Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Sot “Top Channel” ka gjetur një ekspert, një ekspert kundër prokurorëve, pasi e gjithë beteja që bën “Top Channel” duket sikur është “një luftë” gjoja kundër korrupsionit.
Në fakt është një lojë për të mbrojtur skenaristët e aferës së inceneratorëve dhe për këtë sot ka gjetur një ekspert, por ky është një sulm i drejtpërdrejtë kundër prokurorëve.
Gjithçka po ndodh dhe gjithçka çfarë lexohet është qartazi një sulm dhe akuza ndaj prokurorëve të çështjes.
Qëllimi i parë është për të bërë të mundur përjashtimin e prokurorëve të çështjes.
Qëllimi i dytë është që të zvarritet çështja e të bëhet tërkuzë, të rihetohet, të kalojnë afatet ligjore, të hiqen akuzat e rënda dhe në fund të vihet thjeshtë dhe vetëm një evazion i vogël fiskal.
Nga ana tjetër, të shpëtohet Mirel Mërtiri që të marrë strehim politik që po e kërkon për të siguruar veten e tij në Vjenë, së bashkë me zyrtarë të tjerë të inceneratorëve.

Ajo që duket është e qartë, nuk ka asgjë tjetër më shumë sesa një sulm ndaj prokurorëve të çështjes. Ky është thelbi i gjithçkaje që po bën sot “Top Channel” dhe këtë e bën duke përdorur avokatët, të cilët i ka denoncuar.
Sot “Top Channel” ka nxjerrë një intervistë me avokatin Ermal Hamataj, i cili ka thënë se: “Duke iu referuar nenit 149 të kodit të procedurës penale SPAK duhet të inicionte kryesisht një hetim aq më tepër që për rastin konkret ndaj zotit Ahmetaj ka dhe kallëzime. SPAK është i detyruar të administrojë provat”.
“Top Channel” me këto kronika po bën kamuflazh, duke përdorur ekspertë dhe në këtë rast ka gjetur juristin Ermal Hamataj.
Në fakt në po sjellim një kronikë të vitit 2019, kur eksperti Hamataj është denoncuar nga emisioni investigativ “Fiks Fare” po në “Top Channel” se ka bërë rolin e sekserit për të bllokuar vendimin e Gjykatës për një pallat 13 katësh, të ndërtuar me dokumente false.

Sipas “Fiks Fare” atëherë, “për muaj me radhë, avokati Ermal Hamataj pranon se ka bllokuar zbardhjen e një vendimi, që urdhëronte Hipotekën e Lushnjës që të mos regjistronte një pallat 13 katësh, pasi ishte ndërtuar duke përdorur dokumente të falsifikuara.
Madje, avokati Hamataj pranon se ka marrë para nga disa palë në të njëjtin proces dhe i kërkon një avokati tjetër që ta paguajë vetëm të tërhiqet nga kjo çështje. Me zë dhe figurë, avokati thotë se “zgjedh të paguhem për një çështje nga 3 palë”, duke hedhur hije të forta dyshimi për ndërtimin e pallatit shumëkatësh në qytetin e Lushnjës, me dokumente tërësisht false”.
Qartazi kronikat e “Top Channel” po përdoren si kamuflazh me gjoja sulmet kundër qeverisë e betejë kundër korrupsionit apo ndonjë ministri të Ramës.

Por në fakt thelbi është vetëm një dhe vetëm një. Po kërkojnë të godasin prokurorët. Gjërat duken të qarta. Aq keq kanë ngelur sa harrojnë të kërkojnë se kush janë njerëzit që kanë denoncuar.
Tani kë “Top Channel” të besojmë, të besojmë “Top Channel”-in që thotë se avokati është sekser apo “Top Channel”-in që na thotë se është ekspert. Cili nga këta të dy është. Topi duhet të jetë dhe më i qartë pavarësisht se po bën avokatinë e inceneratorëve me këto skema skandaloze./ CNA.al
Këtu gjendet video e denoncimit (kliko këtu). Në rast se nuk hapet është fshirë, por ne kemi një kopje origjinale.
Denoncimi i "Fiks Fare" për avokatin Ermal Hamataj në vitin 2019:







Festat e fundvitit po afrojnë dhe kryefjala e darkës së Vi...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka ardhur sot në Him...
Gezim Alla, muratori shqiptar 53-vjeçar që vrau me çekiç b...
Lulzim Basha apo grupi përçarës “Alibasha” ka propozua...
Drejtoresha e Hipotekës Durrës, Risena Xhaja, ka dhënë sot...
Kandidati zyrtar i opozitës për Avokatin e Popullit, a...
Sot Kuvendi do të zgjedhë kreun e avokatit të popullit. N...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, pas debateve në Kuvend ësh...
Projekti me vlerë 15 milionë euro për transformimin e fush...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë shoqërimit të homologut t...
Kuvendi sot do të zgjedhë kreun e Avokatit të popullit...
Kryeministri Edi Rama i është bashkuar takimit të homo...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vizitën e kryeminist...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masat e sigurisë për 5...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ftuar në një takim gazetarë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me tone të ashpra gja...
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u është përgjig...
SPAK i ka konfiskuar 7 prona ish-gjyqtarit të Gjykatës së ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...