
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve e cila sipas përllogaritjeve të ekspertëve shkon rreth 1 miliard euro, ka çuar në pranga shumë zyrtarë, ish-ministra, drejtues të komisioneve të prokurimit, të tjerë zyrtarë të përfshirë në strukturat e procedurës apo drejtorë e të tjerë. Në fakt ka një debat të madh publik, juridik, edhe politik.

Në fakt, le ta bëjmë llogarinë ndryshe. Do ta marrim të qenë sikur Erion Veliaj është “i pafajshëm”. Ai nuk është fajtor për inceneratorët. Pra, inceneratorët nuk e fajësojnë kryebashkiakun e Tiranës apo dhe qeverinë e ndershme të Edi Ramës.
Le të shikojmë disa fakte.
Kush i shpiku inceneratorët?
A ishte ky një vullnet politik i Kryeministrit?
Kjo e parë në të treja rastet edhe tek Elbasani, edhe te Fieri dhe te Tirana dhe te mbrojtja në komsionin hetimor apo në qasjet e mëvonshme politike të Edi Ramës, i cili ka thënë që nëse do më kërkohej sërish do të bëja të njëjtat veprime.
Tregon që përgjigjja është po.
Por, a e bënte dot vetë qeveria këtë proces? Në asnjë mënyrë. Çfarë i duhej? I duheshin emergjencat. Kush i shpallte? I shpallnin bashkitë. Kush i bënte kërkesat? I bënin bashkitë. Pra, pa bashkitë inceneratorët si projekt i Edi Ramës apo qeverisë, si vizion i Rilindjes nuk do të ishin zbatuar.
Por ndryshe nga sa ndodhi në Elbasan dhe në Fier.
Tek e para kemi një kazan me naftë, tek e dyta një incenerator që nuk ka mbaruar dhe në Tiranë ndodh ndryshe. Nuk ekziston inceneratori, nuk ekziston asgjë prej tij. Megjithëse, kompania ka marrë rreth 130 milionë euro sa nga taksat e qytetarëve shqiptarë aq edhe nga biznesi.
Erion Veliaj del në media dhe thotë: po unë i kam bërë kërkesën qeverisë që të kemi incenerator në Tiranë sepse ishte projekti i IFC -së, ishte më i shtrenjtë se ky inceneratori që kërkuam ne.
Në fakt projekti i IFC-së nuk ishte incenerator por përfshin pastrimin e Tiranës plus landfillin dhe kostot qenë më të ulta.
Nga ana tjetër është Erion Veliaj i cili ka përfaqësuesit e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, pra Taulant Tushën në komisonin ku është diskutuar procedura për inceneratorin e Tiranës, pra për dhënien me koncesion.
Nga ana tjetër Taulant Tushe atje thotë të shmanget Këshilli Bashkiak. Nga ana tjetër ky Erion Veliaj “i pafajshmi” si ka mundësi që i çon shkresë Alqi Bllakos dhe i thotë jemi dakord në parim?

Si mund të jetë i pafajshëm kur e ka kërkuar vetë, ka rënë dakort vetë dhe e ka shmangur Këshillin Bashkiak vetë apo ka patur në procedurë njerëzit e tij, përfaqësuesit e tij si kryetar bashkie.
Paratë kalojnë nga buxheti i shtetit, nga qeveria në llogaritë e Bashkisë Tiranë për t’ju dhënë inceneratorit të Tiranës, kompanisë koncesionare ku pas saj fshihej Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Të paktën nga viti 2019 dhe der tani, gati 5 vjet është shkruar për inceneratorin e Tiranës, që nuk janë holandezët, që nuk është një kompani e huaj, që fshihen shqiptarë nga pas.
Si ka mundësi? Nuk e dinte Erion Veliaj, s’ka parë, s’ka dëgjuar, s’ka lexuar? A nuk shkoi Erion Veliaj si “i pafajshëm” në komision parlamentar atë hetimorin, që u bë siç u bë dhe nuk foli dhe nuk e mbrojti?
Pra, Erion Veliaj është “i pafajshëm”. Ai që ka bërë kërkesën, ai që ka qenë në procedurë, ai që bën pagesash parash, ai që firmos kontrata, vartësit e tij firmosin për dhjetëra miliona euro, para të paguara nga qytetarët përmes blerjeve të apartamenteve apo ndërtimeve në kryeqytet.
Është “i pafajshmi” në historinë e inceneratorit të Tiranës. Po. Erion Veliaj është “i pafajshëm” vetëm për faktin se ndodhet jashtë për aferën e inceneratorëve pasi ai duhet të ishte në burg pikërisht për pafajësinë e tij, atë të rolit të budallait që kërkon t’ua shesë shqiptarëve ndërkohë që vetë e ka kërkuar, vetë e ka firmosur, vetë e ka zbatuar të gjithë aferën korruptive të inceneratorit të Tiranës./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha vazhdon prej gati 9 muaj...
Ardian Krasta, moderator, gazetar, prezantues, por jo ...
Ka një konflikt të madh brenda mediave, ata që raportojë, ...
Njihet si një frikacak në polikë, prej muajsh i trembu...
Deri ditën që Erion Veliaj u bë kryetar i Bashkisë Tir...
Sezoni paralamentar në pjesën e parë të këtij viti u m...
Kontrollit të Lartë të Shtetit prej 4 muajsh po i bëhe...
Çdo ditë po qartësohet se si Komisioni “Xhafaj” në bas...
Gjithnjë e më shumë po konfigurohet një grup brenda Partis...
Një ditë më parë u njoftua ardhja në Shqipëri e të nga...
Në fakt nuk duhet quajtur një realitet i humbur i o...
Që prej gushtit të vitit 2023, David Wisner është amba...
Ish-zëvendëskryeministri, ish-deputeti i PS-së, ish-mi...
Është një histori e vjetër “Alibaba me 40 hajdutë”, në...
Erion Veliaj, kryebashkiaku skandaloz i Tiranës, i aku...
Një komision me një qëllim politik, goditjen e SPAK-ut...
Më shumë se 6 muaj më parë CNA raportoi se gjoja në em...
Fatmir Xhafaj, në fjalën e tij në Kuvend pasi bëri lid...
Po sikur të gjithë të jemi ngatërruar? Zelli me të ci...
Kreu i SPAK-ut ka qenë ditën e hënë në Kuvend ku për 4...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...