web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veliaj shet drejtorët që të "shpëtojë" kokën

5 Prill 2024, 18:00, Editorial CNA
Veliaj shet drejtorët që të "shpëtojë"
Foto ilustruese

Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të Bashkisë Tiranë u paraqitën në SPAK.

Duket tashmë se, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, drejtorët e këtij institucioni nuk do t’i kenë më ambientet e tyre të punës në Bashki por, duket do të hapin "zyrat e tyre" dhe do të punojnë në SPAK ose diku ngjitur pas vendimeve të Gjykatës. 

Erion Veliaj, ishte njeriu që, i mbronte drejtorët, aferën e “5D” dhe të inceneratorëve. Ai thekson se nuk është Autoritet Kontraktor, thekson se nuk është pronari hoteli.

Në fakt, Erioni është kryetari i Bashkisë Tiranë, është përgjegjësi ligjor i menaxhimit të qytetit dhe është njeriu që ka emëruar të gjithë këta drejtorë, të cilët po i shet.

Theksojmë fjalën po i shet drejtorët sepse në daljen e tij me disa gjimnazistë, tha se këta ishin disa njerëz që kishin konflikt interesi dhe Erion Veliaj po mendonte që të gjente zgjidhje të tjera që kush punonte në Bashki, në administratë, pas 3-4 vitesh ai ta largonte.

Në fakt, edhe kjo është një tjetër skandal sepse nuk mund t’i emërojë dhe t’i largojë nga puna kur dhe si i do qejfi njerëzit Erion Veliaj, pasi ata kanë statusin e nëpunësit civil.

Justifikimi tjetër se ishin 1 apo 2 ish-drejtorë që tashmë nuk kishin asnjë përgjegjësi në Bashki dhe vetë në deklaratën e tij pranonte se i kishte larguar.

ERION VELIAJ PO I SHET NJË NGA NJË DREJTORËT

Qartazi duket se, ai po kërkon të shpëtojë kokën e tij dhe po merr në qafë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Disa janë në burg, të tjerë priten të arrestohen, që nga drejtuesit e IMT-së, Policisë Bashkiake, Ujësjellësit e të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar me Erion Veliajn, që janë përfshirë jo vetëm në dosjen “5D”, por që fshihen pas disa kompanive të cilave u japin tendera nga Bashkia e Tiranës, të cilëve u japin tendera nga institucionet në varës të Bashkisë së Tiranës, u japin para publike.

Nga ana tjetër janë këta njerëz që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë thelluar skandalin e aferës së inceneratorit të Tiranës, ku është firmosur një kontratë shtesë mbi kontratën e firmosur nga qeveria, e cila është dhjetëra miliona euro siç është rasti i denoncimit të dherave.

Në fakt, Erion Veliaj po i shet dhe po i merr në qafë të gjithë drejtorët e tij. (LEXO KETU)

PAZAR ME SPAK-un NUK KA

Në fillim iu thoshte se nuk i prekte kush. Se ai i kishte mbyllur pazaret me SPAK-un, por koha tregoi që pazar me SPAK-un nuk ka dhe Erion Veliaj shumë shpejt do të jetë dhe vetë nën hetim.

Por ajo që është më e dhimbshme dhe kriminale është që ai po merr në qafë dhjetëra bashkëpunëtorë, drejtues të Bashkisë, për urdhrat që ka dhënë vetë duke i çuar ata para drejtësisë për krimet që mban përgjegjësi Erion Veliaj, që ka qenë në dijeni dhe faktikisht ai publikisht ka dalë dhe i ka mbrojtur.

A E KA VELIAJ BURRËRINË TË MARRË PËRGJEGJËSITË?

Erion Veliaj, që thoshte se drejtorët nuk preken, një e nga një po shkojnë të gjithë në burg dhe të tjerë priten të arrestohen dhe Erion Veliaj nuk ka burrërinë të dalë publikisht, të marrë përgjegjësinë dhe t’i shpëtojë këta drejtorë, zyrtarë të nivelit të ulët që ka në Bashki, sepse nuk janë ata përgjegjësit e vërtetë.

Veliaj shet drejtorët që të "shpëtojë"

Përgjegjësi i menaxhimit të Bashkisë dhe direkt është Erion Veliaj.

Nuk ka pse merr në qafë, familjarë, gra, fëmijë, që mund t’i lërë pa baba, pa nënë, që t’i ndjekin burgjeve njerëzit e tyre, pse, se kanë zbatuar urdhrat politikë antiligjor të Erion Veliajt.

Erion Veliaj po i shet një nga një drejtorët. Në Bashkinë e Tiranës ka rënë “flaka”, por ajo që pritet është se kur do të vijë goditja tjetër e SPAK-ut.

FLETËTHIRRJA PËR VELIAJN

Siç është fletëthirrja që i ka shkuar Erion Veliajt, i cili tashmë po kërkon dhe një orar favorizues për të shkuar në SPAK.

Ndaj dhe koha tregoi që marrëveshje me SPAK-un, apo heshtje nga SPAK-u, apo tërheqje nga SPAK-u nuk ka.

Erion Veliaj është përballë faktit t’i shesë të gjithë për të shpëtuar lëkurën e tij, apo t’i shpëtojë të gjithë dhe vetë të marrë përgjegjësi para ligjit.

A e ka burrërinë Veliaj që t’i dalë zot përgjegjësive të tij mbi inceneratorin, mbi skandalin “5D”?

Këtë nuk dimë ta themi por fakti është që ai po i shet një nga një drejtorët dhe nuk i intereson fare, kush arrestohet, si arrestohet dhe vazhdon të ecë përpara me propagandën e tij megjithëse Bashkisë së Tiranës i ka dalë “flaka”./ CNA

 





11:20 Editorial Elvi FUNDO

Skulptori i Rilindjes

Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...

Lajmet e fundit nga