
4 vite më parë CNA publikoi dokumente ekskluzive në lidhje me një kompani në Bullgari, e cila u përfshi në ortakëri me Vjollca Hoxhën, e krijuar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi, bashkëshortja e ish-drejtorit të “Top Channel”.
Me kompaninë “EM Capital Group” kishin blerë 51% të “Valtelina Caffe”, kompanisë të brandit “Lori Caffe”.(LEXO KETU)

Miliona euro për një kompani me humbje, problematika, aksionet e të cilave Vjollca Hoxha i kishte lënë për shumë më pak sesa vlera që i dhanë Mirel Mërtiri me Klodian Zoton.
Një kompani e shpikur në Bullgari dhe transaksione për llogari të “Top Channel”, pronarëve të këtij televizioni.

Shpiket një tjetër kompani ku del Stela Gugallja në ortakëri me Vjollca Hoxhën. (LEXO KËTU) Ka pagesa nga banka, miliona euro të tjera për reklama nga një kompani monopoliste koncesionare për televizionin “Top Channel”.
Në fakt, pagesa ka edhe për disa kompani të tjera të hapura në emër të gazetarëve dhe punonjësve të televizionit, 5 të tilla.
Paguheshin rreth 25 mijë euro në muaj ndërkohë që qindra të tjera xhiroheshin direkt për “Top Channel”.
“Top Channel” ngrinte pushkët kundër SPAK-ut, ngrinte akuza dhe sulme me një emision special të dirigjuar nga Mirel Mërtiri nga Vjena kundër Klodian Brahos, kundër prokurorit Ened Nakuçi, të cilët kishin në dorë hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

Shantazhe, kërcënime, shpifje, të pavërteta, deformime të bëra ndaj sistemit të drejtësisë.

Më pas u sulmuan brutalisht gazetarë, biznesmenë, një situatë kriminale ndaj SPAK-ut dhe një mbrojtje ndaj aferës së inceneratorëve, në mbrojtje të korrupsionit, një deformim i së vërtetës, një luftë për të devijuar hetimet, për të shpëtuar një grup hajdutësh, një grup i strukturuar kriminal që kishte bërë korrupsion në Elbasan, në Fier dhe tashmë kishte shtrirë tentakulat e hajdutërisë në Tiranë, ku në këtë rast ishte e përfshirë dhe Bashkia e Tiranës e drejtorët e saj, një prej të cilëve ndodhet pas prangave, Taulant Tusha.

Disa të tjerë kanë firmosur kontrata marrëveshjeje me kompaninë e inceneratorit dhe donin mbrojtje, donin propagandë dhe këtë e ofronte “Top Channel”, por edhe televizionet e tjera, të cilët paguheshin nga ortakët e Vjollca Hoxhës. Prioritar ishte “Topi”, të tjerët merrnin copat e tyre.
Në dosjen voluminoze të inceneratorëve figuron dhe “EM Capital Group” dhe milionat e eurove që ka marrë Vjollca Hoxha. Është pastrim parash, korrupsion apo çfarë, këtë do ta nxjerrin hetimet në përfundim.

Fakti është që Vjollca Hoxha është thirrur në SPAK, që Vjollca Hoxhës i është kontrolluar shtëpia, që janë kryer hetime, që kanë ardhur letërporositë nga Bullgaria, që janë gjetur transaksione me miliona euro dhe përballë janë paratë me thasë për “Top Channel” dhe Vjollca Hoxha dhe “Top Channel” me sulmet kundër SPAK-ut, në mbrojtje të aferës së inceneratorëve për interesa korruptive klienteliste, për të devijuar hetimet, për të shpëtuar Mirel Mërtirin, për të mbrojtur atë që quhet pronari faktik i inceneratorit, Erion Veliajn, për llogari të sulmeve të brendshme dhe luftërave politike të PS, duke tentuar për t’i vënë kapakun me Arben Ahmetajn dhe duke lënë mënjanë Erion Veliajn, duke lënë mënjanë “Top Channel”-in dhe ortakët e inceneratorëve që merrnin thasët e parave.
Janë mbi 130-150 milionë euro të qarkulluara nga kompania e inceneratorit të Tiranës.
Por paratë nuk dihen ku kanë shkuar. Kompania pranon 22 milionë euro investime, të tjerat janë zhdukur.
Afera me dherat, incenerator që nuk ekziston dhe propaganda e “Top Channel” dhe disa mediave të korruptuara të “Top Channel”-it që na thoshin sa i mirë ishte inceneratori që nuk ekzistonte dhe vjedhja që nuk ndalej. Në përfundim Vjollca Hoxha është në hetim. (LEXO KETU)
A do ta shpëtojë dot kryeministri ashtu sikundër shpëtoi aksionet në Gjykatën Kushtetuese?
Pretendohet se ka ndërhyrje. Ka individë që kanë ushtruar influencë në Gjykatën e Lartë, pretendohet për Ëngjëll Agaçin. Pretendohet për njerëz të tjerë që kanë ndërhyrë në Gjykatën Kushtetuese, për ndryshim të raporteve, për influencë të kryeministrit dhe njerëzve të tij.

Por deri këtu jemi përballë fakteve dhe veprave të kryera. Edhe sikur të mos jenë të vërteta aksionet, Lori Hoxha i ka marrë apo ashtu dhe Vjollca Hoxha, ashtu siç deklaronte vetë një nga aksionerët e “Top Channel” se sa herë çështja shkonte në gjyq maksimumi do të shkonte të falej te Edi Rama. (LEXO KËTU)
Tashmë jemi përballë fakteve penale, përballë hetimeve të SPAK-ut.
Nuk është çështje gjykatash dhe aksionesh. Vjollca Hoxha është në hetim, paratë “Top Channel” i ka marrë, sulmet ndaj SPAK-ut i ka bërë, gjobaxhinjtë i ka të strehuar atje brenda, shantazhet dhe kërcënimet e tyre janë atje brenda, i kanë thënë vetë, i kanë shprehur publikisht.
Tani çfarë do të presim që Edi Rama do të shpëtojë Vjollca Hoxhën apo SPAK do t’i shkojë deri në fund dhe do të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore çdo person të përfshirë në aferën e inceneratorëve pa përjashtim.
Ashtu siç thotë vetë kryeministri nuk ka më të paprekshëm dhe nuk ka pse Vjollca Hoxha të jetë më e paprekshme apo pjesë të tjera dhe segmente kriminale, të korruptuara, në media, të cilët sulmuan SPAK-un, prokurorët, për të deformuar hetimet, për t’i devijuar ato, mashtruan publikisht, ushtruan presion, shantazh, sulme kriminale mafioze ndaj SPAK-ut duke qenë se ishin bashkëpunëtorë të vjedhjes dhe abuzimit që bëhej çdo ditë nga afera e inceneratorëve. (LEXO KETU)

A do ta shpëtojë Edi Rama këtë herë Vjollca Hoxhën si në rastet e Gjykatave, për aksionet?
Kjo duket shumë e vështirë. Edhe sikur Rama të dojë ta bëjë atë ai thjesht dhe vetëm do të zhytet vetë duke pranuar se është edhe ai bashkëpunëtor në këtë aferë dhe prova është Vjollca Hoxha dhe “Top Channel”./ CNA
Në fakt është e habitshme, edhe pse fatkeqësisht e vër...
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka fillu...
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...