet ambasada e BE-së në buzëkuq për Erion Veliajn, për hajdutin e dosjes 5D, për njeriun që ka paguar 60 milionë euro për inceneratorët, për njeriun që ka firmosur edhe 60 milionë euro korrupsion të tjera për inceneratorin dhe me firmat dhe vulat e drejtorëve të tij, një pjesë hajdut, një pjesë në burg, të tjerë në hetim?

5-6 çështje hetimore ka Erion Veliaj në SPAK, të gjitha, njëra më skandaloze se tjetra. I kanë gjetur dhe tenderë fiktivë nga ato të prishjeve të objekteve, që hidheshin në prokurim publik dhe më pas punët bëheshin si në rastin e dosjes 5D me punonjësit e Bashkisë.

Si mundet BE, ambasada e këtij vendi të atashohet me Erion Veliajn?

Sot e bëri ambasadori Silvio Gonzato, nesër mund ta bëjë një tjetër, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar dhe ndaj këtyre ambasadorëve duhet reaguar në mënyrë të fuqishme, jo vetëm politikisht, por dhe mediatikisht. 

Nuk iu kërkohet asgjë më shumë vetëm standarti i vendeve të tyre.

Ambasada e BE-së me standartet e hajdutëve
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato

Po si mund të shkojmë ne në BE?

Me standartin e hajdutëve me kryetar Erion Veliaj?

Me standartin e dosjes 5D?

Me standartin e inceneratorëve?

Me standartin e shembjes së Teatrit?

Më standartin e shembjeve në 5Maj?

Apo me standartin e shembjeve të pallateve dhe objekteve të ndryshme që janë tenderuar dhe punimet janë bërë me punonjësit e Bashkisë?

Këto të gjitha janë pjesë e Bashkisë së Tiranës dhe ky është kryetari.

Ky është një hajdut i ndershëm që nuk di asgjë se çfarë ndodh në  Bashkinë e Tiranës ku drejtorët e tij ndodhen burgjeve dhe po i hetohet pasuria. Dhe, ambasadori i BE-së i shkon në krah.

Po si mund të ndodhë?

Cili është standarti?

Standartin e hajdutëve do të na tregojë BE dhe ambasadorët?

A mund të shkojë Shqipëria drejt Europës?

A mund të integrohet Shqipëria në BE me standartin e hajdutëve e të Bashkisë së Tiranës?

E në qoftë se duhet të shkojmë në BE me hajdutërinë e 5D, inceneratorëve &Co në djall të shkojë.

Kurrë mos hyftë Shqipëria në BE, me Erion Veliajn dhe hienat e tij, hajdutërit që rrjepin, që kanë vjedhur dhjetëra miliona euro nga taksapaguesit shqiptarë të varfër, me paratë e kryeqytetasve të cilët fyhen kur shikojnë se ambasadorët e BE shkojnë e i mbajnë ison një zdromsi të pafytyrë që ka 1001 akuza dhe po hetohet për korrupsion ndërsa ambasadorët i bëjnë fresk./ CNA

 





Lajmet e fundit nga