
"5D” ishte skema më e re e vjedhjes, e cila ka tronditur themelet e Bashkisë Tiranë dhe jo vetëm, por edhe të shtetit.
3 drejtorët kryesorë të Bashkisë Tiranë përfunduan në pranga për abuzime me tenderët nga të cilët sipas përllogaritjeve kanë përfituar rreth 20 milionë euro.
6 zyrtarë të tjerë janë në hetim në masën detyrim me paraqitje, që ashtu siç ka rezultuar nga hetimet e SPAK-ut janë të përlyer në korrupsion, pasi zbatonin urdhrat nga drejtorët, duke dhënë tenderë pa garë, duke shpallur fitues para afateve e të tjera si këto.
Duhet të theksojmë që në të gjitha këto skandale është fakti që mediat pranë Veliajt dhe PS-së, heshtën ose i trajtuan drejtorët e Veliajt si ish-zyrtarë, duke mos u dhënë jehonën e duhur, duke mos e trajtuar si skemë të një grupi të strukturuar, i cili kishte lëshuar tentakulat e tij kudo nëpër institucione vartëse të Bashkisë, e deri në ndërtimet e hoteleve nga persona me rrogë 600 mijë lekëshe që ndërtonin hotele miliona euroshe në bregdet. Por tashmë gurët po lëvizin ndryshe. (LEXO KETU)
Erion Veliaj po i shet drejtorët e tij dhe kjo na kujton një shprehje të kryeministrit Rama “kokat hëngshin”.
Në këtë rast, kjo shprehje i shkon lali Erit, i cili në deklaratat e tij publike nuk di më se çfarë t’i quajë, kolegë, fajtorë, hajdutë apo bashkëpunëtorë. Ngul këmbë që hajdutët e “5D”-së të dalin para drejtësisë.
Por duket se në të njëjtën linjë si Veliaj po shkon edhe media e inceneratorëve, media në krah të Rilindjes, që njësoj si kryebashkiaku, po i lëshon drejtorët.

Kjo për një fakt të thjeshtë, pasi në 28 mars, në ditën e arrestimeve, i quajti ish-drejtorë Mariglen Qaton, Redi Mollën & Co, ndërsa së fundi i quan drejtorë.
Fakti është ky.




Tashmë thonë se janë arrestuar 3 drejtorë. Ditën e arrestimit i quante ish-drejtorë. Në fakt janë 9 drejtorë.
Avash-avash dhe Carlo Bollino i inceneratorëve po e pranon me dhimbje që shokët e lali Erit përfunduan në burg si hajdutë. Pasi i shiti lali Eri, tani po i lëshon dhe Carlo Bollino duke i quajtur drejtorë në median e tij të paguar nga inceneratorët.

Nën hetim janë edhe disa drejtorë të tjerë që Veliaj e di mirë se ku do të përfundojnë.
Hetimet po vazhdojnë. Zullumi është i madh, lidhjet dhe tentakulat e “5D”-së shkojnë deri tek inceneratorët. SPAK-u po vijon hetimet dhe të tjera arrestime priten.
Një fletëthirrje në SPAK për Veliajn ka arritur. Nuk do të vonojë shumë që herët apo vonë, Veliaj duhet të flasë për ato që kanë ndodhur në Bashkinë e Tiranës, për skemën korruptive që ka gllabëruar taksat e qytetarëve shqiptarë.
Janë 9 drejtorë me akuzë dhe disa të tjerë nën hetim. Disave u janë marrë pasaportat që mos largohen nga Shqipëria.
Tani i pranuan drejtorët dhe Veliaj na tha dhe punët e mira që kishin bërë bashkëpunëtoret e tij të organizatës kriminale që kishin fituar dhjetëra milionë euro tendera dhe ishin pasuruar dule vjedhur xhepat e shqiptarëve të varfër.
Drejtorët ikën, Veliaj i lëshon, Bollino e dredh. Koha vonon por nuk harron as për Veliajn, Bollinot e gjobaxhinjtë e tij të paguar nga drejtorët e Lalit që po bien një e nga një.
Jave e re lajme të reja. Për Bollinon që do mërzitet prapë dhe Veliajn që do shkojë në SPAK./CNA
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini-t,...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghin...
Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, t...
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim m...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të ...
Të pyetur për “Bashkimin Kombëtar”, qytetarët e Kosovës dh...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërp...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, n...
Këtë të premte Barometri në Euronews Albania sjell mendimi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Ka individë që besojnë tek struktura e SPAK-ut, ka nje...
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pë...
Arrestimi i drejtorëve, bashkëpunëtorëve të tij më të ngus...
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e ...
Ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të je...
KPA ka rrëzuar vendimin e KPK-së për prokurorin Juljan...
Sot është mbledhur grupi i dialogut për Reformën Zgjed...
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka bërë me dije s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...