Dokumentet biometrike/ Ministria, njoftim me rëndësi për shqiptarët që jetojnë në ishujt grekë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim m...

Tonino Lamborghini, trashëgimtari i Ferruco Lamborghini, themeluesi i perandorisë industriale në fushën e mekanikës dhe automobilave luksozë ka vizituar për herë të parë Tiranën me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Ai ka qenë sot i ftuar në podcastin me kryeministrin Rama, ku Tonino Lamborghini u shpreh se Shqipëria është një vend me mundësi të mëdha për turizmin. Ai theksoi gjatë intervistës se është befasuar nga zhvillimi i Shqipërisë.
"Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën", u shpreh ai.
Fjala e Tonino Lamborghini-t:
Nderi më takon i gjithi mua. Kryeministri - që jeni ju, Edi Rama – më ftoi, më priti me mikpritjen maksimale dhe më duhet të them që kjo më befasoi, më dha shumë kënaqësi. Kisha dëgjuar për personalitetin tuaj të fortë. Ju shoh shpesh, ju shohim shpesh në televizion në Itali me kryeministren tonë. E di mirë që keni një raport të shkëlqyer dhe nuk e mohoj që më vjen shumë mirë për këtë. Diçka që e kam fort për zemër është kjo lidhje e ngushtë që ekziston me vendin tuaj – të cilin nuk e njihja – dhe, për të thënë të vërtetën, në Itali, kur flitet për Shqipërinë, duket sikur bëhet fjalë për një vend mjaft të prapambetur, nëse më lejohet ta them. Unë erdha këtu dhe mbeta jashtë mase i befasuar nga modernizmi, nga pastërtia, nga eleganca e ndërtesave të reja dhe nga ruajtja e pjesës historike të vendit tuaj. Unë e dua shumë historinë, dua shumë arkitekturën. Besoj se i kam parë të gjithë muzetë e botës, por jo si kureshtar - të them si studiues është e tepërt – po, ndoshta, me një sy..., edhe pse, kur isha i ri, mendoja se do merresha, doja të merresha me arkitekturë. Pastaj, një ditë, im atë më tha: “A e kupton që ne kemi një aktivitet industrial? Ndoshta, do të ishte mirë ta shikoje edhe njëherë qëndrimin për shkollën.”
E kuptova menjëherë, kështu që, pastaj ndryshova universitet. Në fakt, nuk ndryshova, zgjodha universitetin. Për t’u kthyer te ne, qyteti juaj është i mrekullueshëm. Ka një mikpritje që ju, pastaj, e përcillni, sepse, zakonisht, kryeministri përfaqëson një popull dhe nëse ai është i sertë, i mbyllur, fodull, nënkupton që, me gjasë, edhe vendi, edhe populli ka këtë lloj mbylljeje. Në fakt, u pamë para gjysmë ore dhe jemi shumë miqësorë, kështu që, mendoj se duhet folur shumë më tepër për Shqipërinë. Besoj që duhet bërë, sepse vendi juaj është shumë i bukur, është shumë i ngjashëm me temperamentin dhe karakterin miqësor italian dhe është për të ardhur keq që njerëzit mendojnë se Shqipëria është ende një vend, ku të thonë, “ki kujdes, kujdes”. Po ç’kujdes! Me kujdes shkoj në Milano, me kujdes shkoj në Napoli, kurse, vij këtu dhe mund të lëviz rehat. Gjithçka është e pastër, në vendin e vet, pa zhurmë. Urime! Urime juve që e drejtoni prej shumë vitesh këtë vend dhe unë e di, sepse informohem, që populli ka shumë vlerësim, shumë konsideratë për ju dhe ju e keni ngritur këtë vend, e keni ngritur në atë pikë që sot është në pozitën për të bërë dialog me vende të cilat kanë historikisht një traditë më të thellë. Nuk është tamam epiteti i duhur. Kështu që, nuk mund t’ju them dot tjetër përveçse “bravo”./CNA
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim m...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ish-kryeministri Fatos Nano është shfaqur për herë të ...
Të pyetur për “Bashkimin Kombëtar”, qytetarët e Kosovës dh...
Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërp...
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me kabinetin...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti, n...
Këtë të premte Barometri në Euronews Albania sjell mendimi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Ka individë që besojnë tek struktura e SPAK-ut, ka nje...
Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pë...
Arrestimi i drejtorëve, bashkëpunëtorëve të tij më të ngus...
Në njësinë administrative të Shënkollit në Bashkinë e ...
Ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të je...
KPA ka rrëzuar vendimin e KPK-së për prokurorin Juljan...
Sot është mbledhur grupi i dialogut për Reformën Zgjed...
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, ka bërë me dije s...
Deborah Keçi, Drejtoreshë e Klubit të Sportit "Tirana"...
Pastori Akil Pano ka reaguar pas debateve në një panel tel...
Gazetari Zamir Dule ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeç...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...