Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili vetëquhet zdroms, nuk e di se çfarë ndodh në bashkinë e tij. Ai është një person i pafajshëm, një burrë i ndershëm, një njeri që nuk ka gënjyer kurrë në jetën e tij.
Ka virtyte, elokuent, i urtë, i mençur, i shkolluar në Amerikë, dijetar, poliglot, i rrallë në llojin e vet, vetëm ka një problem, ai nuk di.
Erion Veliaj nuk e di se çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës.
Ai është thjesht një kryetar që vjen vërdallë dhe firmos ndonjë letër, sepse Erion Veliaj nuk e dinte që drejtorët e tij ishin një tufë me hajdutë, të cilët i qarkullonte sa në një zyrë në një tjetër për performancë shumë të mirë dhe me ta kishte bërë një mijë punë të mira.
Vetëm ai nuk e dinte se drejtorët ishin hajdutë të pangopur, se ka dhe nga ata të ngopurit, por hajdutët e lalit qenë të pangopur, por ky nuk kishte faj se nuk e dinte.
Nuk e dinte se kishte firmosur dhe kishte dhënë 4 leje pallatesh për hajdutët e bashkisë së tij sepse lali Eri firmos kot, nuk e di.

Erion Veliaj të merret me hajdutët, në asnjë mënyrë! Nuk ka faj ai, ka firmosur nja 5 tenderë, ca miliarda lekë, fundja aq janë, nuk e dinte lali. Edhe ato lejet më lart nuk i ka dhënë ai, i kanë dhënë drejtorët e tjerë që ishin lidhur me njëri-tjetrin, lali nuk e dinte.

Nuk e dinte lali se këta hajdutët i mbushën kutitë e votimit një vit më parë, e bënë kryetar bashkie. Nuk e di lali se ka 11,700 veta në punë, di ai se kush janë hajdutët?! Dhe nuk e di fare që këta 11,700 janë përdorur si patronazhistë në zgjedhje, i mbushën kutitë e votimit dhe në rresht i vinin këta hajdutë.
Nuk e di lali fare se çfarë ndodh në Bashkinë e Tiranës, edhe 3 vjet më parë kur jepte urdhrin se armata e institucionit të bënte Fatmir Xhafajn deputet. Nuk e ka idenë fare ai, edhe pse hajdutët i thërrisnin në apel punonjësit për votën e tyre ndaj ish-ministrit të dorëhequr për skandalin “Babale”, të cilin Erion Veliaj nuk e kishte parë, nuk e dinte dhe nuk e kishte dëgjuar. (Lexo këtu)

Erion Veliaj nuk e di që në Bashkinë e Tiranës paguhen 10 milionë dollarë në vit për një incenerator që nuk ekziston. Erion Veliaj i lë lekët te dera sepse kështu e di ai që dërgohen lekët dhe lihen te dera e landfillit, se çfarë ndodh brenda ç’punë ka lali?!
Nuk e di Lali që Ajola, kuron instalacione tek landfilli dhe inceneratori që nuk ekziston.
Erion Veliaj nuk e di që në Tiranë ndërtohen kulla, janë 20 apo 30, ai nuk e di. Ai thjesht dhe vetëm kur thonë që e ka bërë filani apo fisteku e mëson për herë të parë. Erion Veliaj nuk e di që në Tiranë janë shembur shtëpi dhe pallate banorësh në shkelje të ligjit. (Lexo këtu)
Erion Veliaj nuk e di se në Tiranë është shembur një teatër totalisht në shkelje të ligjit.

Erion Veliaj nuk e di se në Tiranë janë bërë tenderë fiktivë, në bashkinë e tij. Ai nuk e di se punonjësit e tij shkojnë dhe punojnë për llogari të firmave private, siç është rasti i “5D”-së. (Lexo këtu)
Erion Veliaj nuk di, ai është një djalë i ndershëm, i pastër, dinjitoz, korrekt, që në fund për shkak se nuk e di rrezikon të shkojë në burg, ose më mirë ai është sjellë para “kolegëve” të SPAK-ut sipas variantit
“unë e di që ti e di,
ti e di që unë e di,
pse ti bën sikur s’e di,
kur unë e di që ti e di dhe kur ti e di që unë e di”.
Erion Veliaj nuk e di, ai thjesht dhe vetëm është kryetar “i ndershëm” i Bashkisë së Tiranës. Këto janë fjalët e vërteta për një njeri si Erion Veliaj./ CNA
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisë...
E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...