
Çifti Meta-Kryemadhi, gjatë gjithë kësaj jave ka filluar të dalë në aksion. Në një aksion me veprime nga më të ndryshmet, duke “prekur” zemrat e shqiptarëve, sa me divorce, me tradhti, me gjoja sherre, konflikte, përplasje, diskutime për çështje parimore nepotizmi dhe risi në fund patëm Edmond Haxhinaston, që fshihte vilën e Gjirit të Lalëzit, dhe disa ushtarë të rinj të Ilir Metës që janë përplasur me kalamajtë e vyer të Monika Kryemadhit.

Spektakli më i madh ishte dje, kur Monika Kryemadhi, si një burrneshë, lëshoi një fjalë: “Nuk më rruhet as për burgun, as për SPAK-un”.
Zakonisht, kjo është një shprehje që e përdorin burrat, por edhe gratë mund të mos e rruajnë. Është një proces i vetëzgjedhur.
Çështja është se, mirë Monika s’e rruan për burgun dhe për SPAK-un, po a e rruajnë SPAK-u dhe burgu për Monikën? Se pas Monikës, ndoshta i vjen radha edhe Ilirit. Megjithëse nga SPAK-u u tha se nuk është hetuar Ilir Meta, nuk është person në akuzë, e vërteta është se dy janë hetimet.(LEXO KETU)
Një, për CEZ-DIA-n, për të cilën kërcen Ilir Meta dhe thotë pse i kanë kërkuar Kastriot Ismailajt të bashkëpunojë, për çfarë arsye? Patjetër, i kanë kërkuar të bashkëpunojë për të zbuluar një hajdut me çizme si Ilir Meta. Pse s’duhet ta pyesnin, apo të kërkonin të vërtetën për Ilir Metën? Apo ky lloj hajduti përjashtohet nga hetimet.

Çështja e dytë është ajo e lobimit të LSI-së, letërporositë, dokumentet, faktet, dhe më pas janë hetuar pronat dhe pasuritë e Monika Kryemadhit, që fillojnë nga vilat te Gjiri i Lalëzit, te pallatet në Tiranë, e kështu me radhë.
LSI-ja dhe vetë Ilir Meta kërkuan të rrëmbenin marrëveshjen e Reformës në Drejtësi. Kujtojmë këtu negociatat e ethshme në Kryesinë e Kuvendit, ku shkonte ambasadori Lu dhe ambasadorja Vlahutin, për votimin e reformës.

Dhe, në momentin që Rama tentoi ta shpallte fitoren e tij personale, Ilir Meta atëherë e ka bërë copash, dhe ka thënë se është ai që ka gjetur zgjidhjen, konsensusin dhe është “babai” i Reformës në Drejtësi, asaj reforme që sot e shan, asaj reforme që sot e sulmon, asaj reforme që nuk ka bërë asgjë tjetër.
Disa prokurorë të ndershëm dhe me integritet, nuk pjerdhin fare as për Monika Kryemadhin, as për Ilir Metën, as për Erion Veliajn dhe as për kënd tjetër.
Megjithëse, Ilir Meta është i qartë. Kërkon që Reforma në Drejtësi të zbatohet thjesht dhe vetëm për palën tjetër, për pushtetin, kurse për Ilirin që ka 30 vjet që vjedh dhe rrjep shqiptarët, nuk duhet të ketë Reformë, nuk duhet të ketë arrestim.
Nga njëra anë janë arrestuar ministra, zëvendëskryeministri në arrati, drejtorë, një thes me njerëz janë pas prangave, disave po u hetohen pasuritë, po u sekuestrohen, kurse Ilirit nuk duhet t’ia bëjnë.
A ka qenë Ilir Meta në këto 33 vite deputet, ministër, kryeministër, zëvendëskryeministër, president, kryetar Kuvendi?
E, në ka njeri që është në borxh me Shqipërinë, është Ilir Meta, se rrogën e parë dhe të fundit të tij e ka marrë si deputet i paguar nga shqiptarët.
Ndaj dhe hetimet duhet të shkojnë në fund, për të treguar se jo më vetëm Monikës apo Ilir Metës, por edhe SPAK-ut dhe shqiptarëve nuk u rruhet për ata të dy. Pra, për Monën dhe për Liken. (LEXO KETU)

E kjo do të ishte përgjigjja më e mirë, mbyllja e hetimeve dhe çuarja në bankën e të akuzuarve, me fakte dhe prova konkrete.
Pyetja që lind sërish është popullit dhe SPAK-ut a u rruhet për Monën?/ CNA
“Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gju...
Kreu i PL-së po shfaqet në 48 orët e fundit në media m...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje televizive, në një...
Nuk e bën se ka frikë, nuk e bën sepse i di zullumet q...
Në vitin 2007, ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali...
I djersitur, i nxirë, në një monolog me gazetarë të he...
Nga televizioni i ortakërisë së inceneratorëve, Erion Veli...
Kryeministri Edi Rama, në reagim e tij dje, “pushkatue...
Titulli i këtij shkrimi ndoshta është fjalia e duhur p...
Sot ishte dita kur drejtorët e Veliajt, 6 drejtues të ...
Erion Veliaj reagoi dje në një takim me disa nxënës pa...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjeti një mënyr...
"U kthyem në ëë Kuvend sepse më ë morën në ëë telefon ...
Në filmin “Zonja nga Qyteti”, një nga ikonat e Kinostu...
Pas një vendimi gjykate, policia zbatoi urdhrat për të...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i qartë që ditën e parë ...
Arrestimi i Jorgo Goros solli shumë pak zhurmë mediati...
SPAK-u njoftoi ditën e shtunë arrestimin e kreut të Bashki...
Kryeministri Rama pas një publikimi të bërë në mediat amer...
Në fakt, diçka thelbësore ka me SPAK-un kjo mazhorancë, që...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...