
CNA ka mundur të sigurojë dosjen e plotë të hetimeve ndaj kompanisë “5D Konstruksion” ku zbardhen në detaje aferat e drejtorëve pranë Bashkisë së Tiranës.
Ndër të tjera, SPAK ka mundur të zbardh bisedat mes punonjësve, të cilët konfirmojnë se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë personat që kontrollojnë dhe drejtojnë aktivitetin e shoqërisë tregtare, janë personat që marrin vendime për largime apo punësime të punonjësve si dhe janë persona që kanë marrë përfitime financiare nga kompania në kohën që edhe drejtonin institucione të rëndësishme në varësi të Bashkisë Tiranë.
Hetimet e SPAK kanë mundur të lidhin fijet jo vetëm mes drejtorëve, por tentakulat e tyre shkojnë deri tek kupola e Bashkisë Tiranë, vetë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Një ndër to është rasti kur një nga punonjëset bisedon me një tjetër person dhe zbulon se “5D Konstruksion” po ndërton një hotel ku aksioner mes të tjerash është edhe vetë kryebashkiaku Veliaj, përveç drejtorëve.
“Gjatë hetimeve paraprake është sekuestruar telefoni celular i shtetases Jona Bejko punonjëse në shoqërinë “5 D Konstruksion” shpk për të cilin është kryer ekspertimi teknik si dhe kqyrja dhe analizmi i të dhënave të përfituara nga akti i ekspertimit.
Rezulton se Bejko ka pasur biseda me interes me një individ të identifikuar si Arban, me të cilin ka zhvilluar një sërë bisedash, që lidhen me punën e saj të përditshme. Në datën 06.01.2023 Jona Bejko i dërgon bashkëbiseduesit një foto ku duket një objekt dhe më pas midis tyre zhvillohet kjo bisedë:
Jona Bejko: Këtë hotelin po e bëjmë ne. Është aksioner pronari jonë, Lali Eri e këta. Dhe unë marr vetëm 600 mijë lekë të qelbta. Plasi lufta këtej nga zyra. U zu me shefen e financës keq fare Nestori. Ajo i përplas derën në fytyrë. Ky e përzë në shtëpi. Qr mirë që s’u rrafën se ke idenë çfarë bëri këtu. Me të thënë Nestori pra hapur fare në anën e kujt je.
Pjesë nga biseda e punonjëses së 5D Jona BejkoPjesë nga dosja hetimore, biseda e punonjëses Jona Bejko
Kujtojmë se qeveria i dha kompanisë së lidhur me Redi Mollën statusin special si investitor në hotel me 5 yje në Durrës në vitin 2021, ndërsa ai mbante postin e administratorit të një ndërmarrje të Bashkisë së Tiranës. Nuk dihet nëse është pikërisht ky hotel për të cilin punonjësja Jona Bejko zbulon se është aksioner “lali Eri”, thënë ndryshe kryebashkiaku Veliaj. / CNA
Edhe Lulzim Basha e deklaron se nga denoncimet e Gazment B...
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet që SPAK ka kryer ...
CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi ka pushuar dhe ka...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në pod...
Pasditen e sotme, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Be...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Pas arrestimit të tre drejtorëve të tij, Mariglen Qato, Re...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kthyer në një ru...
Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël që ka qarku ju...
Gjatë javës, policia ka arrestuar 27 drejtues mjetesh, për...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 prej drejtorëve të arr...
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan. Raportohet p...
Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në prod...
Në vigjile të Pashkës katolike, Arqipeshkevi i Shkodrës, I...
Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zy...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...