
Kryebashkiaku i dosjes "5D", Erion Veliaj, dje në një dalje mediatike pas takimit me administratorët e Tiranës, vazhdoi tentativën e radhës për të politizuar për ta kthyer në debat të fortë politik çështjen e dosjes “5D”.
Në fakt ky është qëllimi i Veliajt, ta politizojë sa më shumë skandalin e hetuar dhe zbuluar nga SPAK-u, me fakte dhe prova konkrete që kanë burgosur disa drejtorë të tij. Qëllimi është ta politizojë sa më shumë për ta kthyer në një përplasje Saliu, Likja, Belua, kallëzimet e ndëshkimet e zyrtarëve hajdutë.
Megjithëse në fakt hetimet janë bërë nga SPAK-u, faktet dhe provat janë totalisht të vërtetuara dhe lali Eri nuk ka si të justifikohet për hajdutët që i emëroi dhe bashkëpunoi në Bashkinë e Tiranës, minimalisht bashkëpunëtorët e tij, për të mos thënë që ishte kryetari i bandës së hajdutëve që punonin si drejtora në Bashkinë e Tiranës.
Po politizimi kishte edhe një detaj mjaft domethënës. Veliaj tha se puna e parë që kishte bërë kur kishte vajtur në Bashkinë Tiranë ishte se kishte gjetur gardistët e 21 Janarit, të cilët kishin përfituar kredi të buta dhe streha sociale.
Por le të shikojmë me fakte se çfarë ndodh?
Në lidhje me gardistët që kanë fituar kredi të buta apo strehim pas 21 Janarit, Erion Veliaj duhet të dijë se ende të gjithë janë shumica në detyrë në gardën e Republikës. Pra, janë njerëz, punonjës, që siç kanë mbrojtur institucion e Berishës, kanë mbrojtur edhe institucionin e Edi Ramës, mbrojnë edhe Erion Veliajn dhe ministrat hajdutë apo bashkinë kur protestohet për drejtorët hajdutë. Gardistët janë ende në punë dhe i shërbejnë pushtetit të rradhës, si parlamentin e hajdutëve, nëse e do kështu Erion Veliaj, bashkinë e hajdutëve apo qeverinë e hajdutëve.
Ajo Gardë i ruan, është i njëjtë institucion.
Nga ana tjetër ndoshta Berisha dhe qeveria e atëhershme u dha banesa sociale, ndërsa Erion Veliaj u ka dhënë hotele, si rasti i Himarës, "La Brisa" një hotel luksoz, ku përfshiu dhe ish-drejtorin e tij. Ky është fakt jo broçkullat politike të Veliajt.


Erion Veliaj meqë ka hall këta të Gardës, ndoshta nuk e di po komandanti i grupit të zjarrit të Gardës së Republikës më 21 janar (ky është fakt), Agron Malaj është kryetari i bashkisë socialiste në Mat prej disa mandatesh (ky është fakt).U jep edhe tenderë këtyre djemve rreth lali Erit (ky është fakt). Malaj ka qenë në krye të gardistëve në 21 janar.

Në Bashkinë e Tiranës, vëllai i Agron Malajt, shtetasi Fatos Malaj, ka fituar tenderin e kamerave shumat janë qindra milionë lekë. (ky është fakt). Ai është në biznesin dhe punën e tij, por ka ortak drejtorin e Veliajt Elvin Tivarin edhe ky është fakt.

Meqenëse Veliaj kishte hallin e gardës dhe kreditë e gardistëve, a e di ai se e gjithë struktura e gardës së atëhershme përjashto disa drejtues sot vazhdon detyrën, disa janë ngritur edhe në detyra më të larta, të tjerë kanë përfituar edhe më shumë nga pushteti, ndaj është e pakrahasueshme.
Qëllimi i Erion Veliajt, ta bëjë politike, të krijojë një gërmëre apo gërvëre me Saliun, me Liken, me gardën e 21 janarit që të mbledhë njerëzit e partisë rreth vetes, pasi e ka kuptuar se tashmë në PS reputacioni i tij është një zero me bisht.
Po SPAK dhe kapjes si hajdutë të drejtorëve çfarë do t'ju bëjë? Se priten edhe të tjerë.
Politikisht ai është i mbaruar dhe kërkon që të kthehet në skenë si më i fortë, por edhe argumentet që përdori i bien poshtë, sepse ku do të kapet pas 21 janarit, i dalin gardistët kryetarë bashkie dhe të graduar me hotele, i dalin punonjësit e atëhershëm të ngritur në detyrë, tani në pushtetin e tij.
Ndaj dhe Erion Veliaj përpara se të flasë dhe të arguemntojë duhet të mendohet mirë sepse në momentin që tenton të hedhë një gur, duket se i bie në kokën e vetë./CNA
Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të enjten në o...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Erion Veliajn ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehm...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar kritik në...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Alban...
Këtë të premte u zhvillua mbledhja e radhës e Komision...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Palaçot e Lulzim Bashës janë kthyer në ushtarë të krye...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i pranishëm...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë në zyrë...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës n...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, shprehet në një posti...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një tryezë për...
Këtë të premte do të zhvillohet një protestë kundër kr...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, nënkryetari i Gru...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...