Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi nga selia blu se qeveria Rama numëron 13 çështje të humbura në Arbitrazh dhe janë miliona euro për t'u paguar.
Vangjeli theksoi se qeveria Berisha ka humbur vetëm një çështje në Arbitrazh.
Sipas Vangjelit, deri më tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milionë euro lidhur me arbitrazhet.
"Dokumentet e publikuara nga qeveria Rama, të cilën vetë ai e drejton, tregojnë të kundërtën. Se Rama dhe qeveria e tij ‘njohin’ jo vetëm Bekettin, por edhe 12 ‘bekettë’ të tjerë", u shpreh ndër të tjera ajo.
Deklarata e plotë:
Kur gazetari i ‘Rai 3’, e pyeti lidhur me pagesën e gjyqit të humbur në Arbitrazh ndaj Bechetti-t, Edi Rama u përgjigj se nuk e njihte…
Dokumentet e publikuara nga qeveria Rama, të cilën vetë ai e drejton, tregojnë të kundërtën. Se Rama dhe qeveria e tij ‘njohin’ jo vetëm Beketti-n, por edhe 12 ‘bekettë’ të tjerë.
Në raportin e Ministrisë së Financave të mesvitit për zbatimin e buxhetit 2023 jepen edhe detyrimet në Arbitrazh të qeverisë së Shqipërisë, para që dalin nga taksat e qytetarëve.
-E para është Çështja ‘e panjohur’ për KM- ‘Bechetti’ me vlerë 108 milionë euro shoqëruar me kostot ligjore për vendimin e arbitrazhit për këtë çështje në vlerën 5.1 milionë euro.
-Çështja për Ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan: (Copri & Aktor kundër Arrsh) me vlerë 42.9 milionë euro, plus 691.4 mijë euro kosto ligjore dhe shpenzime gjyqësore.
-Çështja për Përmirësimin e Sistemit të Kanalizimeve të Tiranës së Madhe. Çështja është në proces për kontratën e lidhur në 2014 me kontraktorin ‘Dondi, Itali & Kubota’- Japoni me vlerën rreth 81 milionë euro. Shteti shqiptar vetëm për kosto administrative, përfaqësimi dhe kosto ligjore ka paguar 2 milionë euro.
– Çështja për Projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menanxhimit të mbetjeve-paditës Hydro Srl.
Sipas vendimit të gjykatës Hydro do t`i paguajë Shqipërisë 60 mijë euro dhe kostot e gjyqit, ndërsa buxheti i shtetit paguan 491 mijë euro kostot e përfaqësimit dhe mbrojtjes së RSh.
– Çështja për fituesin e tenderit ndërkombëtar Arka Energy B.V. për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Akërni (Vlorë) në vitin 2018.
Nuk u arrit të nënshkruhej një kontratë mes palëve për fillimin e realizimit të projektit. Prandaj kompania paditi RSH në Arbitrazh. Çështja u ndërprerë në korrik 2022, për shkak të mospagesës së paradhënieve të kërkuara në Rregulloren Administrative Financiare të Arbitrazhit dhe shteti shqiptar njeh dhe po paguan kostot administrative për këtë çështje në vlerën 2 milionë euro.
– Çështja e prishjes së njëanshme të kontratës së koncesionit ‘Për Menaxhimin, operimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të terminalit të kontejnerëve në Portin e Durrësit’ si dhe për shkak të marrjes së aseteve të terminalit nga Autoriteti Portual i Durrësit.
Në proces, paditës Durrës Kurum Shipping dhe të tjerë, kundër shtetit shqiptar. Shuma e kompensimit e pretenduar nga kjo kompani është në vlerën 100 milionë euro. Shteti shqiptar po paguan aktualisht kostot administrative dhe konsulencë ligjore në vlerën 2.5 milionë euro.
– Çështja e fituar nga shteti shqiptar për prishjen e 3 marrëveshjeve për hidrokarbure me GBC OIL Company.
Për këtë çështje shteti shqiptar njeh detyrimin për të paguar paditësin GBC OIL Company në vlerën 13.3 milionë euro për rentën minerare si dhe kostot ligjore 1.6 milionë euro.
– Çështja për mosnjohjen e 600 milionë dollarëve nga Albpetrol gjatë zbatimit të marrëveshjes Hidrokarbure me paditës Bankers Petroleum Albania (BPAL) në Patos-Marinez, për të cilën shteti shqiptar po paguan Kostot ligjore për procedurat e përfaqësimit në vlerën vlera 6.3 milionë euro.
– Çështja e Arbitrazhit me STARBRIDGE në Portin e Karpenit HFW LLP vlera 500 mijë euro.
– Çështja me TIA, vlera 250 mijë euro.
– Çështja për refuzimin e dhënies së lejes mjedisore nga shteti shqiptar për ndërtim termocentrali në Korçë me paditës Kompaninë austriake IVICOM Holding për projektin e planifikuar 618 milion dollarë.
Për këtë Çështje shteti shqiptar po paguan kostot paraprake dhe ligjore në vlerën 2.5 milion euro.
– Çështja me kompaninë ‘Valeria srl’, në lidhje me një ndërmarrje të fermave të luleshtrydheve dhe domateve, për të cilën shteti shqiptar po paguan kosto administrative me vlerë 1.9 milionë euro.
– Çështja në lidhje me projektin e prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të mbetjeve me paditës AlbaniaBeg Ambient sh.p.k., Construzioni srl dhe Angelo Novelli, të cilët kërkojnë dëmshpërblimin për anulimin e kontratës për import dhe përpunim plehrash për përfitim energjie, vendim i cili u mor pas protestave të shumta qytetare në 2014.
Aktualisht shtetit shqipar mbart detyrimin për kostot e përfaqësimit ligjor në vlerën 1.2 milionë euro.
Deri tani shteti shqiptar njeh detyrimin fillestar prej 197.2 milionë euro lidhur me arbitrazhet.
Ndërkohë vijojnë pagesat e studiove ligjore lidhur me procedurat e Arbitrazhit.
Vetëm për vitin 2023 janë paguar 2.8 milionë euro për studiot e huaja të kontraktuara nga shteti shqiptar lidhur me arbitrazhet.
Dhe gjysma e kësaj vlere shkon për Omnia Strategy, kompania e bashkëshortes së Tony Blair.
Ndërsa qeverisë Berisha i numërohet vetëm 1 çështje e humbur në Arbitrazh, ajo për ndërtimin e segmentit rrugor Gjirokastër-Tepelenë kontratë e vitit 2005, qeveria Rama numëron 13 çështje në arbitrazh.
Qytetarët ta bëjnë vetë diferencën e performancës edhe në këtë drejtim…/CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se të enjten në o...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar Erion Veliajn ...
Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehm...
Deputeti demokrat Dashnor Sula është treguar kritik në...
Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Alban...
Këtë të premte u zhvillua mbledhja e radhës e Komision...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Palaçot e Lulzim Bashës janë kthyer në ushtarë të krye...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është i pranishëm...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë në zyrë...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës n...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Kël...
Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltez...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, shprehet në një posti...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një tryezë për...
Këtë të premte do të zhvillohet një protestë kundër kr...
Gjatë seancës së sotme parlamentare, nënkryetari i Gru...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputeti ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...