Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

CNA ka siguruar dosjen hetimore për drejtorët e arrestuar në Bashkinë Tiranë, Mariglen Qaton, Redi Mollën, Taulant Tushen si dhe zyrtarët e tjerë që ndodhen në masën detyrim me paraqitje.
Në dosje janë evidentuar faktet e çështjes, ku tregohet hap pas hapi skema e përfitimit të drejtorëve të Veliajt nëpërmjet kompanisë "5D Konstruksion".
Sipas hetimeve rezulton ajo që CNA ka denoncuar lidhjet e familjarëve të Mariglen Qatos me dosjen “5D”.
“Mbi pronësinë e shoqërisë tregtare "SD Konstruksion" sh.p.k, sipas të dhënave të regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Eduard Meta i cili ka themeluar shoqërinë në datën 22.01.2016 dhe ka qenë ortak i shoqërisë deri në datën 07.12.2018 ka kryer paralelisht gjatë vitit 2016 aktivitetin si person fizik me Nipt L52025064M, me objekt të veprimtarisë punime elektrike, muratur dhe konstruksione metalike, ku ka qenë i vetëpunësuar dhe ka paguar edhe sigurimet shoqërore. Në datën 27.01.2017 ai ka shitur 75% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Muhamet Petriti, duke vijuar të zotëronte 25% të tyre dhe duke vazhduar që të kryejë detyrën e administratorit të shoqërisë deri në datën 22.06.2018. kur është emëruar administrator shtetasi Nestor Muhametllari. Shtetasi Eduard Meta ka vazhduar që të ketë cilësinë e ortakut deri në datën 07.12.2018. Për periudhën 2016-2018 shoqëria tregtare ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe gjatë kësaj kohe nuk ka shpërndarë divident ndaj ortakëve, ndërkohë që rezulton se kuotat e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin në total prej 100 lekë.
Nga hetimet kanë rezultuar te dhëna se shtetasi Eduard Meta ka marrëdhënie shoqërore me shtetasin Mariglen Qato dhe me vëllain e tij shtetasin Alfred Qato, i cili ka qënë i punësuar në shoqërinë tregtare "Igor Elektrik" sh.pk nga viti 2016 deri në vitin 2021, si teknik/përgjegjës sektori. Po ashtu nga punonjësit e shoqërisë (siç do të referohet me poshtë edhe nga komunikimet e tyre sipas të dhënave të siguruara gjatë kontrollit personal dhe te vendeve dhe ekspertimit te pajisjeve), shtetasi Mariglen Qato njihej si ortak me shtetasin Eduard Meta.
Nga të dhënat e regjistrit tregtar rezulton se shtetasi Muhamet Petriti është i regjistruar në vitin 2010 si person fizik tregtar dhe ushtron aktivitetin "Furrë buke", me Nipt 1020110121. Po kështu, bashkëshortja e tij Vjollca Petriti është e regjistruar nga viti 2013 si person fizik tregtar me objekt të veprimtarisë me objekt të veprimtarisë "Prodhime brumi", me NUIS L31401019U. Nga të dhënat e administruara nga organet tatimore, rezulton se për periudhën nga viti 2017 deri në vitin 2021. kur ka qenë ortak në shoqërinë tregtare, për shtetasin Muhamet Petriti janë paguar sigurimet shoqërore nga personi fizik "Vjollca Petriti". Edhe pas datës 04.03.2021, kur ka shitur kuotat e shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, Muhamet Petriti ka vazhduar të jetë i punësuar në aktivitetin tregtar "Vjollca Petriti".
Ka rezultuar se shtetasi Muhamet Petriti është vjehrri i shtetasit Alfred Qato, i cili është vëllai i shtetasit Mariglen Qato. Po ashtu rezulton se, megjithëse shtetasi Muhamet Petriti në datën 27.01.2017 bleu 75% të kuotave të shoqërisë, pozicionin e administratorit të shoqërisë ka vijuar ta mbajë shtetasi Eduard Meta, deri në datën 22.06.2018 kur u emërua administrator shtetasi Nestor Muhametllari. Me kontratën e shitjes së kuotave të datës 04.03.2021 shtetasi Muhamet Petriti shiti 100% të kuotave të shoqërisë te shtetasi Nestor Muhametllari, deri në atë moment administratori i shoqërisë i emëruar prej tij, për çmimin 1,000,000 lekë. Ndërkohë rezulton se vetëm gjatë vitit 2020 shoqëria kishte realizuar fitime në shumën 106,811,679 lekë dhe po ashtu kishte fitim të pashpërndarë të akumuluar nga viti 2019 në shumën 33,244,858 lekë. Rreth 4 muaj nga momenti i blerjes së aksioneve të shoqërisë, në datën 22.07.2021, ortaku i vetëm i shoqërisë ka disponuar për ndarjen e dividentit (ndaj ortakut Nestor Muhametllari) në vlerën 36,800,000 lekë”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga CNA.
Po ashtu janë të zbardhura dhe pasqyrat financiare të kompanisë SD konstruktion përgjatë viteve 2016-2022.

Nga të dhënat si më sipër, konstatohet se për periudhën që shtetasi Eduard Meta ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2016-2018 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 8,458,725 lekë dhe nuk ka shpërndarë asnjë divident ndaj ortakëve. Aksionet e shoqërisë janë shitur prej tij për çmimin 100 lekë.
Për periudhën që shtetasi Muhamet Petriti ka qenë ortak i shoqërisë, në vitet 2017-2020 shoqëria ka realizuar fitime në total në shumën 186,793,249 lekë. Për këtë periudhë shoqëria tregtare ka ndarë divident për ortakun Muhamet Petriti në total në shumën 39,287,204 lekë.
Shtetasi Muhamet Petriti ka shitur të gjithë aksionet e shoqërisë në datën 04.03.2021 për çmimin prej 1,000,000 lekë, ndërkohë që sipas pasqyrave financiare të shoqërisë për vitin ushtrimor 2020, shoqëria ka pasur fitim të pashpërndarë në vlerën 33,244,858 lekë.
Me vendimin e ortakut të vetëm të shoqërisë, shtetasit Nestor Muhametllari, të datës 22.07.2021. të marrë rreth katër muaj pas blerjes së kuotave të shoqërisë nga shtetasi Muhamet Petriti, është vendosur miratimi i pasqyrave të shoqërisë për vitin 2020 dhe pasi të paguhet dividenti per fitimin e shoqërisë në vlerën 40,000,000 lekë (pjesa e tjetër e fitimit prej 66,811,679 lekë është kaluar për rezerva të tjera dhe investime), të paguhet divident ndaj ortakut Nestor Muhametllari në vlerën 36,800,000 lekë./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasi ka pushuar dhe ka...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Tel...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë i ftuar në pod...
Pasditen e sotme, drejtuesi politik i PD-së për Tiranën Be...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka d...
Pas arrestimit të tre drejtorëve të tij, Mariglen Qato, Re...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kthyer në një ru...
Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël që ka qarku ju...
Gjatë javës, policia ka arrestuar 27 drejtues mjetesh, për...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 prej drejtorëve të arr...
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan. Raportohet p...
Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në prod...
Në vigjile të Pashkës katolike, Arqipeshkevi i Shkodrës, I...
Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zy...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar pë...
Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompani...
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...