LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Standardi “Rusmali” dhe hajdutëria Veliaj

12 Prill 2024, 18:19, Editorial CNA
Standardi “Rusmali” dhe hajdutëria Veliaj
Erion Veliaj dhe Ilir Rusmajli

Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, dha dorëheqjen. Kush ka pak memorie politike, mund t’i vijnë detaje nga ajo ngjarje, ku doli një regjistrim që vëllai i Ilir Rusmalit takonte drejtorin e burgjeve dhe ndërhynte për të përfituar një tender, pa dijeninë e ministrit, pa asnjë ndërhyrje nga ky i fundit.

Ilir Rusmajli vendosi një standard të ri në politikën shqiptare. Një standard i vendosur 17 vite më parë. Ilir Rusmali jep dorëheqjen pa asnjë akuzë, pa asnjë zyrtar të korruptuar dhe të prangosur në ministri. Nuk priti as vlerësimin dhe verifikimin e akuzës penale por me një raportim mediatik dhe publik u dorëhoq.

Standardi “Rusmali” dhe hajdutëria Veliaj
Ilir Rusmajli

Vendosi një standard europian në Shqipëri. I pa përfshirë, pa pasur asnjë ndërhyrje dha dorëheqjen sapo është vënë në dijeni të një ngjarjeje të papëlqyeshme dhe të papranueshme për standardin e Ilir Rusmalit. Por Rusmali iku për hiç gjë, tashmë është edhe jashtë skemës politike. Vazhdon si profesionist punën e tij.

Jemi përballë rastit “Veliaj”.

Erion Veliaj pretendon se nuk ka qenë në dijeni të drejtorëve të tij hajdutë. Sillet si klloun në cirk në publik.

CNA mund t’ua tregojë me fakte dhe prova konkrete që ai ka qenë në dijeni, për më tepër ka edhe një video që ne po e vendosim këtu kur ai ndodhet në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu dhe tregohet si i habitur dhe për më tepër nxit drejtorët të kallëzojnë penalisht ish-deputetin dhe kandidatin për kryetar bashkie të Tiranës, Belind Këlliçi.


Në fakt hetimet kishin filluar një muaj para kallëzimit të zotit Këlliçi, në një konferencë të këtij të fundit, por edhe mediat kishin raportuar. Nga ai moment deri në veprimet e fundit të SPAK-ut, CNA ka shkruar pa fund për Taulant Tushën, për Mariglen Qaton, për Redi Mollën, për të gjithë drejtorët dhe nga ata dhe Erion Veliaj, kemi pasur sulme kriminale të pandalshme.

Megjithëse Erion Veliaj e ka ditur mjaft mirë se çfarë bënin këta hajdutë, nuk ndërhynte, nuk kontrollonte, shkruanin mediat, i sulmonte, i akuzonte.

Kështu ka bërë me Artan Hoxhën, kështu ka bërë me Ola Xamën, kështu ka bërë me gazetarë të tjerë, ndërkohë që çmendet për 5 media. Ndërkohë që 80% të audiencës e mbajti nën kontroll dhe çështjen e drejtorëve e trajtoi si disa ish-zyrtarë, të thjeshtë, që këtij i kishin vjedhur fiqtë.

PSE VELIAJ NUK E KAP DOT STANDARDIN E RUSMAJLIT?

Në fakt me standardin “Rusmali”, Erion Veliaj tashmë duhet të kishte ikur, jo të relativizonte çështjen, jo të ulte peshën e skandaleve, jo t’u dilte për zot hajdutëve të tjerë, atyre që janë pas hekurave dhe të tjerëve që janë në detyrë, jo t’ju çojë kode mafioze, duke i mbrojtur, duke thënë se ka bërë punë të mira me hajdutët që po ndërtojnë hotele me qindra miliona euro.

Kanë pasuri në emër të tyre dhe të familjarëve të tyre, që shkojnë nga hotelet në Tiranë, Durrës dhe deri në jug, në zonën turistike të detit Jon. Hajdutëritë janë të kapura, ata kanë qenë bashkëpunëtorët e tij.

Pa folur për vëllain e Erion Veliajt që kontrollon dhjetëra miliona euro tashmë të reklamave me një kompani të tij, që është një kapje tjetër e medias dhe kjo tashmë e provuar. (LEXO KETU)

Me standardin “Rusmajli”, Erion Veliaj jo vetëm duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por duhet të shkonte përballë prokurorëve të sqaronte pozicionin e tij në mënyrë vullnetare.

Standardi “Rusmali” dhe hajdutëria Veliaj

Këtu do kishte fituar pikë, do të ishte bërë socialist, ndoshta do ta donin dhe mbronin më tepër, edhe pa pasur akuzë, megjithëse shumë shpejt do të ketë edhe akuzë, ndaj edhe pa pasur lidhje me drejtorët, jepte dorëheqjen, i ofrohej drejtësisë, por ai nuk e bën.

Por një 99-ç si e thonë dhe vetë socialistët, nuk mund të bëhet dot kurrë i tillë, ngelet një klloun politik në llumin e intrigave dhe hajdutërive./ CNA

 

11:20 Editorial Elvi FUNDO

Skulptori i Rilindjes

Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...

Lajmet e fundit nga