Inceneratorët nuk fajësojnë Erion Veliajn dhe qeverinë
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Në fakt edhe ta quash plehraxhi, Erion Veliajn do ta vlerësoje, pasi dikur plehraxhinj quheshin ata që i mblidhnin plehrat, ndërsa Erion Veliaj është njeriu që ka mbushur Tiranën plot me plehra, mjaftojnë fotot e ditëve të fundit. (Lexo këtu)
Nga të dhëna zyrtare, por edhe nga informacionet nga Bashkia e Tiranës, vetëm qendra e kryeqytetit pastrohet, ajo zona e dukshme e “Bllokut” dhe zona ku ka lëvizje të rinjsh.
Mjafton të shikosh “Qytet Studenti”-n, “Rrugën e Elbasanit”, diku më larg, rreth “Unazës së vogël” e më tej, tek “Unaza e kryeqytetit” apo të hysh në lagje do të shikosh kazanët e mbushur me plehra.


Erion Veliaj prishi një kontratë, përpiqet të japë pretekste, më bëjnë presion këta, më bëjnë presion ata, si gjithmonë ai nuk i përballon presionet, për të fajin e kanë subjektet private, por në fakt të gjitha këto janë justifikime.
Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e Tiranës me plehra, ashtu siç është përgjegjësi për firmosjen e kontratës me këto subjekte që duhet ta pastronin, pra këta që i bëjnë presion.


Erion Veliaj i ka fiksim plehrat, që të paguajë dhjetëra miliona euro për heqjen e plehrave të cilat nuk hiqen dhe ky nuk është rasti i parë. Ai ka paguar dhjetëra miliona euro për një incenerator që nuk ekziston në Tiranë, dhjetëra miliona euro të tjera ia ka dhënë kompanisë së inceneratorit që duhet ta ndërtonte dhe që nuk e ndërtoi kurrë, nëpërmjet një kontrate për dherat.
Erion Veliaj i ka fiksim plehrat, ndoshta mund të jetë një plehrë politike, mund të jetë një zdroms siç vetëquhet, por askush nuk e ka borxhin të durojë fiksimet e tij për të jetuar i mbuluar nga plehrat, për të jetuar me plehra, për të vjedhur me plehra, të kthejë Tiranën në një kazan të madh plehrash thjesht dhe vetëm për të vjedhur, siç ka ndodhur me dosjen “5D” dhe drejtorët e tij hajdutë.

Ndaj plehraxhiu ndodhet në qendër të Tiranës, në godinën e Bashkisë, e cila në fakt është godina ku është kryetari i organizatës së hajdutëve të dosjes “5D”, njeriu që pagoi dhjetëra miliona euro për inceneratorin që nuk ekziston dhe njeriu që po mbush sot Tiranën me plehra.
Në godinën kryesore, në qendër të Tiranës, qëndron plehra e kryeqytetit, që lidhet me inceneratorë që nuk ekzistojnë, me plehra që nuk hiqen dhe me vjedhjet e drejtorëve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë që kryetar kanë pasur Erion Veliajn./ CNA







Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas p...
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...