
Raportimet për një komision anti-SPAK nga shumica qeverisëse tani nuk janë më vetëm në CNA. Shumica e mediave e pranuan këtë lëvizje të mazhorancës pas daljes publike të kryeministrit një javë më parë. Më tej procesin e avancoi Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit që është bashkuar me grupin e 99-çave të Rilindjes për të udhëhequr sulmin ligjor të tyre ndaj SPAK-ut.
CNA ka sjellë në mënyrë ekskluzive dokumentin që Rilindasit u kanë çuar institucioneve diplomatike në Tiranë, një dokument që ne do ta analizojmë faqe për faqe.(LEXO KETU)
Që në hyrje të dokumentit, në faqen e tij të parë, thuhet se SPAK-u po e lufton në mënyrë progresive korrupsionin në nivelet e larta dhe pandëshkueshmërinë. Menjëherë lind pyetja pse duhet një komision apo ndryshime ligjore kundër SPAK-ut kur po e bën detyrën. Ndoshta Fatmir Xhafaj ka vendosur të luajë rolin e Shvejkut me ndërkombëtarët sipas variantit “ku di unë se çfarë bëj unë”. Gjithçka e keni të nënvizuar në fjalitë e paragrafit të dytë në faqen e parë të “Non papers”, dokument i çuar ndërkombëtarëve gjoja në emër të një reforme institucionale të thelluar për rrugën drejt BE-së.

Më tej shkruhet për shërbimet “online” dhe Shqipërinë si lider rajonal në shërbimet digjitale publike, shkruhet për e-albania, për transparencë, e kështu me radhë. Por sërish lindin disa pyetje. Skandalet e AKSHI-t dhe tenderët sekretë për klientët mediatikë të pushtetit janë pjesë e këtij procesi?
Më tej flitet për digjitalizim, por askush nuk i hyn në themel problemit me AKSHI-n, të prokurimeve pa tender apo ato sekretë, apo sulmet kibernetike që e nxorën zbuluar gjithë sistemin, ku shqiptarëve iu vodhën të dhënat e tatimeve, gjendjes civile, patentave etj., etj. Pra një sistem i tërë i vjedhur që askush nuk mbajti përgjegjësi.

Dhe ky është suksesi? Ku askush nuk mban as përgjegjësi politike e jo më të shpresojnë shqiptarët apo ndërkombëtarët për reformat e thelluara kur deri tani gjithçka ka dështuar. Skandalet e AKSHI-t dhe dështimet e tij nuk janë ilaçi kundër korrupsionit. Përkundrazi, përgjegjësia politike dhe institucionale janë parakushti për një politikë më të pastër.
Digjitalizimi është njëra anë, por siç na e tregoi vjedhja masive me kompaninë “5D”, ku emrat dhe fjalëkalimet i jepeshin kompanisë private të skualifikonte konkurrentët, ishte kulmi i digjitalizimit dhe sot sërish mbrohen me pathos nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe mediat e pushtetit.
SPAK-u i kap dhe i çon përpara ligjit, Fatmir Xhafaj dhe Rilindasit bashkë me 99-çat e tyre çojnë të tilla dokumente te ndërkombëtarët.
Do të sjellim çdo ditë nga një analizë me nënvizime për çdo faqe të “NON PAPER”, përgatitur nga Fatmir Xhafaj dhe një grup juristësh të mazhorancës, për të kuptuar në thelb se çfarë synohet dhe si është përgatitur gjithçka./ CNA








E nderuar Ajola, Prej disa ditësh, ju personalisht, në nd...
“Non-paper” i shpërndarë është një mbledhje në mënyrë meka...
Rama, tri ditë më parë, u bë prezantuesi publik i nismës q...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit apo enveristi i Veliajt,...
Na ishte seç na ishteee! Na ishte një zog i vogël që e...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, për të mijtën h...
Shumë kohë më parë CNA ka publikuar disa shënime, edit...
CNA do të sjellë sot dy fakte, të cilat janë të verifi...
Pas shpërthimeve të skandaleve korruptive, dy janë mën...
Është e qartë për opinionin publik se një treshe polit...
Kryeprokurori Olsian Çela ishte një nga njerëzit që mo...
Gati një javë më parë opozita zhvilloi një protestë pa...
Menjëherë pas arrestimeve të disa drejtorëve më të rën...
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në li...
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...