
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ky i denoncuar nga Fredi Beleri, rivali i tij fitues në zgjedhjet lokale të një viti më parë, i cili ndodhet në qeli.
Jorgo Goro tashmë do të jetë në burg pranë Belerit, i pari për blerje votash, ndërsa i dyti për aferë korruptive me dhënien e pronave në Dhërmi.
Në fakt arrestimi i Goros mund të quhet një luftë e madhe ndaj zyrtarëve të korruptuar e të tjerë, por si edhe në rastet e mëparshme edhe këtu shikojmë mungesën e standardit.
CNA ka qëndruar gjithmonë te standardi “Dumani”, hetim i shpejtë e i fortë që u bë ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, pronave dhe pasurive të tij, ndërsa për Jorgo Goron nuk ka bashkëpunëtorë.
Në rastin e Ilir Beqajt nuk kishte faj dhe e ktheu gjykata e më pas prokuroria hetoi, SPAK-u gjeti të tjera fakte dhe prova duke thelluar hetimin.

Ndërsa në rastin e Jorgo Goros është marrë vetëm ky i fundit, por kanë shpëtuar zyrtarët e hipotekës të përfshirë në këtë aferë që kanë marrë pjesë në përgatitjen e dokumentacionit. Dhe nuk është arrestuar përfituesi i pronës që jo rastësisht është Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka.
Kjo e fundit, nën hetim nga SPAK-u në lidhje me pronat e ushtrisë, jo vetëm në Sarandë, për të cilën pretendohet, por dhe çështje të tjera që SPAK-u i ka në hetim.

Prandaj standardi “Dumani” nuk është as në rastin e Jorgo Goros. Standardi “Dumani” nuk u vendos as me Ilir Beqajn. Standardin “Dumani” nuk e kemi në shumë nga hetimet e tjera për të cilat jo thjesht mediat apo qytetarët i shohin në një këndvështrim tjetër, pra nga ajo çka raportohet duket sikur disa janë të nënës dhe disa të njerkës.
Pra, arrestohet Jorgo Goro dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë vazhdojnë të jenë të lirë apo rasti tjetër i Ilir Beqjës që u ndoq në gjendje të lirë gjatë gjithë kohës.
Nga ana tjetër kolegët e tij ndodhen prapa hekurave siç është rasti i Lefter Kokës apo tek inceneratori i Elbasanit ku më në fund u mor nën hetim dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, por për inceneratorin e Tiranës zullumi ende vazhdon.
Ndaj edhe arrestimi i Goros dhe mosarrestimi i zyrtarëve të tjerë dhe veprime të dyshimta apo mosveprimeve nga ana e SPAK-ut, disa prokurorëve të saj, gjithmonë kanë lënë pikëpyetje të mëdha.
Këto diferenca në hetime me akuza të ngritura, diferenca në arrestimet e kështu me radhë na tregojnë se SPAK-u nuk ka një standard. Ende pritet shumë nga ky institucion dhe si gur prove pa asnjë diskutim ngelet inceneratori i Tiranës, ku fajtor nuk mund të jetë Taulant Tusha sepse gjithçka është e thjeshtë.
Në rastin e pronës në Himarë fajtori ishte kryebashkiaku, i cili është ndaluar, ndërsa drejtorët dhe përfituesit janë të lirë, kurse në rastin e inceneratorit të Tiranës kryebashkiaku që e ka dhënë, që e ka kërkuar dhe ka firmosur edhe shtesa kontrate me dhjetëra miliona euro nuk është as në akuzë, as i ndaluar, është përdorur e kundërta.
Në Tiranë është kapur fundi dhe në Himara është kapur koka dhe të tjerët janë lënë të lirë, ndaj dhe standardi duket se mungon./ CNA
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Sot kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, mori pjesë në takimi...
Dikush mund të habitet me këtë titull, edhe më shumë pse e...
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaru...
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...